Home / Opinion / AS ME ZJARR E AS ME HEKUR, S’KANË ÇTI BËJNË ENVER HOXHES , ATA QË VET JANË DUKE VDEKUR !

AS ME ZJARR E AS ME HEKUR, S’KANË ÇTI BËJNË ENVER HOXHES , ATA QË VET JANË DUKE VDEKUR !

May be an image of duke qëndruar, monument dhe ambiente të jashtme

Shkruan; Ylli Mece
20-shkurt-2021
Sot, mbushen tridhjetë vjetë nga çmontimi i planifikuar i monumentit të Enver Hoxhës në sheshin e Skënderbeut, vepër kjo e cila nuk lidhet aspak me akte individuale të njerzve dhe “ heronjve” të veçantë si Sali Berisha apo dhe me llumin tjetër të kërmave historike të organizatave tradhëtare që kishin bashkëveprur me nazi-fashistët . Kur shprehem kështu, kam parasysh rolin e individëve në proceset dhe lëvizjet me karakter historik, pavarsisht se çfarë kahu e drejtimi marrin këto lëvizje. Në ambjentet reaksionare dhe kulisat e përgatitjes së kësaj çorbe, Sali Berisha dhe lakenj të tjerë kanë një rol dytësor. Pikë së pari fenomeni nuk duhet parë te “ meritat “ inividuale, po dhe të ashtuquajturat “ akte heroike të PD”-së, por sikurse e kam përmendur dhe më parë, ky proces rrenjët i ka të thella dhe faktori vendimtar është faktori i brendshëm, i mpleksur ky , me rrjetet e spiunzhit të brendshëm e të jashtëm të imperializmit dhe mbi të gjitha degjenerimi i Partisë së Punës i cili e çoi totalisht vendin në buzë të humnerës kapitaliste. Ramizi, ky klluon i maskuar me frazeologji marksiste ( saktesisht si sozia ideologjike e Hrushovit) doli hapur mbas viteve të vdekjes së Enver Hoxhës. Bota kapitaliste këtij burri shteti, Enver Hoxhës, i’a njihte mirë jo vetëm shkallën e lartë të atdhedashurisë, por dhe principialitetin e tij, i cili kurrë dhe për asnjë moment nuk reshti së menduri për popullin e vet, për lirinë pavarsinë dhe çështjen tonë të madhe kombëtare. Kështu që, duhet hequr çdo iluzion se gjoja Sali Berisha apo dhe vet PD-ja na paskëshin rrëzuar Enver Hoxhën. Sali Berisha si mjek e shumta që mund t’i bënte Enverit, ishte që t’i rrëzonte atij vetëm një qime nga anusi, ndërsa si lider mua më vjen turp, ta afroj e jo më ta krahasoj me Enverin. Le të kujtojmë Enver Hoxhën në Paris më 1946 në “Konfrencën Paqes” i cili e mbrojti me një pathos të veçantë atdheun e tij, kur dhe vetë qarqe të caktuara evropiane ishin të predispozura të ndihmonin Greqinë e Kaldarasit, apo përballjen me Hrushovin më 1960 në Moske në sllën “Gjeorgjevskaja”, sikurse dhe shporrjen e tyre nga Pashalimani. Çfarë qëndrimi heroik prej udhëheqsi, qëndrim ky jo i rastësishëm, jo qëndrim thjeshtë individual por i një populli të tërë, i cili për lirinë e pavarsinë e tij luftonte e do të luftonte deri në ushtarin e fundit dhe ky nuk ishte thjeshtë një premtim si premtimet e zagarëve të sotëm deputetë, por një betim, ku betohej një Shqipëri e tërë …”se o do të jetonim me nder dinjitet, o do të shuheshim të tërë” !. Kjo ishte Shqipëri në kohën monumentale të tij , përpara se t’ja ngrinim më lart monumentin… duke e rrëzur atë me formë tradhëtie. Janë të njohura qëndrimet e Ramiz Alisë dhe bandës së tij tradhëtare qysh në kongrsin e 9 -të, të PPSH-së i cili në raportin e këtij kongresit deklaronte ..”se duhet të prodhojmë aq sa konsumojmë” teori kjo që bie ndesh me ligjt ekonomike të rritjes së mirëqënies së