Home / Lajme / LUAJENI “KAPITALISTA” SHQIPTARË LUAJENI !

LUAJENI “KAPITALISTA” SHQIPTARË LUAJENI !

Shkruan: Abdullah  Begolli

Erë kriminaliteti mbi gjeneratorët e erës në Shalë !

Pikërisht para një viti, e kam bërë një analizë gjithpërfshirëse me titullin në vazhdim:
Gjeneratorët e erës në shalë, fitim apo mashtrim?

– Opinione …

Po e sjellë këtu, vetëm këtë konstatim nga rezultati i analizës:
-Sikur gjeneratorët e planifikuar të montohen në Shalë, të jenë të të njëjtit prodhues dhe kualitet, t’u nënshtrohen të të gjitha kushteve tekniko-ekonomike, sikurse ata të analizuar në Gjermani dhe t’u nënshtrohen të të njëjtave kushte pune(kualiteti të erës etj), në fund të kohës 20 vjeçare të shërbimit do të rezultonte: 103.4 MWh x 600,000(€) humbje = 62 MILION(€) humbje në fund të procesit!
-Kur e kam bërë analizë, (para një viti), nuk kam ditur se kush, kujt sa i paguan për mbulimin e humbjeve me të cilat do të jenë të detyruar të punojnë këta gjeneratorë, por kam cekur, se do të ishte kryesorja që, populli të mos paguaj për mbulimin e humbjeve “astronomike” të projektuara!

-Një debat i 5 Shkurtit 2021(pra, një vit pas analizës sime ), i përfaqsuesve të partive politike, i tregoi të gjitha, pra, e tregoi edhe therrën konkrete ku fshehet lepuri, por që unë para një viti e dija se lepuri(e, që nuk qenka lepur por hienë), që fshihet aty dikund në pyllin me lisa dhe therra, por nuk e dija saktësisht lisin, apo therrën konkrete !

Ҫ’far tregoi debati, mund të dëgjohet nga minuta e 110 e tij!
Aty u tha se:
• Projekti ka një fuqi rreth 105 Mwh sikurse e kam cekur në analizë dhe kushton, rreth 189 Milion (€)
• Rryma elektrike e importuar në Kosovë kushton, 45€/ MWh
• Shteti i Kosovës-nga xhepi i popullit fukara e përkrah investitorin me 85€/ MWh ???!!!
• Dhe, shteti i Kosovës po e përkrah investitorin me 40€ / MWh më tepër se çmimi importues i rrymës në emër të ruajtjes së pastërtisë së ambientit!!!
Shtrohet pyetja:
Po rryma e importuar prej 45€/ MWh, po e ndotka mjedisin jetësor?!

Ҫ’far do të thotë kjo konkretisht:

Për kohën e shërbimit rreth 20 vite të gjeneratorëve( teknikisht), i bje që, POPULLI i Kosovës, do të duhet t’u paguaj oligarkëve “kapitalistë”, rreth 1.324.512.000€, pra rreth 1, 4 Miliard(€) më tepër, krahasuar me të njëjtën sasi energjie, nëse ajo do të IMPORTOHEJ!!!

Dhe, cila është ARSYEJA që populli të paguaj këtë ndryshim, pa pasur kurrfarë nevoje, ngase kjo energji, do të ishte shumë më mirë, edhe sa i përket mbrojtjes së mjedisit, më e sigurt për shpenzuesit, rreth 100% më e lirë,.., sikur të importohej.
Dhe nga këto marifete, mundet të kuptohet lehtë, sesi dhe pse u bë “JAPONEZI “pronar i pasurive të banorëve shaljanë, pa i parë as ëndërr!

-Dhe, mundet të kuptohet, sesi oligarkët “kapitalistë”, e kanë zbuluar mundësinë, lehtësisht të zbatueshme teknikisht dhe të pakushtueshme ekonomikisht, për futjen e lumenjve të fshataresisë shqiptare nëpër tubacione, për përfitim të energjisë dhe parasë së PASTËRT, pa u shqetësuar fare për rrezikimin e natyrës dhe detyrimin e fshatarsisë për largim nga fshati sikurse fatkeqësisht po ndodhë me të madhe !
-Menjëherë pas luftës, e takova një shok dhe koleg timin i cili ishte punësuar në KFOR. Ai tregonte se ҫka mendonin ata për hajninë e bërë fenomen në mbarë gjeografinë shqiptare:
Ne, po e dijmë se po vjedhet me të madhe këtu, por s’prish punë, ngase nga këta hajnat e mëdhenj, do të lindin kapitalistët e ardhshëm kishin thënë ata !!!

A nuk është m’u kështu, kur shihet sesi shteti ynë amë – Shqipëria, është i vetmi vend në glob, që u shkatërrua dhe vazhdon, në emër të shkatërrimit të “komunizmit”???!!!

E Ҫ’farë të thuhet më tepër se:
Luajeni shtete shqiptare, luajeni!
Luaje popull, luaje!
Luaje intelegjencë, luaje !

LUAJENI “KAPITALISTA” shqiptarë LUAJENI!
7 Shkurt, 2021

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...