Home / Lajme / PSE MËRGATA SHQIPTARE KURDOHERË E VOTON ALBININ DHE VV?!

PSE MËRGATA SHQIPTARE KURDOHERË E VOTON ALBININ DHE VV?!

 

Se kildebilledet

Shkruan: Fadil Shyti

Mërgata shqiptare, është mobilizuar dhe po mobilizohet që, mbi 80% të votojë për ALBININ dhe LV!
– Sepse:
Vetëm Albin Kurti dhe LV janë dëshmuar që janë të pa hajnizuar, (tē pakorruptuar) janë të pastër, nuk janë zhytur gjer mbi hundët në turpe dhe tradhëti kombëtare si partitë tjera, LPAN-istët dhe Lista Serbe (LS).
Sepse:
– Vetëm Albini dhe LV kanë mundësi që ta çojnë përpara Dardaninë e Shqipërisë.
Pse?
– Sepse, kanë dituri dhe trimëri.
Nuk luftojnë për pushtet, për lakmi, për interesat e tyre vetjake dhe partiake; për pasuri, njoftësi (nepotizëm) nuk mbijetojnë me mito, nuk i qesin popullit haraç, e të tjera bllokada ekonomike, të cilat e kanë bllokuar ekonominë e atdheut.
Albini dhe LV, me ligje nē fuqi shtetërore (jo me lëmoshë) i ndihmojnë shtresat e varfra popullore.

Albini dhe LV nuk bëjnë lëshime përballë “miqve” dinakë të qarqeve reaksionare të Eu Lopës, të klikave Mogherini, as të Amerikës, të klikave, Grenelli, – siç kanë vepruar dhe kurdoherë veprojnë me komplote kundër aspiratave gjithëpopullore dhe kombëtare, partitë LPAN-iste me shefat tyre servilë; Hashimi, Isa, e të tjerë politikanë , puthadorë të mjerë të të huajve dhe përballë armiqve shekullorë.
– Duan dhe munden: me dituri dhe trimëri, pa servilizma, pa lokalizma e krahinorizma të bëjnë shtet të përparuar me sovranitet.
12 shkurt, 2021

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...