Shkruan: Reshat Avdiu
SHOQATA E MUHAXHIREVE PËR LUGINÊN E PRESHEVËS
–
Si rrufe, që zbret prej malit
Po vjen ushtria Turke; drejt Bilaçit!
Drejt Bilaçit, nga Qarshia,
Të madhe briti, ai qaush osmanlia.
–
Çou dorëzohu, Agush Delia!
Nuk dorëzohem, jo për së gjalli.
Pa u kallë flakë, krejt Bilaçi!
Krejt Bilaçi e zjarm Qarshia,
Nuk dorëzohet gjallë, Agush Delia!
P.S:
Deli Agushi si kaçak mali, sipas shënimeve provienciale serbe, kishte vepruar për gjatē viteve 1861-1865.
Nëpër malet e Rujanit e deri në Lumin Pçinja të manastirit të Diogenit.
Gjatë vitit 1865, do të kapej në pabesi dhe uzdajë me bileqe (pranga) në duar,
do të dërgohej në bajbokanën e Vrajës.
Më pastaj, me urdhërin e valiut të Nishit, Mit’hat Pashait, do të varej publikisht para hamamit të Vrajës për një shelgje.
Me shumë respekt!
Kryetari i muhaxherëve për Luginën e Preshevës.
R. Avdiu.
o4. 02.2020
Preshevë.