Home / Opinion / Qytetari nga Texas (Teksas) i Amerikes, pyet: “Ju shqiptaret, a dini ta vrisni veten”?

Qytetari nga Texas (Teksas) i Amerikes, pyet: “Ju shqiptaret, a dini ta vrisni veten”?

 

 

Shkruar nga; Luan Baci
USA
20 SHKURT 2021
Se si behen “lemsh” ngjarjet dhe mendimet, edhe kur ato jane jo ne te njejten kohe dhe jo ne te njejtin vend, veshtire ti japesh pergjigjen. Ndoshta eshte ajo qe thote populli, se :”vete nga vete, gjuha shkon tek dhemballa qe dhemb”. Cerek shekulli u be qe u detyrova ta le ATDHEUN, pa menduar kurre te ike vete, bile edhe kur ndodhen eksodet ne Shqiperi me ambasadat dhe me anijet, kam vajtur per te kthyer mbrapsht njerez te njohur apo dhe familjare, per ti bindur qe te mos ikin, se Shqiperine duhet ta bejme vete ne, dhe me bindjen se ne popull, kishte aq intelektuale patriote te mencur qe do ta gjenin rrugen per aty ku duhej dhe jo drejt gropes dhe duke premtuar Europen. Po si qindra mijera shqiptare te tjere, zhgenjimi im erdhi pak vite pasi ktheva mbrapsht dike nga eksodi. Ika edhe vete, sepse korrupsioni qe instaloj diktatura BLU, nen emerin e zhdukjes se diktatures se KUQE TE KOMUNIZMIT, ishte akoma me e eger. Keta ustallaret blu, me eksperience nga “te qenurit me pare te KUQ”, te fshehur si gjarperi nen gure, ne sherbim te njemije e nje sherbimeve te huaja te inteligjences, kunder vete thelbit te ekzistences se KOMBIT SHQIPTAR, u sulen te nderronin jo regjimin, per te cilin as qe i hante meraku, se demokracia do te ishte me fitimprurese per vendin dhe popullin. Meraku i vetem i tyre ishte, ashtu sic e provuan, te vidhnin pasurine kombetare dhe ate qe populli me mund dhe sakrifica te panumerta e kishte krijuar qe nga mbarimi i luftes se dyte boterore.

Krimbat, shushunjat dhe gjarperinjte, dikur pa bre*e, ose ne rastin me te mire, me to, po cope cope dhe me andra, te nesermen e “revolucionit” te tyre “ne sherbim te popullit dhe ATDHEUT” u bene miljonere. Sot kane sa nuk dine sa kane, po realizonin skenaret e tyre te zinj, te pergatitur ne kuzhinat e Beogradit dhe te Athines, dhe me tej, keta “ustallare” me pardysy te bardha, duhej te rrezonin jo vetem shtetin, duke e futur ate ne kolaps te plote, por te rrezonin dhe emerin e atij burri te madh, Enver Hoxhes qe drejtoj shtetin dhe popullin drejt nje shteti modern te afte te mbronte veteveten. Bluzet “e Bardha”, nen komanden “e besnikut te Partise”, Ramiz Alia, rrezuan bustin e Enver Hoxhes, si sot 30 vjet me pare. “Diktatori” Hoxha e mori popullin shqiptar fill pas luftes se dyte boterore, luften clirimtare te popullit te cilen ai vete e drejtoi, me nje popullsi rreth teteqinde mije banore. Dhe me qe “ishte dikatator dhe vrau” popullin e tij, nga teteqind mije banore, kur vdiq, e shtoi numerin ne tre miljon e peseqinde mije! Diktatori e mori ekonomine nga zero, dhe Shqiperia arriti te prodhoje gjithcka, edhe pse nihilistet mohojne gjithcka! Diktatori “vrau ajken e kombit” pas luftes, intelektualet “me te miret” qe ju bashkuan pushtuesit dhe krijoj nje inteligjence, prej mijera e mijera kuadrosh te larte, te te gjitha fushave, ne art, kulture, shkence, qe i dolen zot zhvillimit dhe perparimit te ATDHEUT. Diktatori ua ndezi malet flake shovinisteve greke, te cilet lane kockat dhe brek*t ne gerxhet e Shqiperise ne 1949-en kur pretenduan territor shqiptar dhe nuk u dha varreza fantazme me ushtare pa kocka, ose me kocka fshataresh shqiptare, apo dhe me qesharake akoma me kocka kafshesh! Enver Hoxha nuk dha det, po i leshonte shqiponjat e ujit dhe te ajrit ne mbrojtje te tyre! Enver Hoxha nuk la kembe ushtari te huaj, kur pa se ata do te ktheheshin ne poziten e pushtuesit, prandaj i the Hrushovit, njeres nga fuqite me te medha te kohes, larg duart nga vendi im, jashte, dhe i perzuri pa ju dridhur qerpiku. Enver diktatori, me qe “shtypi popullin e tij dhe e vrau ate” u kishte lene arme dhe depo armatimesh ne cdo lagje qyteti, ne cdo shkolle, ne cdo fabrike dhe kombinat, ne cdo fshat ne mal dhe ne fushe., edhe kjo “shprehje e frikes se tij nga populli, me qe ishte diktator”!

Po mire xhanem, c’hyn ketu teksanasi (banori i shtetit te Teksasit/Texas-it me 30 vjetorin e “fitores se BLUVE” mbi monumentin e Enver Hoxhes?!

Hemmm…! Durim Tare, durim…!

