Home / Opinion / TRADHËTIA KOMBËTARE E LDK-së E PASHOQE NË BOTË

TRADHËTIA KOMBËTARE E LDK-së E PASHOQE NË BOTË

Se kildebilledet

Nga Dilaver Goxjaj

(Pjesë nga libri “Dallimet Programore midis LPK dhe LDK”) AUTORI DILAVER GOXHAJ Lufta Çlirimtare e Kosovës e viteve 1997-1999 ishte një kryengritje popullore. Kryengritjet janë luftë e armatosur e masave popullore për t’u çliruar nga zgjedha e huaj dhe për të përmbysur regjimet shtypëse. Bazuar në historinë e kryengritjeve popullore dhe luftrave çlirimtare të vendeve të ndryshme të botës, ekziston një mesatare e përgjithshme, nëse në një rebelim popullor merr pjesë me armë në dorë 4-6 % e popullsisë së atij vendi, ajo quhet kryengritje popullore. Nëse u referohemi kryengritjeve të popullsisë shqiptare në Kosovë na rezulton se mesatarja e pjesmarrjes së popullit me armë në dorë ka qenë 8,9 %. Ndër këto kryengritje na rezuton se kryengritja me pjesmarrjen më të ulët me armë në dorë ka ndodhur vetëm në kryengritjen e udhëhequr nga Dervish Cara, në fillim të vitit 1844, vetëm 4,1 % e popullsisë së saj (Akademia e Shkencave “Kosova në vështrim enciklopedil”, Toena, 1999, f. 84-85), 50% më e ulët se mesatarja e gjithë kryengritjeve në Kosovë. Ndërsa, 35 vite më pas, gjatë periudhës së Lidhjes së Prizërenit, rrëmbeu armët 15 % e popullsisë; po aq (15%) edhe në kryengritjen e drejtuar nga Haxhi Zeka, në vitin 1893; kurse, në kryengritjen e njohur me emërin Lidhja e Pejës, më 1899, mori pjesë 6,1% e popullsisë; ndërsa në kryengritjen e vitit 1908, e kryesuar nga Isa Buletini e Bajram Curri mori pjesë 7,2% e popullsisë; në atë të vitit 1910 mori pjesë 7,5% e popullsisë; në atë të vitit 1912 – 9,7% e popullsisë; ndërsa në atë të vitit 1915 vetëm 5,6% e popullsisë, kjo, si rrjedhojë e faktit që “Shteti Shqiptar në vitet 1913-1915 nuk mundi të stabilizohej dhe të luante ndonjë rol të dukshëm për të ndihmuar shqiptarët e përtej kufijve politikë të caktuar me dhunën e Fuqive të Mëdha, por dëshira e popullsisë së tyre për çlirim e bashkim kombëtar nuk u çrrënjos” “Kosova në vështrim enciklopedil”,f.84-85); ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore – 10,6% e popullsisë.(“Kosova në vështrim enciklopedil”, f.89-117 ). Parë në planin evropian, rrallë mund të gjejmë në Evropë një popull kryengritës si populli shqiptar në Kosovë, i cili, prej Reformave të Tanzimatit, 1830, e deri në vitin 1997, për 167 vite, deri kur shpërtheu Lufta Çlirimtare, e njohur me emërin Lufta e UÇK-së të ketë kryer 38 kryengritje. Dhe na rezulton se ky popull kaq luftarak gjatë 167 viteve, (1830-1999) ka zhvilluar një kryengritje në çdo 4,5 vjet; ndërsa, po të shohim vetëm kryengritjet e shekullit XX, ky hym edhe ajo e UÇK-së, kemi 27 kryengritje, që do të thotë një kryengritje në çdo 3,5 vjet.