Home / Të ndryshme / LETËR URIMI!

LETËR URIMI!

Nga arkiva e shkrimeve të mia.

8 Shkurt, 2014

Ribotim

E nderuara veterane, Nexhmije!
E nderuar familje atdhetare e kolosit të madh të luftës e të paqes shokut, Enver Hoxha!

Me kënaqësi të madhe, po ju shkruaj sot këtë urim, për ditëlindjen e 93-të, të Lokemadhes sonë, Kreshnike, Nexhmijes, e cila për më tepër se 25 vite të marrë së bashku -vitet me stuhi (në dy periudha të sulmeve fashiste; gjatë LANÇ dhe të pas viteve 90-ta; -kur pinjollët e fashistëve-kolaboracionistëve, e morën me revan pushtetin e hurit e të litarit, demon-kratik;
-kur si çakejtë revizionistë e kameleonë u vërsulën mbi popullin e tyre, që s´i tradhtonte idetë komuniste revolucionare enveriane; kur në shënjestra të mijëra tytave propaganduese, brenda dhe jashtë vendit, ishte familja juaj;-Lokermadhja, qëndroi dhe po qëndron e pathyeshme, stoike dhe shumë e vendosur në mbrojtje të idealeve komuniste, të idealeve të lirisë dhe të ribashkimit kombëtar.

-Mua, kurdoherë e ruaj në zemër nderimin e madh për gjeniun tonë Enverin; nderimin për familjen tuaj, por në veçanti, këtë nderim e kam prekur nga afër, me mendje dhe zemër, kur isha në vizitë në Laprakë te Lokemadhja jonë, Nexhmije, me të cilën pata fatin të bisedoja sinqerisht, vëllazërisht, në vatrën tuaj bujare me tradita të larta shqiptare.

Urime, Lokemadhja Jonë ; të dëshiroj jetë të gjatë sa malet e Korabit dhe të Qyqavicës!
Të dëshiroj shëndet dhe lumturi në gjirin familjar!
Të dëshiroj realizimin e idealeve tona revolucionare dhe kombëtare!
Përshëndetje me grusht!
I juaji, Fadil Shyti, katundi, Gurbardh, Vushtrri, nga Dardani e Shqipërisë.
8 Shkurt, 2014
8 Shkurt, 2021

May be an image of 3 people, including Besa Mety Enver, people sitting dhe E brendshme

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...