Home / Opinion / Letra prekëse nga Rita Ora!

Letra prekëse nga Rita Ora!

May be an image of 1 person dhe standing

– “Sot unë jam një vajzë tipike londineze. Unë jam një refugjate, unë në të vërtetë jam një fëmijë refugjatësh. Si fëmijë u rrita në një apartament në studio që ndava me prindërit e mi dhe motrën.
Nga dritarja mund të shihja Varrezat e Brommpton. Ishte e frikshme. Nuk e di çfarë ishte më e frikshme, varrezat apo të qenit refugjat ..!
Prindërit e mi u larguan nga Kosova në këto kohë të errëta në kërkim të një jete më të sigurt.
Fakti i të qenit një person i zhvendosur, që mban etiketën e “refugjatit”, më ka dalluar thellë gjatë jetës sime.
Refugjatët rrallë kanë zë! Për fat të mirë, unë e kisha atë zë, në kuptimin e plotë të fjalës dhe metaforikisht, atë zë që gjithashtu më dha famë më vonë.
Unë jam po aq e privilegjuar dhe e motivuar të përdor zërin tim në emër të refugjatëve.
Jam e lumtur që Kosova, vendi im i origjinës, ka zgjedhur rrugën e bashkëpunimit dhe integrimit me vendet e tjera të botës.
Kjo lejon që qytetarët e mi shqiptarë të Kosovës të jenë më të vendosur për të ecur përpara, pse jo, edhe me kokëfortësi kur është e nevojshme, për të qenë më këmbëngulës në përparimin dhe kryerjen e misionit të tyre të lartë të vetëvendosjes.
Unë gjithmonë e kam dashur muzikën, kam qenë e vendosur për të arritur sukses, por falënderoj të gjithë ata që më mbështetën, të cilët më ndihmuan të hap rrugën në jetë ”.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...