Home / Histori / ME RASTIN E PËRVJETORIT TË KONFERENCËS SË PEZËS

ME RASTIN E PËRVJETORIT TË KONFERENCËS SË PEZËS

(Ribotim)
Xhemil Zeqiri – Fadil Shyti

Enver Hoxha është i gjallë për çdo shqiptar, që e ndien veten shqiptar – ndërsa, ti dhe grupi yt neofashist jeni të gjallët e vdekur, o Bujar Nishani!

Sipas të përditshmes së Shkupit ”Fakti” të datës 19 shtator 2006 (faqe 8) e botoi një kumtesë – reagim të zëdhënësit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani. Përkitazi me manifestimin e Partisë Socialiste me rastin e përvjetorit të Konferencës së Pezës heroike, ku qytetarët shqiptarë dolën në atë vend të shenjtë, atje ku ishte bërë betimi për çlirimin e Shqipërisë!
Me atë rast historiani guximtar, kryetari i partisë Socialdemokrate, e bëri një ftesë të arsyeshme dhe të kthjelluar që: “të nderohen organizatorët kryesorë të asaj Konference nga Myslim Peza deri te Enver Hoxha!”.
Kërkesa e tij e drejtë u prit me eufori sulmesh foshnjore, në veçanti në parlamentin e zhurmshëm shqiptar!

