Home / Opinion / KU U STRUKËN SHTERPAKËT DHE DASHAMIRËT E IDEALIZMIT NAIV FATON ABDULLAHU DHE DOKTORI I MUSHKONJAVE ARDIAN KASTRATI???

KU U STRUKËN SHTERPAKËT DHE DASHAMIRËT E IDEALIZMIT NAIV FATON ABDULLAHU DHE DOKTORI I MUSHKONJAVE ARDIAN KASTRATI???

May be an image of Afrim Caka, sitting, E brendshme dhe zyra

 Shkruan; Afrim Caka

Enver Hoxhaj i mori dy dashamirët e idealizmit naiv dhe i nxori nga bataku i llumit për ta mbrojtur një pushtetin e tij të korruptuar!
Nuk do të përshkruaj tërësisht historinë e tyre sepse do të prekja ngjarje të cilat i përkasin jetës dhe politikes së tyre e cila ka zanafillën të një paaftësie e brendshme për analiza nga ana e deformimeve në aparatin e tyre mendor, po ashtu duke mos i harruar krejtësisht impulset e urryera egoiste që u janë shfaqur përball moderatorve dhe publikut në TV-ë, me këtë demonstruan filozofinë politike të gabuar. Duket qartë se këta “njohës të filozofisë politike” sikur e kishin si qëllim të thonin:
“Ne jemi një çift batakçinjsh e mashtruesish, një lloj si Hashimi e Enveri, mes të cilëve u munduan të kryqëzonin NDRYSHIMIN.”
Çuditërisht shumë shpesh gjatë shpërthimit të kësaj sëmundjeje, janë karakteristike dy elemente – brutaliteti dhe egërsia, – kërkimi psikoanalitik e gjen zanafillën e simptomave të sëmundjes të këtyre dy analistëve e cila të lë përshtypje nga jeta e tyre “politike e familjare”.
Më duket se një sjellje e tillë e meriton një shpjegim. Ka shumë të ngjarë që të ketë edhe një varësi më të ngushtë midis situatës vepruese dhe formës së prerë të Enver Hoxhës të shkatuar prej tij. Prandaj tani për tani le të merremi me pikpamjet e jointelektuale dhe të mendojmë se largimi paraqet thelbin e simpomave psikike ose psikogjene shënon kuptimin e sëmundjes së tyre për të qena sa më larg publikut.
Ç’i duhet epitafi këtij “varri”, ku dy fotografitë flasin më shumë se të gjitha epitafet e shkruara në këtë “varr” të PDK-ës?
Një udhëtim nëpër peisazhin e dhunuar të atdheut! Doktor adhamudhi, moti na është zënë fryma jetës kulturore e politike në Dardani. E keqja është se populli po e ndien veten të fyer, të poshtëruar e të braktisur. Nuk ju bënte analistëve përshtypje fragmentet që i nxjerrnin nga goja në të cilat lavdëronin veten apo shefin e shefave të tyre, të cilit ia kishin parë hajrin e gjithë partia.
Me angazhimin e idealizmit naiv për t’i yshtur letërnxirësit, “të blerë, e shitur me nga një birrë e një pjatë gullash”, të bëjnë zhurmë nëpër gazeta e media, saqë qytetari e fshatari i zakonshëm, pa fajin e tyre, të mashtrohet edhe me këta tre idhuj të rrejshëm. Si Fatonit ashtu edhe Ardianit doktorit të mushkonjave nuk ju bëntë përshtypje gabimet e shumta drejtshqiptimit te fjalëve nga goja, sepse ne e dinim se kemi të bëjmë me dy analistë pa kulturën elementare gjuhësore, të cilët në emër të gjenialitetit mburren me gjysmëanalfabetizmin e tyre.
Shpesh takojmë analistë që sillen sikur zhvillimi i tyre është ndalur që në moshën shkollore dhe nuk kanë ecur më tutje sesa shkalla fillestare. Në radhë të parë, duhet padyshim të na shkojë mendja në disa dhunti të tyre shkatërruese, deformuese me një vitalitet shumë më e ulët se mesatarja, përveç pamundësisë së zhvillimit të tyre mendor normal, kanosët vazhdimisht rreziku i depolitizimit në këtë hapsirë. Inalsitët e sotëm të idealizmit naiv janë vetëm një torzo, të privuar nga gjymtyrët e saj dhe njëherit që janë pjesë e botëkuptimeve banale e injorante, gjë që dëshmon për shtrembërimin në zhvillimin e tyre psikik..