vazhdueshme të masave punonjëse në socializëm, sikurse ishte dhe letra e Gorbacovit i cili e konsidronte atë si një “hajmali” islamike dhe kod udhërrëfyes të ndryshimit të kursit të Enver Hoxhës. Në bibliotekën tim personale kam një intervistë të tij dhenë gazetës më të madhe italine “ Corriere della Sera” e vitit 1989 e titulluar “ Mai piu stalinismo”( që duhet të përkthehet kurrë më stalinizëm…socializëm) . Shprehem kështu, sepse sa qe gjallë Stalini, jo vetëm se ai me ushtrinë e kuqe përballuan hordhitë naziste duke i shkuar Hitlerit deri në bunker, por dhe socializmi në B.Sovjetik u ndërtua me sukses, teksa me vdekjen tij, kasta hrushovine ralizoi gjithë përmbysjen e madhe, rrugë kjo nëpër të cilën kaloi dhe Ramiz Alia dhe banda tij e degjenruar. Asfiksimi i frymës revolucionarë të Partisë së Punës, nuk erdhi fill mbs vdekjes së Enver Hoxhes, kjo asfiksi epilptike erdhi gradulisht dhe paralel me degjenrimin e bazës ekonomike të socializmit, sepse pa shkatërrur këtë bazë, do të ishte tejt e vështirë sabotimi i socializmit në Shqipëri. Lufta e PPSH-s kundër grupeve puciste, sidomos në vijën idologjike, në art kulturë apo dhe në ekonomi , nga ana tjetër tregon se dhe lufta dhe objektivi kryesor i armiqve të brendshëm në unison ma atë të jashtëm, kishin karakter strategjik për realizimin e përmbysjes, sikurse dhe e realizuan. Tradhëtia nuk është me pasoja të renda vetëm në kohë lufte, por dhe në kohë paqeje. Kjo tradhëti nuk doli hapur me parulla të djathta e reksionare, përkundrazi doli me parulla të majta, se gjoja do të ruhej baza e socializmit dhe pushteti popullor, se duheshin bërë kolktivizimet me ritme të shpejtuara, për të tufëzur dhe gjënë e gjallë si bagëtinë e imët dhe gjedhin, sikurse dhe ngushtimin deri në eleminim të oborrit të vogël personal. Dhe kur kjo?!..Pikërisht kur dhe dara e bllokadës ekonomike ishte shtrënguar shumë e duke u betuar “Për vazhdimsinë në rrugën e Enverit” Kjo kastë e dgjeneruar brohoriste me “Urra” për Enver Hoxhën e duart i kishin me kallo jo nga puna por nga duartrokitjet, duke filluar që nga Ramizi, me një pjesë të byrosë e tij politike që ai e pat bërë për vete e deri te turma e çoroditur e intelektualëve pordhacë e frikacakë që në mbledhjen me Ramizin, ishin po ata që i vunë hapur minat socializmit. Dhe në këtë turmë më i pa vendosuri i cili rrotullont sytë si nevrastenik sa majtas djathtas ishte Saliu. Sytë e tij që lëviznin ashtu tregonin dilemën e madhe si të bënte ? Nga duhej të kalonte nga e majta apo djathta. Kjo pasiguri e tij lidhet dhe me diskutimin që ai bëri para Ramizit se ne duhet të ruajmë Partinë e Punës dhe socializmin por dhe të shpallim pluralizmin që do e komandonte Partia e Punës !!.. Shkurt do i nxirrnin djajtë nga shishja sa për kolorit ideologjik ( si Mao Ce Duni me torinë e 1000 luleve e 100 gjëmbave) dhe në të pastajmen e afërt ose dhe të largët do i mblidhnin si donte Ramizi me “Konferencën e intelktualëve tradhëtarë”…. që në fakt dhe ai e dinte se e kishin sabotuar. Minimalisht, ai si agjent i shërbimev sekrete ishte i djathtë, por ja që i duhej ende maska e majtë, ndaj dhe shkoi te studentët dekabristë ( dhjetoristë) për ti qetësur, por iku prej tyre si pulë e lagur ( deri në të kohë ai