Home / Opinion / THIRRJE

THIRRJE

Nga Fadil Shyti

Nga arkiva e shkrimeve të mia.
16. 10. 2005

Ne nismetaret e Lëvizjes Vetëvendosje, në Skandinavi, pas konsultës së radhës, të brengosur nga trysnitë ndërkombëtare, si dhe nga lëshimet kritike të institucioneve shqiptare në prag të vendosjes së statusit përfundimtar të Kosovës, lëshojmë këtë:

THIRRJE:

Simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV) në mërgatë.

Që të formojnë Qendra të Vetëvendosjes kudo që ndodhen.
Nuk janë lokalet dhe rutinat burokratike, ato që e bëjnë një Qendër të Vetëvendosjes, por, anetarët.

Ajo, që e dallon Lëvizjen Vetëvendosje, (LVV); është orientimi drejt aksioneve konkrete.

Qendrat e Vetëvendosjes, duhet të kenë kryetar, sekretar dhe arkatar, si dhe një fond lokal, për aksionet e veta.

Në radhë të parë, Qendrat e Vetëvendosjes le t’i përcaktojnë objektivat të cilave duhet t’u imponojmë vullnetin tonë për VETËVENDOSJE: mediat, institucionet qeveritare, politike e fetare, entet arsimore, instancat e ndryshme të shkencës, artit dhe kultures, si dhe organizatat joqeveritare në komunitetin lokal.
-Me të përcaktuar të tyre, Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje, t’u drejtohen me mënyrën më bindese të komunikimit, përmes aksionit kokret (direkt), sipas motos:
“Mendo globalisht, vepro lokalisht”!

Ne, i thërrasim Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje jashtë vendit, që t’i zbatojnë të njëjtat aksione paqësore që i zbaton edhe Lëvizja Vetevendosje në Kosovë.

Institucioneve të Protektoratit 1244 dhe qeveritarëve të shtetit shqiptar:

Që të mos shkelin mbi gjakun e dëshmorëve të Luftës Çlirimtare, të viktimave të luftës, si dhe mbi vullnetin e shprehur të popullit të Kosovës për VETËVENDOSJE.

Që ta kenë parasysh shembullin e vendeve demokratike, të cilat vendimet madhore i marrin përmes Referendumit gjithëpopullor.

Që të mos kërkojnë, as të mos pranojnë, negociata për pavarësi të kushtëzuar.
Të kërkosh negociata për pavarësi të kushtëzuar, ndërsa Fuqitë e Mëdha kërkojnë nga të dy palët negociata pa kushte, është gabim fatal.

Negociatat, kanë kuptim vetëm midis palëve të mëvetësishme.
Palë negociatore, duhet të jetë Kosova e mëvetesishme, me të drejtën e VETËVENDOSJES.

Qytetarëve të Kosovës!
Qendroni para qeve!…
-Tek ne është krijuar një traditë politike, që të kukasim pasi të na thehet qerrja.
Protestoni qysh sot ndaj shkelësve të vullnetit të popullit në komunitetet lokale, se, nesër bëhet vonë!

Parandalojeni të keqen, para se të ndodhë!

Bashkohuni me Lëvizjen Vetëvendosje! sepse, është një faktor politik që, për Kosovën kërkon atë, që ia garanton Karta e Kombeve të Bashkuara, të drejtën për VETËVENDOSJE.
Grupi nismëtar, Xhemil Zeqiri, Gëzim Mekuli, Fadil Shyti dhe Shqiptar Oseku.
dv. dv. dv. dv.
Lëvizja Vetëvendosje në Skandinavi.
Kopenhagë, 16.10. 2005
Suedi, 4 Shkurt, 2021

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...