Ishin përfaqësues të denjë i idealizmi naiv. Prirja për të kompensuar mungesën e burrërisë me anë të krizave shumë të egra inati, zemërimi e dinakëria që kryesisht ishin të drejtuara kundër Vjosës dhe Albinit.
I çmoj shumë “Faton Abdullahun e Ardian Kastratin” dhe i radhis në elitën e vendit në dekadat e fundit?” Më ka imponuar respekti ndaj tyre dhe jo mëshira, siç thonë shumë shqiptar, me gjithë sjelljet e tyre, qoftë në TV edhe me ecjen e tyre si sovran nëpër udhët e kryeqytetit të Prishtinës. Shumëkujt i duket se këta kërkojnë mëshirë, mëshirë nga të gjithë, mëshirë para gjithkujt, mëshirë para mediave, por sidomos kërkojnë mëshirë tek vetja e tyre. Unë nuk mendoj kështu. Ata kërkojnë vemendje se vetmia e lënia mënjanë është e rëndë, por ne jemi të pavemendshëm e të “pasjellshëm” ndaj tyre. Ata meritojnë të mos “braktisen”. Se po u braktisën ata të bëjnë gjëmën. Janë të lirë dhe kanë vuajtur për liri, ia dinë vlerën lirisë, ia dinë vlerën urrejtjes? Ata kanë liri të pakufi dhe meritojnë të ketë liri pa kufi. “I shtoj në nderimin tim ndaj tyre edhe kalvarin e vuajtjeve të tyre në “demokracinë” të diktaturës Pronto, si analistë banal dhe dallaveraxhinjë të mëdhenjë”.
Dyshoj se në këtë demokraci u’a kanë mësuar urrejtjen, dyshoj se duhet të jenë sjellë shumë keq me të analistët, mbianalistët dhe këta ndaj kanë kaq shumë urrejtje ndaj ndryshimit e Albinit dhe Vjosës e maskojnë këtë urrejte me parime e kombëtarizëm, me nxirje faqe të kombit dhe të demokracisë, duke harruar krimin e organizuar e korrupsionin e Panit kundër atyre intelektualëve që ua prishnin punët e partisë së tyre në PDK-ë.
Në këtë pikë do të ishte me interes të dinim se cilat qenë bindjet e tyre si analistë politik. Përsa u takon bindjeve të tyre politike përgjigjja është e thjeshtë, pasi këta vetë e kanë shprehur shumë qartë qëndrimet e tyre të ndryshme ndajë Vjosës dhe Albinit veçanarisht në TV. Ata konsideronin besimin te Enver Hoxha si një fiksim të një dëshire nostalgjike për një figurë atërore që e mbron Dardaninë nga gjithçka, shprehjen e deshirës për t’u ndihmuar e shpëtuar, kur në të vërtetë nuk janë shkëputur nga iluzionet fëmijore dhe duke vënë forcën, gënjeshtrën, mashtrimin dhe aftësit e tyre për sabotimin e ndryshimit.
Cila qe kjo e vërtetë? Cila qe bërthama e tyre e kësaj politike psikoanalitike? Cila qe dogma nga ku buronin energjitë e tyre për të themeluar urrejtjen për të shpërbërë lëvizjen për ndryshimë? Qëndrimi politik i tyre është më i vështirë për t’u përshkruar, pasi asnjëherë nuk dhanë një formulim të tyre moral. Këta janë shumë të ndërlikuar duke kërcyer nga një parti në tjetrën dhe kundërshtues sesa qëndrimi i tyre ndaj partisë ku janë futur dhe më pas nuk dalin dot!..
Ky shkrim nuk ka nevoj për mendime e komente…

May be an image of 2 njerëz dhe text that says 'WANTED indeks Ku jane Faton Abdullahu dhe Ardian Kastrati?'

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...