Ne te gjithe Ameriken, ka shperthyer nje vale e madhe e temperaturave teper te uleta, sidomos ne shtetin e Teksas (Texas) ku eshte bllokuar krejte infrastruktura. Rrjeti elektrik eshte demtuar jeshte mase, po ashtu kane shperthyer nga ngricat tubacionet e ujit, duke lene pothuaj te gjithe popullsine e ketij shteti prej tridhjete miljon banoresh pa furnizim uji dhe energjie elektrike. Njerezit e bllokuar nga kriza, kane arritur deri aty sa te coptojne dhe djegin mobiljet e tyre personale per tu ngrohur. Shume njerez kane vdekur per arsye se jane futur ne makina dhe me makinat ndezur per tu ngrohur, jane asfiksuar nga gazet e djegjes duke humbur keshtu jeten! Thuhet se nje situate e tille, ku rrjeti elektrik ka qene jashte mundesise se perdorimit, si ne kete rast, ka ndodhur dhe shume vite me pare! Kushdo mund te pyese me plote te drejte, po si ka mundesi qe nje gjendje e rende te perseritet dhe te mos jene marre masat per te mos ndodhur perseri. Vlen te theksohet, se rrjeti elektrik i shtetit te Teksasit nuk eshte i lidhur me rrjetin elektrik te pjeses tjeter te vendit, eshte plotesisht i pamvarur. Kaubojet kane parapelqyer te jene me vehte! Ne se sistemi i rrjetit elektrik te shtetit, do te ishte jo me vehte, popullsia nuk do te ishte ne kete situate tejet te rende! Pse atehere nuk eshte?! Spjegimi se koston te behet bashkimi me rrjetin e krejt vendit?! Po demi i shkaktuar eshte shume e shume here me i madh se kostoja e bashkimit te rrjetave elektrike, po ja qe edhe pse Amerika ulet ne planetin Mars, shteti i Teksasit “kursen” leket?!

Tani, perpara se Tarja jone to humbase durimin, le te kthehemi tek “dhemballa jone shqiptare”.

Enver Hoxha, udheheqesi i nje populli te vogel prej tre miljon e gjysem banore, ma aftesi dhe mundesi ekonomike teper te kufizuara, ndertoj sistemin elektrik ne Shqiperi te lidhur me ate Ballkanik dhe me tej, qe ne kushte fatkeqesie natyrore, ne se nuk do te prodhonte dot vete energji elektrike, ta importonte ate qe te bente te mundur vazhdimin e punes ne prodhim, po ashtu, ky sistem elektrik i Enver Hoxhes, bente te mundur eksportimin e energjise se tepert ne vendet e tjera. Po keshtu, aty ku rrezikohej nga deme te natyres apo edhe nga ndonje sulm i mundeshem armiqsor, sistemi elektrik, ishte i futur nen toke, ndersa ne te gjithe Ameriken, te gjitha linjat jane mbi shtylla. Ndonje i cmendur, te mos vrapoje te na kritikoje e te na thote se duhet ti japim ment Amerikes!

Kur teksani e mori vesh eksperiencen tone dhe “trimerite” tona, me bustet dhe monumentet e Enverit, duke shikuar nga tubi i ujit te plasur nga ngrica dhe rrjeti elektrik jashte funksionit, duke mesuar edhe per lidhjen e rrjetit tone elektrik me ate te fqinjeve, pyeti:”A lejohen armet tek ju shqiptaret”?!

Bashkeatdhetari i Tares iu pergjegj:”Sa per arme nuk eshte problem! Ato nuk lejohen ligjerisht, por nje ish-president, Sali Berisha, na dha arme pa leje dhe pa hesap, sa mund te vrasim lirisht njeri tjetrin”!

Teksani pyeti perseri:”Po arme per tu vetevrare, a keni ju”?!

Bashkeatdhetari i Tares ju pergjegj:” Po sigurisht qe kemi. Ne e vrasim perdite veteveten. Ne jemi lloj i vecante, qe pasi vrasim veten nje here, nuk zeme ment, keshtu qe vetevritemi sa here qe te duash ti ore mik”!

Teksani krruajti leshte e kokes se tij, u kthye dhe iku pothuaj me vrap, por e pengoj nje shtylle me te cilen u perplas, se me sa duket nuk pa se nga po shkonte dereziu!

Tani nje pasthenie per Taren: Tare, mos u merzit shume per te vertetat, Ato i perkasin ekzistences se historise, dhe historia e sakte pa shtremberime i perket ekzistences fizike te popullit dhe te ardhmes. Te mirat, sukseset dhe te metat apo te keqiat, duhen thene sic jane, qe te nxirren mesim nga to per brezat qe vijne. Tare, te me besosh, qe e mira e kombit tone eshte te mos vrapoje pas ideologjive te ekstremit te majte apo te ekstremit te djathte. Ne shqiptaret mund ta sigurojme te ardhmen tone si komb vetem duke u bashkuar ne SHQIPERI ETNIKE, dhe kjo arrihet vetem duke kerkuar te bashkohemi rreth pikave qe jane te interesit te perbashket, se sic e shikon edhe ti o Tare, edhe midis ne te dyve, ka diferenca, por ato duhet ti shikojme si diferenca jo midis armiqsh. Interesi i KOMBIT ESHTE TE SHKOHET NE BASHKIM DHE DREJT NJE SHTETI TE SE DREJTES, KU LIGJI TE JETE MBI TE GJITHE, KU ASKUSH TE MOS JETE MBI LIGJIN DHE TE GJITHE TE BARABARTE PARA LIGJT.

NE SHQIPTAREVE NA DUHET BASHKIM DHE NJE SHTET I VERTETE DEMOKRATIK, PA KURRFARE KORRUPSIONI.

Qofsh mire Tare. Te fala kujtdo qe te te pyes, sigurisht po te pyeti kush!

 

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...