Home / Opinion / Kush do ta sjellë ”përmbysjen” e madhe në MV?

Kush do ta sjellë ”përmbysjen” e madhe në MV?

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkruan;  Medai Shaholli

Duke marrë shkas nga përmbysja e madhe që ndodhi dje në Kosovë, ku koalicioni mes Albinit dhe Vjosën, kapërceu çdo parashikim dhe kalkulim në fitoren e tyre të madhe, kjo përmbysja u bë objekt diskutimi edhe në MV, ku shumë zëra kanë shfaqur idenë e ndryshimit me idenë e përfaqësimit më dinjitoz që duhet të kenë shqiptarët në parlamentin e ”dërzhavës” së MV.
Nëse i marrim me radhë për nga ngjajshmëria liderët tanë dhe partitë kryesore ata kanë bindje dhe programe të përafërta me partitë humbëse në Kosovë.
Të gjitha subjektet tona parlamentare janë të spektrit politik dhe ideologjik të djathta.
Nuk ka parti politike shqiptare të majtë në MV.
Dhe pikërisht qëndron paradoksi që Sela dhe Gashi përfaqësojnë spektrin politik të djathtë, ndërsa në Kosovë ta zëmë mbështetën hapur të majtën siç është LV.
Sela dhe Gashi shkojnë në Kosovë për t’u solidarizuar me LV, sa për të bërë fotot e çastit dhe kthehen në vend për t’u reklamuar para shqiptarëve për gjoja qëndrime të përbashkëta politiko- ideologjike të vëllezërve shqiptarë nga MV me ato të LV në Kosovë.
Jo, nuk janë ashtu si duken në foto Sela dhe Gashi, ata as nga programet dhe as nga bindjet ideologjike nuk janë të njëjtë.
Këta dy të paktën jo se jo, por as Kasami dhe Thaçi nuk e bëjnë dot ”përmbysjen” e madhe, jo sepse janë munduar dhe nuk kanë arritur në përpëlitjet e tyre si zogj të ngordhur, por nuk kanë vendosmërinë, kapacitetet intelektuale, gatishmërinë për t’u përballur me bllokun sllavo-maqedon.
Thjesht, ata nuk kanë këllqe!
A mundet Ali Ahmeti dhe DUI si forca e parë politike shqiptare këtu të përballesh me kampin sllavo-maqedon për një ”përmbysje” të tillë, jo sigurisht që jo, sepse integristët e Ali Ahmetit kanë prioritet leverditë e pushtetit dhe jo sakrificat në emër të popullit.
Ndaj, ”përmbysja” duhet të ndodhë nga forca të reja politike atdhetare të paprovuara më parë.
Këto subjekte aktuale janë provuar tashmë për dy dekada në shërbim të pushtetit sllav.
Miratimi dhe ndryshimet e fundit kushtetuese nga partitë politike shqiptare janë gjëma jonë pasi ata nënshkruan kapitullimin dhe pranuan skllavërinë e re në emër të shqiptarëve si bashkësi e 20%.
Ndaj, mos e keni as iluzionin më të vogël se ”përmbysja” do të ndodhë së shpejti nga liderët aktualë, ata kanë bërë pakt me djallin ndaj jemi në këtë gjendje ku jemi.
Por kush duhet ta bëjë atë përmbysje si në Kosovë shtrohet pyetja?
Shqiptarët e MV kanë mjaftueshëm intelektualë të ndershëm dhe atdhetarë të dëshmuar për t’u bashkuar rreth një lideri për të bërë revolucion dhe për ta sjellë përmbysjen e radhës edhe këtu.
Edhe këtu lideri ka lindur, por nuk është zbuluar, ai duhet dhe kërkuar në mesin e turmave dhe zërave protestues nuk është një janë dhjetra të tillë.
Njërin ndër ta duhet zgjedhur ku me mbështetjen e mijëra zërave protestues del lideri pa u pikasur.
Le të shpresojmë dhe ne.

May be an image of 5 njerëz

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...