Home / Opinion / “RROFTË LAKURIQËSIA E ISA MUSTAFËS”

“RROFTË LAKURIQËSIA E ISA MUSTAFËS”

Se kildebilledet

 Shkruan; Afrim Caka

Populli le të dalë e të ndezin ngado zjarre të antikorrupsionit dhe të festojnë fitorën më të madhe në Dardani.
Shumica e dështimeve politike vijnë si pasojë e kufizimeve që politikani i vë vetes. Këto përkufizime që Mustafa i ka vë vetes janë një përcaktim mendor negative dhe vetë dyshimi që ka te vetja mund të jetë pengesa kryesore për të shkuar drejt suksesit partiak.
Po, Po!
Që e pati hak!!!
Rrjedhimisht, diktatori i vockël, kinse ithtar i Rrahmonit, do të përfitonte prej kryezotit të dikurshëm… kongresit të një partie të Shikut, diktatori tani të humbur në Hag. Mustafa mundi të riformëtojë sjelljen, por jo vullnetin, vetëm të cilit i takon vlera morale, Njeriu nuk mund të ndryshojë qëllimin, për realizimin e të cilit dërrmohet vullneti, por vetëm shtegun që e çon drejtë shthurjes morale e politike.
Liria e kërkon se s’bën këtë “kufom të vjetër”, dhe shqiptarët e dinë mirë këtë. Ndonjëherë ky ndëshkim arrin vetëm pas orësh, ditësh, javësh, muajsh e vitesh:
“Populli duron gjatë, por të ndëshkon ashpër”.
Ndonjëherë koha e ndërmjetme mes vepres dhe ndëshkimit ndaj LDK-ës është aq e madhe, saqë lidhja shkakësore mes tyre nuk kapet dot. Prej këtu vijnë ankesat e votuesve për fatkeqësitë e pameritura! Politikanët e kësaj kategorie, për të cilët po flasim, si rregull, pothuajse asnjëherë nuk janë marrë me çështjen e atdheut dhe gjithnjë janë rrethuar me gjëra të çrregullta dhe plehra. Këta prototipa, të cilët, duket, se kënaqën me humbjen e Debëlldes, Çakorrit nga pisllëku dhe nga sjelljet e paedukuara dhe ne e kemi të vështirë t’i përfytyrojmë ata për vete pa këtë tipar dallues të tradhtisë.
Populli le të dalë e të ndezin ngado zjarre të anti korrupsionit dhe të festojnë fitorën më të madhe në Dardani. Më fjalë të tjera, as më pak, as më shumë, t’i thoshin lamtumirë, pra farewell, më saktë sikter! Mustafes, pa përjashtuar edhe rimohuesit tjerë që i kishte në festë. Bile dhe ish kryeministri i frontit… “kryeçobani i dhive të Ratkocit”. Rapsod i orëve të vona, që me porosi të partisë u mundua t’i diskretitoj “shumicën e puçistave në krye me Vjosën” në gjirin e popullit… Një ndër format e tilla të gjykuarit është mizantropia, variant i urrejtjes, për të cilën karakteristike është armiqësia e shprehur fort ndaj ndryshimit.
Të gjithë politikanët e LDK-ës s’janë njëlloj si Mustafa e Dulla. Politikanët e dhjerë të trishtuar nga humbja dalin nga zyret i të marrëve. Me pizhamat e kohës amorale të korrupsionit dhe e përcëlluar! Dhe dalin si bubazhelët e aferave doganore të sorrallaten në mjerimin e pa fund. Me sa shihet LDK-ja e zyrave i kishte shpallë luftë rinisë dhe pleqërisë së Dardanisë dhe diaspores. Armiku i brendshëm dhe armiku i jashtëm…
Me absurdin që mbijetonte me korrupsion e kapje shteti! I plagosur nga një kapardisje antikombëtare, snobizëm nga diferencimet në Akademin e Shkancave ‘81, 3%-shit, Dardania Bannkës, portalet doganore, plaçkitja e thesarit dhe nga ethet e pushtetit e sëmurë. Ka afera tjera që u vjen era që përtej… Populli nuk vendosë se kush duhet të jetë kryeminister e ministër etj. Më pas mallkon dhe neveritshëm kush i voton Vjosën e Albinin – ndryshimin – janë tradhtarë!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...