(“Kosova në vështrim enciklopedil”,f. 85-131) Këto shifra të bindin se mbijetesa e këtij populli është rezultat i kryengritjeve gjithnjë e më të shpeshta dhe me pjesmarrje gjithnjë e më të madhe të popullsisë. Faktet janë kokëforte, nuk kemi se nga lëvizim. Ndërsa gjatë Luftës Çlirimtare të viteve 1997-1999 na rezultoi se vetëm 1,4 % e popullit shqiptar në Kosovë rrëmbeu armët duke u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; që do të thotë 6,4 herë më pak se mesatarja e gjithë kryengritjeve në Kosovë, ose 3 herë më pak se pjesmarrja në kryengritjen me shifër më të ulët, që ka qenë ajo e vitit 1844, para 153 viteve! Natyrshëm lind pyetja: Si është e mundur që në fund të shekulli XX, ndërkohë kur populli shqiptar në Kosovë ishte 90% i arsimuar si kurrë më pare(Ibrahim Rugova “Der Spiegel”, Nr.26, 1989), një popull i pajisur me aftësi ushtarake të jashtëzakonshme kur duhej ta çonte organizimin e tij luftarak në një shkallë të përsosur, që t’ua kalonte të gjitha arritjeve të mëparshme të tij, në rrethana të tilla kur Serbia angazhoi të gjitha llojet e forcave të armatosura për shpopullimin një herë e përgjithmonë të Kosovës nga shqiptarët, kur vihej në diskutim egzistenca ose jo e këtij populli dhe e këtij territori shqiptar, të jetë shifra më e ulët e pjesmarrjes në kryengritjen për jetë a vdekje të tij dhe të Kosovës?! Të jetë vallë përzjerja e gjakut me sllavët? E pabesueshme. Të jetë vallë degjenerimi biologjik i shqiptarëve? Të jetë rezultat i përçarjes kombëtare? E besueshme. Të jetë vallë degjenerimi politik i këtij populli? E pabesueshme. Të jetë rrjedhojë e aplikimit të qëllimshëm i pluralizmit politik në Kosovë në kushtet e të qenit të pushtuar? E besueshme. Mos vallë këtij populli i ishte mërzitur jeta dhe nuk donte më që të mbijetonte? E pabesueshme. Të jetë rrjedhojë e politikës pacifiste prej partisë gjigande LDK (?) Po! Kjo parti i bëri thirrje popullit që të mos rrëmbente armët se Pavarësia e Kosovës do të vinte nga vullneti i IBrahim Rugovës dhe pa luftë. Në LDK militonte 38-40% e popullsisë së përgjithshme e Kosovës, të cilët i paguanin asaj kuotizacion 3 % të të ardhurave të tyre mujore. LDK-ja e sulmoi UCK-në edhe kur u angazhua NATO në luftë përkrah UCK-së, ku edhe ato 78 ditë Ibrahim Rugova nuk e mbështeti Qeverinë e Përkohëshme, për të cilën kishe pranuar dhe nënshkruar në Rambuje në prezencën e zonjës Medlin Ollbrajt. Natyrisht, historia e Kosovës do të krijohej shumë më lehtë, sikur lufta të bëhej në kushte krejt të favorshme. Por shpejtimi dhe ngadalësimi varen në një shkallë shumë e madhe nga “rastësitë”, ndër të cilat figuron edhe një “rastëst” i tillë, nga karakteri i njerëzve që në fillim qëndrojnë në krye të lëvizjes. E megjithatë, ky popull, edhe pse u çorientua nga lufta antagoniste midis forcave politike ilegale me ato legale, edhe pse në kushtet më të disfavorshme arriti t’i qëndronte një kundërshtari shumë më të madh në numër e armatime dhe të mbijetonte si popull është diçka që e nderon pa masë trimërinë dhe qëndresën e tij, edhe pse u angazhua aq pak në atë luftë të viteve 1997-1999, falë gjithashtu edhe bashkëveprimit me aviacionin luftarak të NATO-s, dhe jo falë “Viktimat e Reçakut, janë vulë e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës.”( RKL, 15 Janar 202), sikundër ua atriboi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa më 15 Janar 2020, që don të thotë : Rrofshin të vdekurit që na sollën lirinë. Dhe këtë e thotë për të mohuar gjithë atë luftë çlirimtyare dhe gjithë dëshmorët e asaj lufte. Dhe gjithë anëtarësia e LDK-së heshti, si zakonisht, sa herë fyhet dhe mohohet UÇK-ja! Heshtja është miratim.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...