Home / Opinion / Zgjedhjet ne Amerike dhe mesimet per zgjedhjet e sotme ne Kosove dhe ato te Prillit Shqiperi

Zgjedhjet ne Amerike dhe mesimet per zgjedhjet e sotme ne Kosove dhe ato te Prillit Shqiperi

Shkruar nga; Luan Baci
USA
14 Janer 2021

Presidenti Trump nuk u denua nga senati amerikan me dy te tretat e votave. Per denimin e tij votuan 57 senator. Duheshin edhe 10 te tjere, pra 67 qe te denohesh, per sulmin mbi Kapitol me date 6 Janar 2021, por kjo nuk do te thote qe ai nuk do te ndiqet penalisht per civil dhe kriminal veprimtari, nga tre shtete: nga Georgia, ku u perpoq ilegalisht te detyroje ndryshimin e rezultatit te zgjedhjeve; nga Washington DC (kryeqyteti amerikan), per sulmin mbi Kapitol, nga shteti Nju Jorkut (New York) per mashtrime me taksat. Per keto ndjekje penale, te cilat ka kohe qe kane filluar, Trump eshte vertete i shqetesuar.

Nga demokracia amerikane, ka shume cfare te mesojme edhe shoqeria shqiptare. Trump per disa muaj me rradhe, perpara zgjedhjeve, u perpoq te ngulite ne mendjen e ndjekesve te tij republikane, falsitetin se ai mund ti humbase zgjedhjet, vetem ne se ato i vidhen, propagande qe zuri vend dhe shpelau turin e disa mijera e miljona votuese republikane, demtoi seriozisht besimin ne sistemin e votimit, pa asnje prove reale te caktuar dhe dokumentuar. Nje numer teper i madh ish drejtues republikane, ne disa administrata republikane; mijera juristesh te njohur; qindra gazetare guximtare, qe thone te verteten ne organet e tyre ne media, pa llogaritur asnje pasoje personale mbi ta, po qe kane respekt per veten, per profesionin, per te verteten, per atdheun, edhe pse shume here te kercenuar me jeten, u vune ne balle te luftes kunder autokratizmit despotik dhe mashtrimit te Trump.

Lufta per te verteten e zgjedhjeve vazhdon ne Amerike, edhe pse 62 gjykata amerikane, te te gjitha niveleve, ku Trump paditi votimet, i hodhen poshte si te pabaza pretendimet e tyre. Shume nga keto gjykata, deri ne ate Supreme, ishin me shumice gjykates republikane, te emeruara nga vete Trump! Trump vazhdon te pompoje me te paverteten se zgjedhjet atij ju vodhen! Vete zyrtari me i larte i kibernetikes, i zgjedhur dhe vendosur ne ate detyre nga vete Trump, ka deklaruar se makinat elektronike te votimit, kane kryer punen ne menyren me te sakte dhe korrekte, brenda te gjitha standarteve, dhe nuk ka pasur asnje shkelje. Kreu i sistemit juridik te Amerikes, zoti Barr, i zgjedhur nga Trump ne ate detyre si me besniku i tij, qe nga shtypi dhe opozita eshte akuzuar se nuk sherbeu si nje krye jurist i federates, po si nje avokat personal i Trump, deklaroj se zgjedhjet ishin te rregullta. Po keshtu, kreu i shumices republikane te senatit amerikan, Mitch McConnell (R-KY), te legjilatures se fundit, nje mbrojtes i flakte i Trump dhe qe konsiderohet si strategjisti me i mire i Partise Republikane, deklaroi se zgjedhjet ishin te rregullta, dhe per sulmin mbi Kapitol fajesoj Trump, edhe pse me 11 Janar 2021 votoi ne Senat per te mos e denuar Trump, po e beri te qarte se ish presidenti mund te ndiqesh penalisht.

Ajo qe del nga zgjedhjet e pergjitheshme, dhe presidenciale amerikane, eshte nje mesim i madh per sistemet elektorale dhe vete elektoratin shqiptar, sidomos ne dy shtetet shqiptare, Shqiperi dhe Kosove, ku manipulimet e vete sistemit elektoral dhe te partive te vjetra qe qarkullojne pushtetin, kane arritur ta cojne seriozitetin e zgjedhjeve ne vendet tona ne zerro, ku vota shtypet, vidhet, manipulohet, ku votuesi blihet me nje shishe vaj, ose me nje thes miell, apo me nje telefon celular, apo me pak leke te thata ne dore. Keta votues harrojne se keshtu investojne shtypjen dhe shfrytezimin e tyre dhe vendosin ne pushtet nje sistem plotesisht te korruptuar, gjakrishurish, qe vjedhin, vrasin e shesin deri edhe atdheun per llogari te pasurimit te tyre. Eshte koha te ndergjegjesohet e tere shoqeria, dhe ca me teper mediat elektronike dhe te shkruara qe jane kthyer ne sherbetore, dhe sahane lepires te ketij sistemi te urryer korruptiv, gjakpires, imoral, te pangopur dhe kriminal.

Edhe nje here tjeter, shembulli me i rendesishem i degjenerimit korruptiv te sistemit te votimit u tregua me te gjithe forcen e tij per zgjedhjet qe zhvillohen sot ne Kosoven martire, ku pas clirimit, Kosova u ripushtua nga “cliruesit e saj”, me korrupsion, vjedhje, dhe krim te organizuar ne te gjitha nivelet, “pushtim” i cili i dha nje sherbim te jashtezakonshem ne favor dhe ne sherbim te interesave te Serbise e ne dem te popullit dhe te atdheut.

Pengesat e medha dhe sabotimi i votes se lire nga KQZ-ja e Kosoves, ne sherbim te pushtetit korruptiv te rotacionit 21 vjecar te pushtetit vetjak, vjedhes te “komandanteve”, ne zgjedhjet e sotme do ta ndihmoje sadopak ate sistem te urryer nga te gjithe shqiptaret, por nuk do ta shpetoje dot nga vdekja e deritanishme klinike, e cila do te kthehet me voten e popullit ne nje vdekje perfundimtare te korrupsionit. Le te shpresojme dhe te urojme qe populli i shumevuajtur i Kosoves do te ri-clirohet nga bandat, per te dhene keshtu mundesine dhe shembullin edhe per trurin e mpire te qindramijerave votuesve shqiptare qe do te votojne kete vit ne Shqiperine AME.

SUKSES VELLEZERVE TANE NE ZGJEDHJET E SOTME NE KOSOVE! BASHKIMI VV-LISTA VJOSA ESHTE SHPRESA E KOSOVES DHE POPULLI DUHET TA MBESHTESE EDHE PAS KETYRE ZGJEDHJEVE SA ME FUQISHEM!

 

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...