Home / Histori / ILIR HOXHA, I BIRI KOMANDANTIT LEGJENDAR NE INTERVISTE.

ILIR HOXHA, I BIRI KOMANDANTIT LEGJENDAR NE INTERVISTE.

May be an image of 2 njerëz dhe text that says 'a@s'
Pa u vendosur Enver Hoxha në piedestalin e historisë, për rolin që ka luajtur në fitoren e luftës si komandant dhe reformator i Shqipërisë nga një vend i prapambetur, në një vend me një zhvillim në të gjitha fushat, Shqipëria nuk do të ketë stabilitet dhe të gjejë “qetësinë shpirtërore“.
-Në pjesën e tretë dhe të fundit të intervistës me djalin e Enver Hoxhës, botuar në rubrikën Histori të gazetës DITA, gazetari Xhevdet Shehu e pyet Ilir Hoxhën përse nuk u largua jashtë vendit si shumë nga fëmijët e ish-kupolës komuniste.
“Përgjigjja ime është e thjeshtë: vendi im është Shqipëria dhe nuk më rëndonte asgjë në ndërgjegje që të më detyronte të largohesha. Të bësh jetë modeste nuk është turp. Në kohën e socializmit, kam bërë jetë normale. Kam punuar jashtë Tiranës për disa vite kur mbarova fakultetin kur mund të qëndroja me punë, në qendër të Tiranës. Më pas kam drejtuar Institutin e industrisë ushtarake, kam mbrojtur tema shkencore dhe mora grada shkencore e titull’ profesor doktor.’
Në demokraci u pushova nga puna, u përballa me vështirësitë e jetës, persekutimet, burgun, mungesën e të ardhurave për të jetuar por ja dolëm sepse ishim të kalitur në aksione, zbore dhe për më tepër prindërit na kishin edukuar të ishim të thjeshtë, të edukuar, pa pretendime, të dashur me njerëzit dhe punëtorë. Kjo edukatë na bëri t’i kalonim vështirësitë që hasen në jetë” – thotë Ilir Hoxha.
Ai pyetet edhe nëse familja Hoxha mbështet ndonjë forcë politike në Shqipëri, apo ka aspiruar angazhimin politik.
“Familja ime ka qenë familje që është marrë me politikë dhe kjo dihet. Mua më takon në rradhë të parë, të mbroj figurën e Enver Hoxhës. Sa ishte Nexhmija gjallë, ishim të dy në mbrojtje të Atij pavarësisht se nuk mund të krahasohesha me Nexhmijen.
Por, unë po e përsëris diçka që e kam thënë dhe më parë. Pa u vendosur Enver Hoxha në piedestalin e historisë, për rolin që ka luajtur në fitoren e luftës si komandant dhe reformator i Shqipërisë nga një vend i prapambetur, në një vend me një zhvillim në të gjitha fushat, Shqipëria nuk do të ketë stabilitet dhe të gjejë “qetësinë shpirtërore“. Për sa i përket votës, vota ime dhe e familjes time shkon per ata që mbrojnë Luftën Nacional-çlirimtare” – thotë ai.

May be an image of 2 njerëz dhe text that says 'a@s'

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...