Zotërinjt deputetë harruan se nga ajo Konferencë u dhanë direktiva të mëdha të LANÇ-re që, pastaj ajo luftë e lavdishme e solli lirinë dhe Shqipërinë e radhiti me fitimtarët aleatët sovjetikë dhe anglo-amerikanë, kundër bishave të egra të nazi-fashizmit.
Me dashje ose pa të edhe nga partitë që quhen socialiste në Shqipëri, por, që nuk dëshirojnë të përmendin emrin e strategut të asaj lufte antifashiste, harruan se merita kryesore i takon të madhit e të pavdekshmit përjetësisht, Enver Hoxha.
Ne, si veprimtarë shqiptarë, që përpiqemi ta ndijojmë kombin tonë nga Skandinavia mike, për çështjen shqiptare dhe qëndrimin e saj.
Ne, nuk reaguam kur ju e manifestuat përvjetorin e heroit tuaj (që vetë e keni vrarë), Azem Hajdarin, për t´i mbuluar turpet dhe krimet tuaja, madje e shpallët ”hero i shekullit”, megjithatë as opozita nuk pati deklaratë të tillë kundër jush!!!
Ne, nuk habitemi hiç se, ju i bëni këto komplimente atij heroit tuaj të “demokracisë”, sepse ishte po ky Azem Hajdari, i cili në kohën, kur po digjej Kosova në shtatorin e vitit 1998, doli atje në veri nga Tropoja e jepte kushtrimin famëkeq me armë në dorë: “Ja vdekje, ja liri, o burra të nisemi drejt Tiranës”!
Pra, nga veriu të niseshin grupet e armatosura drejt Tiranës që ta rrëzonin me armë qeverinë Nanos!!! Tani, ju të nderuar lexues, paramendojeni vetëm për një çast: a do të kishte shpërblim më i madh për Serbinë Fashiste dhe goditje më e madhe për shqiptarinë se të përsëritej gjëma e madhe që ju ia sollët Shqipërisë në vitin 1997?!
Ju, jeni ata që pas “demokracisë suaj të ndritur” po i përkujtoni dhe nderoni pro-fashistët dhe neo-nazistët më të urryer, ju po e përkujtoni edhe dështakun e historisë shqiptare, ikanakun mbretin Zogolli, i cili, kur u okupua Shqipëria më 7 prill 1939, bashkë me suitën e tij iku nga sytë këmbët, për më keq e vodhi arin e shtetit duke e bërë atje në perëndim, lesh e li…
Ndërsa, ju tani në vend se ta kërkoni pasurinë e humbur të kombit, familjen e tij e shpërbleni me prona të mëdha në qendër të Tiranës?!!!
Ju jeni të prirë për konflikte brenda kombëtare, ashtu si gjyshërit tuaj që luftuan përkrahë fashistëve të huaj, pas ferrave, në frontet e tyre të ulëta, kundër partizanëve çlirimtarë.
Ju, sërësh po i fryni zjarrit!
E, kjo është shumë e rrezikshme për ardhmërinë e Shqipërisë!
Atëherë, zotëri oficer pse reaguat kur mbahej manifestimi i epopesë së madhe kombëtare.
Me sa dimë ne, ti ishe kuadër ushtarak i përgatitur në shkollën e lartë të oficerëve “Skënderbeu” në Tiranë, dhe dihet se betimin që keni dhënë si ushtarak, mirëpo ti paturpësisht shkele mbi betimin tënd dhe më 1991 u radhite me grupin e huliganëve që ishte i ndihmuar nga titistët shqipfolës me “strategun” kundërshqiptarin e mjerë,-Ibrahim Rugova. Natyrisht, ju të ndihmuar edhe nga lobistët serbë, siç ishte ish-ambasadori amerikan, Lorenc Igelbereger dhe një ministër anglez, Lordi Karikton, ata të cilët më vonë do jenë edhe nismëtarët “strategë” të mbledhjes së dytë të Londrës më 1992. Dy presidentët ”shqiptarë” Sali Berisha dhe ai kërkuesi i azilit politik tek S. Millosheviqi, Ibrahim Rugova, kënaqeshin me konferenca shtypi dhe klithnin si papagajtë pas çdo takimi me ndërkombëtarët se ramë dakord që me dialog do ta zgjidhim çështjen shqiptare në ish-Jugosllavi dhe atë të Kosovës në veçanti.
Natyrisht, kjo ishte dhe politika nacional-shoviniste e udhëhequr nga kasapi serb i Ballkanit, S. Millosheviqi, të cilit ju i keni bërë një shërbim të madh. Mirëpo, ju prapë po e vazhdoni avazin e vjetër: herë direkt herë nëpërmjet miqve të vet ndërkombëtarë e impononte politikën serbe në institucionet shqiptare.
Këtë politikë ua prishi i madhi – Adem Jashari, i cili pasi e kishte menduar mirë se me lutjet e së premtes të I. Rugovës së ndjerë titist nuk zgjidhen hallet shqiptare.
Adem Jashari, me shokët e tij krijoi celulat ushtarake, prej së cilës erdhi e lavdishmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe pikërisht, këtë hero kombëtar së bashku me shokët të tjerë ju e burgosët me direktivat e titistëve nga Prishtina dhe Beogradi.
Ju, or Bujar Nishani, kur ishit në pushtet nuk kemi dëgjuar të reagosh për këto burgosje të heronjve të gjallë në atë kohë. Por, as tani, kur shefi i juaj ishte në Prishtinë dhe Drenicë para varrit të legjendarit, Adem Jashari, tha se shtëpia ime ka qenë shtab i UÇK-së, pse ti nuk reagove se ajo ishte e pavërtetë, kur dihet se e gjithë banda juaj “demokratike” e mbështetnin FARK-un, e qeverisë toptaniste alias (bukoshiste) që e mashtronte popullin në perëndim dhe mblidhte ndihma në emër të luftës, njëkohësish e sabotonte atë luftë me të gjitha format dhe mjetet.
Ti, një palo oficer Nishanziu, i nishangjinjve të këqij, tani mundoheni të merrni mundimin që me bandën tuaj të dënoni pushtetin popullor të diktaturës së proletariatit, kinse ajo paska qenë diktatura më e egër, por këtu ju e keni ndihmën edhe nga shumë puthadorë të mjerë që, për interesat e tyre personale po hedhin baltë mbi të kaluarën e lavdishme të kombit tonë. Njëri nga ata që tani po çirret në perëndim se, kjo paska qenë diktatura më e egër në botë është edhe Ismail Kadare, i cili kur e thotë këtë, qëllimisht e harron faktin se ishte kjo “diktaturë” me në krye “diktatorin” e saj Enver Hoxha, që këtij shkrimtari vërtet të madh dhe njëkohësisht këtij njeriu vërtet me karakter shumë të vogël; i dha shumë përkrahje.
-Për më tepër, si mund të ishte i rrezikuar ky “martir” i imagjinatave të tij larg Shqipërisë, kur atëbotë ishte edhe Nënkryetar i Frontit Demokratik?!

