Home / Opinion / KRITIKU I MEDIAVE, MEKULI; PËR DEBATET NË TV E KOSOVËS!

KRITIKU I MEDIAVE, MEKULI; PËR DEBATET NË TV E KOSOVËS!

Gëzim Mekuli

Gazetari i nderuar, Çim Peka, në një postim në Facebook, ndër tjerash, paska thënë: “nuk e kuptoj zgjedhjen e Kurtit për të mos qenë në debate në këtë fushatë!”
Përgjigja ime për këtë mendim të z. Peka se, përse z. Kurti bojkoton “debatet në televizion” është pikërisht sepse nuk ka “debate” e as televizion.
Pse e them këtë e pse mendoj kështu?
Televizioni në Kosovë, mediat në përgjithësi, kanë humbur peshën dhe respektin e tyre që e kishin më parë. Televizioni është kthyer në zyre të partive politike e biznesmeneve. Akoma më shumë studioja e televizionit sot ka funksionin e një “ode të burrave”, apo të një klubi/kafiqi, ku pronari a i zoti i shpisë fton miqtë, e shokët e vet për tu dëfruar, për të llafosur, për tü zgërdhirë e për tu argëtuar për qefin e vet e për qefin e jaranave të tij.
Shikuesmëria/lexueshmëria ka rënë dukshëm, i nderuari z. Peka. Pakkush sot shikon debatet shqiptare. Vetëm familjarët e tyre, ndonjë shok a shoqe që ka interes personal e shikon televizionin në Kosovë. E, a e di pse z. Peka nuk e shikon kush debatin televiziv? Sepse nuk ka debate e as televizion. Nuk ka analizë. Askush nuk orientohet tek problemi, por tek personi. Nuk ke kritikë. Nuk ka argumente. A e din se cka ka? Ka britma, shpotitje, jargëqitje, pështymë në fytyrë të njeri-tjetrit, grushta mbi tavolina, zgërdhirje, emocione dhe, akoma më keq, këto të gjitha veprime janë të regjisuara; kanë një skenografi. Pra është një regjisor/regjisore e shumë aktorë që e bëjnë këtë “debat”.
Teatri shqiptar, më falni, Televizioni shqiptar, është veq një kuti e zbrazët që përnat e përdit, me porosi, mbushet plot me m*** që si cak ka Albin Kurtin dhe opinionin publik.
Ja përse nuk merr pjesë Albin Kurti në këto kutia të zbrazëta, e në këto teatro me plot aktorë, regjisorë, kameramanë, skenogafë e kostumografë.
Albini nuk prodhon filma!
Sinqerisht,
Gëzim Mekuli
Kritik i mediave

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...