Home / Të ndryshme / NDOSHTA…

NDOSHTA…

 

 

Billedforhåndsvisning
1)

Nuk desha të ikje, as që të rrije.
Me sy të ndoqa, zemra prush më digjej,
Gjer ike larg, tutje në ato kthesa,
Si ktheve sytë pas, asnjëherë.

Në ato çaste, flakë ferri brënda meje,
Çdo qelizë imja të kërkonte,
As vetë se dija, duhet të ikje,
O duhet të rrije, pasiguria më pushtoi
në vetëvete.

Loti i fundit, si pikë shiu, në qerpikët e mi u ngatërrua.
Humba në ato çaste botën time,
Shpirt djegur, e përvëluar…
E drithëruar, dorën grusht shtrëngova, e palëkundur qëndrova.

Pyetja vetëtimë më vringëllonte,
Si tehshpate; vallë, ç’ po ndodh kështu me mua?!
Çudi trishtuese, vërtet ende se di,
A duhej që të ikje, a duhej të rrije?!!!

Ndoshta një ditë, do më kërkosh.
Do rendësh në ato kthesa kujtimesh,
Të gjesh gjurmët e mia; gas e lot…
Të mbasura me mrekulli dhe fatkeqësi…

Ndoshta, do më gjesh të plakur….
Ndoshta, do të thonë ka vdekur….
Era e maleve të Dajtit, do të freskojë,
O peshë e tyre, sërish do të pushtojë.
8/2/2021

2) DËSHIRA

(Me motive naimiane)

Oh! Sa e lumtur do të isha, të ikja nga mërgimi.
Në fshatin e gjyshit të jetoja.
Larg rrëmujës, larg zhurmave, të Tiranës, shpirtin të qetësoja…

Të bashkohesha me barinj plisbardhët,
Një gunë hedhur supeve, me një krrabë në dorë.
Të ecja këmbëzbathur, në baltën e tokës mëmë.

Me një pagure, hedhur në krah.
Të merrja frymë thellë, në atë grykë mali.
Ku bukuria e dhimbja rrinë pezull rreth një shekull, ndeshur janë për jetë a vdekje…

Të kullosja delet, kecat, qingjat,
Të kënaqesha me aromën e çajit të malit,
Dua të rikujtoj,-jetoj vegjëlinë time…
Ndiej etje të pi ujë, në ato burime.

Dua t’më dehin, cicërimat e zogjëve në bashtina e lëndina.
Të kënaqem me aromën e luleve
shumëngjyrshe…

Të shkund pemët, ato thanat e kuqe,
Atje në Samohil, tē shoh fëmijë të qeshur, Faqet të kuqe si mollët, duke luajtur,
Krejt të pa brenga, duke ngrënë thana,
Me buzë të kuqe, si burbuqe.

Në ato brinja, të luaja me fëmijët si dikur…
Të shkruaja lirikë-epikë, me kënaqësi, Kujtimet mbi një rrënjë, mbi një gur.
Tē gatuaja në kullën e gjyshit, ku valonte i shenjti flamur.

Në oborr të ndiqja delet, kecat, qengjat,
Me kujdes duke i ledhatuar t’ fusja në vathën e shtëpisë,
Të merrja talrin në duar, të tundja dhallin, të nxjerrja gjalpin.

Të ndizja shkarpat, të vendosja saçin,
e të bëja të nxehtë kulaçin.
Të kënaqesha, me gatimin e bukës me qiqra, aroma ngrohtësisht të kundërmonte.

T’i them gjitonit; “urdhëro brenda”!
Të haj e të pijë, çfarë ia ka ënda.
Të thurë dy tufa kurorë luleborë,
Për gjyshin dhe gjyshen e dashur,
Aq shumë kujtime të ëmbëla na lanë…

Të përulem, me respekt fëmijëror,
T’u ndez nga një qiri, me orë të tëra të mërmërisja në heshtje, e ngashëryer…
Pse jo, të digjesha në lotët burimorë…

Fytyrën e përlotur, të laja në krua.
Të bashkohesha me gratë e fshatit që lajnë rroba në përrua, e që i shtrydhin ato me duar.
T’i përgëzoja, e t’u thosha dy fjalë:

Me ju gjithmonë, në fshat dua të jetoj,
Malësinë tonë piktoreske e ëndrroj,
Me asnjë vend të botës moderne, nuk e ndërroj.
8/2/2021

3) MOS KE FRIKË NGA UNË!

Sot, për dreq, shumë gjëra më mungojnë,
S’po gjej qetësi, as në shtëpi.
Me shpejtësi hedh jelekun krahëve,
Me një laps e një bllok në xhep.

Zemërthyer, për një çast,
dua të humbas, trishtimin të vras.
Dua, të iki nga kjo botë, mizerje.
Sa shumë maskarenj, gënjeshtarë,
Të humbas, të thellohem në botën time.

Janë orët e para të mëngjesit.
Në rrugë dëgjohet, zhurma e puntorëve
Ata, fshijnë rrugët kokat ulur, me fshesa në duar…
Ca më tutje, cicërima zogjësh më rinojnë në agim.
Bashkë me rrezet diellore, më ngrohin shpirtin e lënduar.

Dikund, do më gjeni të fshehur.
Pas ndonjë peme, duke sodisur bukuritë
e natyrës rreth e qark.
Lulet shumëngjyrëshe, mimozat e çelura me hark.

Dua të dëgjoj mrekullitë baritore më tej,
Blegërimat e qengjave, që kullosin në barin e njomë, tê dëgjojé zërin e bariut,
Sokëllinë si sokol, uuurrr, hej, hej!..

Shoh stola të thyer më tej,
Ah, është rënduar lulishtja me gurë?!
Letra, kuti, kanaçe birrash…
Sa tmerr, pse shkatërrojmë natyrën,
plot nur’…

Eci e menduar, papritur te këmbët e mia, Afrohet një qenush i dëshpëruar.
Dridhej i gjori, mërdhinte nga koha egërsi.
E mora në duar, me jelekun tim e mbulova, për ta qetësuar.

Ah! po dridhej, më shumë nga dëshpërimi.
Dikush e kishte braktisur, shpirtin ia kishte vrarë, me cinizëm e kishte degdisur.
Kush e di, sa kohë më parë?!

Miku im, fati të solli në krahët e mi.
Të betohem, nuk do të braktis derisa të jem gjallë.
Ty je shpirti im zemrak, do t’më kesh, Gjithnjë pranë, do të trajtoj me dashuri.

E mora në krah, e përkdhela, e ushqeva,
Kishte uri, zemra i dridhej për dashuri.
E, flisja me të, duke belbëzuar…
Vallë, kush të braktisi, ishte i marrë?!

Mos u mërzit, qenushi im, kjo botë është mbushur me “njerëz” të pashpirtë.
Në shtëpinë time do të strehojë.
Jo! Nuk do të braktis, derisa të jem gjallë.
8/2/2021

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...