Krejtësisht është e pavërtetë se në Shqipëri, ishte diktatura më e egër në botë!
Kujtojmë këtu krimet e Tito-Rankoviqit ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi; vrasjet internimet, burgosjet e ndjekjet policore të UDB-ës. A e di apo nuk do të di Ismail Kadare dhe kompania zhurmëmadhe kundër-enveriane se: Titoja pas luftës së dytë botërore, (sipas gjurmimeve historike të historianit, Hakif Bajrami), i ka vrarë më shumë se 4.900.500 shqiptarë?!
-Pastaj, ende nuk dihet numri i saktë sa të internuar, sa të burgosur, sa të ndjekur politikisht kanë qenë në ato vite të errëta?!
-Po, a nuk u zhvilluan në Jugosllavinë titiste, me dhjetëra e dhjetëra gjyqe politike edhe kundër popujve të tjerë liridashës të ish-federatës së imponuar me dhunë kundër çlirimtarëve që kërkonin pavarësi për vendet e tyre si: boshnjakë, kroatë, sllovenë e të tjerë, proceset politike i kanë kapur jo rrallë edhe majat e larta në ushtrinë jugosllave…
Po, pastaj pse ky zotëri puthador i francezëve i “harron” krimet e mëdha që janë bërë në shtetet tjera të Ballkanit dhe të Evropës, pikërisht gjatë këtyre viteve?
Në kohën, kur sundonte despotizmi më i egër mbi popujt, kur Gjermania ishte e ndarë padrejtësisht, kur Çekosllovakia, Hungaria e të tjera shtete sovrane po sulmoheshin nga kolonialistët, revizionistët sovjetikë, – siç i quante me të drejtë i madhi Enver Hoxha; ishte koha kur Rusia po sundonte dhe po i sulmonte vendet sovrane me në krye kundër-njerëzorin dhe kundër-shqiptarin më të madh, Nikita Hrushqovi.
Fatkeqësisht, kjo valle e djallit mbi popujt liridashës luhej edhe në perëndim.
Lufta e ftohtë kishte marrë përmasa të egra, kujtojmë këtu sulmet amerikane mbi shtetet sovrane si: Vietnami, Koreja, Kamboxhia, Laosi, Nikaragua e të tjera shtete, të cilat nuk e përfillnin “demokracinë” e atëhershme amerikane.
Tani, shtrohet pyetja: sa gjak i njerëzve të pafajshëm u derdh në këto vende?!
Sa të drejta elementare njerëzore u shkelën në ato vite, kur sundonte ”socializmi” në lindje dhe “demokracia” në perëndim, kur përhapej zjarri dhe përdridhej litari mbi popujt liridashës?!
Jo, zotëri të verbuar nga epshet për pushtet dhe për interesa personale, nuk ishte Shqipëria Socialiste as populli shqiptar, siç thoni ju populli më i persekutuar nga regjimi i Enver Hoxhës!
Pastaj, logjikisht shtrojmë pyetjen, a ka kuptim kjo histeri sulmesh mbi udhëheqësin e lavdishëm, Enver Hoxha, kur dihet historikisht se kurrë gjatë “sundimit të egër”, Enver Hoxha nuk i përkrahu, por kurdoherë me guxim i dënoi këto sulme, apo më saktë, këto luftëra reaksionare mbi shtetet sovrane?!
Mbase, pikërisht për këtë Shqipëria për popujt liridashës, ishte fanar i ndritur në Ballkanin e trazuar dhe populli shqiptar kishte respekt të padiskutueshëm në botë.
Ne mërgimtarët, që jetojmë jashtë atdheut, jo rrallëherë na ka rastisur të takojmë njerëz nga vende të ndryshme të botës, që flasin hapur me respekt të madh për Shqipërinë Socialiste dhe për strategun e madh, Enver Hoxha. Ngjanë kjo, sepse popujt nuk mashtrohen nga gënjeshtrat tuaja shterpe politike dhe jo politike që i hidhni si pluhur e hi në erë…
Ju, kujtojeni vetëm një fakt: për 50 vjet populli shqiptar nuk e pati asnjë konflikt të llojit të vitit 1997, ku mësa dihet: së paku 3000 veta u vranë, qindra të tjerë u plagosën, shumë prej tyre përfunduan në çmendinë.