ishte një beniamin i Ramos dhe servil i përkulur deri te maja e këpucëve të tij ) . Dhe në këtë tufë banditësh të tradhëtisë së madhe, të çuditnin figura të tilla të cilët ne i shikonim shpesh dhe në podiumet e konferncave ku ata më shumë se kushdo i thurnin himne e ditirambe, Enverit, sikurse ishin Kadareja Nano, Pashko Ceka etj . Po ish kulakët të persekutuarit dhe borgjezët e shpronsuar ku ishin ? Ata të tmerruar, me tespie turqie në duar, duke parë dhe hedhur fall mbi bazën e fundit të llumit të filxhnit të kafesë, numëronin ditët se kur do binte socializmi. Ata kishin marrë aq shumë frikë nga pushteti i popullit sa që dhe kur ai ra, ata shqyen sytë me habi të mosbesueshme. Kishin ardhur momentet të dilej hapur dhe detyra vënë Ramiz Alisë nga imperializmi që “ Me çdo kusht të relizohej përmbysja e socializmit” të bëhej një realitet i dukshëm dhe për këtë qëllim duhej bërë çmos që të gjitha këto fatkeqësi të shkaktuara po prej kësaj kaste , pra prej tyre ..të mos kuptoheshin aspak nga masa e gjerë e popullit, sepse nëse populli do kuptonte tradhëtinë e madhe që po realizohej në kurriz të tij, flaka do t’i kishte dalë tej përtej gjithë horrave dhe bastardëve të cilët kishin okupuar idelogjikisht me pikëpamje revizioniste KQPPSH-s sikurse dhe gjithë aparatet e pushttit popullor. Mafia revizioniste e kishte përgatitur terenin politik ekonomik dhe ideologjik për të rrëzuar përkohësisht fitoret e socializmit. Heqia e bustit të Enverit u parapri më përpara me heqjen kudo të busteve të Leninit e Stalinit, veprime këto të mirëstudjuara e projektuara të cilat kishin qëllim të dyfishtë. Së pari, për të kuptuar si do reagonte populli dhe së dyti mbi bazën e këtij ragimi, po kështu e në këtë mënyrë mund te veprohej dhe me Enverin. Të gjitha këto veprime të mirë menduara duheshi bërë me hapa të kujdesëshme ( sepse …o boboooo mund të na pinte zeza !!), në fakt e në thelb ishin shprehije e një veprimtarie tinëzre për çmontimin e Enver Hoxhes, si përfaqesus politik e ideologjik i socializmit( i gënjnte mëndja) jo vetëm si burrë shteti e Komandat legjendar, por i të gjitha fitoreve historike të popullit shqiptar duke filluar që nga ajo me e lavdishmja Lufta Nacional – Çlirimtare, që nga reformat e mëdha me karatrer demokratik, si çpornësimin bejlerëve e agallarëve që i kishin pirë gjakun popullit, fitoret në reformën agrare duke e paisur e bërë fshatarin e thjeshtë e të varfër zot të tokës sepse ai në shekuj e kishte punuar dhe kurrë nuk kishte patur tokë, në atë të arsimit e të kulturës, të rritjes së aftësisë mbrojtës të Atdheut, të ngritjes së ekonomisë socialiste me fabrika uzina e ndërmarje shtetrore, të luftës kundër malarjes dhe sëmundjeve infektive që bënin kërdinë, zhdukjen e ligjit famëkeq të hakmarrjes nëpërmjet kanunit, e deri te forcimi i unitit kombëtar që sot jemi ndarë në mëse 60 parti ku njeri i bie gozhdës e tjetri patkoit. Po a ra Enveri meqënse i rrëzuan bustin ?! Jo aspak, madje me aktin e rrëzimit të këtij busti nga imperializmi dhe tradhëtia e brendëshme, ata padashjen e tyre e lartësuan dhe më shumë , nga që… ” As me zjarr e as me hekur skanë çi bëjnë Enver Hoxhes ata që vet janë duke vdekur !

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...