Zeqir DURAKU
Se, Elena Kocaqi, HISTORIANE; madje
edhe Doktoreshë e historisë
të mund dhe të dijë të shohë …edhe
popullin Pellazg, atje, diku në terrët
e parahistorisë…, por, të mos mund
dhe të mos dijë ta shohë “HUNDËN E VET”
–
…kjo, është …jo vetëm tej paradoksale
dhe jo vetëm …tej marrëzi shqiptare
që po ngjet te shqiptarët e me shqiptarët
…vetëm që prej pas vitit 1990… kur
shqiptarët; shumica e shqiptarëve
u ABNORMALIZUAN aq shumë e aq keq
sa -t’vërtetën dhe të vërtetat po i quajnë: rrenë
ndëkohë, që, rrenën dhe rrenët po i quajnë
të vërtëtë dhe të vërteta !?!!!
–
…Prandaj, merreni me mend -ju shqiptarë
që, sa mirë, keni ngelur njerëz normalë
edhe pas vitit 1990 e këndej: Elena Kocaqi
në një videoklip të bërë më 13.02.2021
në “OXYGEN” në YouTube: -Gjergj Fishtën
e quan PATRIOTIN më të madhin shqiptar…
–
-ndërkaq, që, Gjergj Fishta dëshmohet dhe
vërtetohet fort -se ka qenë dhe është …edhe
më kundërshqiptar -edhe sesa Ahmet Zogolli,
edhe sesa Mit’hat Frashëri dhe, edhe sesa
Esat Pashë Toptani !!!
–
Dhe, që të vërtetoheni dhe të bindeni
për këtë që e thash theksueshëm këtu më lartë…
mos përtoni, e shikojeni dhe dëgjojeni videoklipin
“OXYGEN Pjesa 1 -Elena Kocaqi” të 13.02.2021
…por, patjetër, pastaj -shikojeni dhe dëgjojeni
edhe videoklipin: “MEMORANDUMI FAMKEQ
I GJERGJ FISHTËS” i publikuar më 30 korrik 2019
në YouTube; …dhe, atëherë, do të bindeni
edhe më mirë e më shumë edhe sesa UNË
-për çka thash, që prej fillimit të kësaj poezie
e deri këtu në fund !
08.02.2021