Në anën tjetër, sipas të dhënave statistikore thuhet se ky numër ka arritur deri në 4000 veta, ata fatzinj si përballuan dot psiqikisht tmerret e fillim luftës civile.
Ju, me politikën e përçarjes të hurit e të litarit: e shumëfishuat tragjedinë kur dhe mbi 1 milion shqiptarë i detyruat të largohen nga atdheu, të ikin nga sytë këmbët, duke marrë rreziqe të rënda mbi shpatulla: deti shqiptar; nga një det freskues, u bë një det i përvëlues,-vdekjeprurës për shqiptarët, duke ikur drejt vendit “mik” Italisë, e cila vetëm në një aksion famëkeq me anijen luftarake “Sibila” i vrau më shumë se 80-të shqiptarë.
Ne, ende nuk e dimë a është dënuar dikush nga ata kriminelët, që e shkaktuan atë tragjedi të rëndë, në detin Jon, në brigjet e Vlorës Heroike.
Fatkeqësisht, sot Shqipëria kapitaliste ka një emër të keq në botë, sepse, po lëngon nga plagë të rënda që ju ia keni shkaktuar me drejtimin tuaj të krejt të pamend: prostitucioni dhe narkomania kanë marrë hov si mos më keq, krimi i organizuar edhe deri në kupolat e brishta të shtetit, ia ka vënë kulmimin e së keqes; vëllavrasja po e sakaton çdo ditë Shqipërinë; ju që ankoheni për burgjet e enveriane, tani ato kullat e krenarisë shqiptare i keni kthyer në burgje familjare në malësitë tona!!!
Ata qindra fëmijë, të cilët sot i ka burgosur kanuni i maleve, nesër do t´ju akuzojnë juve, jo Enver Hoxhën, i cili i varrosi ato kode të egra; ku kërkohej hapja e varreve të reja!
Unë, Fadil Shyti, d.v 15 ditë kam qenë në vitin 1979 në Shqipërinë Socialiste. Gjatë atyre ditëve kam qenë shumë i lumtur se, po e vizitoja Shtetin Amë, dhe ju them me sinqeritet që, për ato 15 ditë i kam vizituar shumë qytete e katunde të atdheut tonë të dashur, por asnjëherë s´më ka ngjarë të lexoj për ndonjë krim, vëllavrasje ndër shqiptarët, pastaj, asnjëherë nuk më ka ngjarë që të shoh ndonjë nënë shamizezë se djali apo e bija ju ka vrarë në det apo në vepra turpesh si prostitucioni, në konflikt me grupet mafioze e gjetiu, në hajni apo raste të tilla të panjerëzishme.
Ndërsa, pas viteve “të ndritura” të udhëheqjes suaj kam qenë 3 herë tjera, ju them me sinqeritet, për ato ditë sa qëndroja në Shqipëri me përjashtim të faktit se, kënaqesha në vendin tim, për ato sa i theksova më lart, jam tronditur si mos më keq!!!
Mua, më dhimbset populli shqiptar që po heq të zitë e ullirit, nën kthetrat konfliktuoze të “demo(n)kratëve si ju!
Populli shqiptar duhet të ndërgjegjësohet, që t´ju shporrë sa më parë nga pushteti juaj, i hurit dhe i litarit! Përndryshe populli do të vuaj pambarimisht deri në atë “Ferrin e Dante Aligerit”, sepse po e duron shpatën e Domekleut mbi kokë!  
Pra, plagë të tilla e krime të tmerrshme që po ngjajnë sot, nuk kishte. Kriminelët e të gjitha ngjyrave as që guxonin t´i ëndërronin në epokën e ndritur të Enver Shqiptarit. Sa i përket problemit të shtruar të çështjes shqiptare në kohën e të madhit, Enver Hoxha, politika shqiptare në Ilirik (Ballkan) dhe në botë, në atë kohë kishte zërin e vet dhe fliste shqip me miqtë dhe armiqtë qofshin këta të vegjël apo të mëdhenj. Shteti me Sigurimin Shqiptar, u bëri ballë atyre qindra grupeve diversante dhe jo më pak se 400 grupe gjakatare u futën nga brigjet detare; nga malet, disa zbritën nga qielli shqiptar, por ato u shpartalluan pamëshirë nga pushteti popullor që ju tani o mjeranë e quani diktaturë e hitleriane!!!

About xhzeqiri

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...