Home / Opinion / Mbeshtetjen me te madhe te mundeshme ketij uragani votues, drejt nje qellimi te vetem: SUKSESIT TE PLOTE.

Mbeshtetjen me te madhe te mundeshme ketij uragani votues, drejt nje qellimi te vetem: SUKSESIT TE PLOTE.

Shkruar nga Luan Baci
USA
11 Shkurt 2021

Pa as me te voglin dyshim se ne koalicionin Kurti-Lista Osmani, si koalicion i se majtes me te djathten do te kete edhe mosperputhje jo vetem ne mendime, por edhe ne praktikat qe do te kerkohen te ndiqen per qeverisjen e vendit. Elasticiteti dhe kujdesi i tyre per te fshire diferencat dhe moderuar e modifikuar qendrimet e tyre te vecanta do te percaktoje suksesin apo deshtimin. Ketu duhet shtuar edhe lufta e individeve qe do te mbrojne ne menyre te fshehur dhe te sheqerosur interesa personale dhe te grupit. Pa diskutimin me te vogel, ne kete koalicion, si kudo, do te kete kolona te pesta qe do veprojne “paqesisht” sa kohe nuk do ndjehen vertet te fuqishme, dhe do behen shume agresive kur momenti te jete i pershtatshem per agresivitetin e tyre minutes dhe shkaterrues. Kolonat e pesta, nuk do te jene vetem kontigjente te futura nga partite e gjera, por edhe shqipfoles te paguar nga Serbia fashiste. Kurrsesi nuk duhet qe nevoja per te pasur sa me shume mbeshtetje dhe votues per votimet, te coji ne uljen e kujdesit ne strukturimin e ndertimit te shtetit, ndryshe pasojat do jene jo vetem te padeshirueshme, po edhe katastrofale.
Kurti dhe Osmani duhet te marrin mire ne mendje, se suksesi i tyre ne Kosove, eshte gure themeli i fuqishem ne ndertimin dhe cimentimin e kauzes sone KOMBETARE NE KREJT SHQIPTARI. ndaj duhet then me plot gojen qe pergjegjesite e tyre i kalojne kufijte e Kosoves.
Le ti japim mbeshtetjen me te madhe te mundeshme ketij uragani drejt nje qellimi te vetem: SUKSESIT TE PLOTE.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...