Home / Histori / KUR ISHIM ME ENVERIN

KUR ISHIM ME ENVERIN

May be an image of Bardhyl Hazizaj

 

Shkruan: Bardhyl Hazizaj

Ishim të gjithë shqiptarë. Në ballin e nderit të kombit renditeshin 651 Heronj dhe Heroina të popullit dhe të Punës.

Para këtyre arritjeve, gabimet janë shumë të vogla.
Ishim, “të gjithë për një e një për të gjithë”!
Shqipëria, prodhonte vetë gjithçka të domosdoshme, që nga gozhda te traktori, që nga pambuku te stofi, që nga fisheku te mitralozi e topi, që nga buka te sheqeri, të gjitha llojet e frutave.

Shumë të pasur nuk ishim, por ishim krenarë, kryelartë e të papërkulur para askujt në botë.

Ishim të bashkuar, donim njëri-tjetrin, nuk ziheshim e nuk vriteshim, jetonim të qetë, rriteshim të shëndetshëm, pa drogë, pa sidë dhe arsimoheshim të gjithë.

Doktorin, spitalin, ilaçet i kishim falas dhe rroga na vinte në shtëpi; kishim ujë falas, drita nuk mungonte.

Të gjithë punonim për Shqipërinë dhe kombin shqiptar, bënim dashuri, por jo kurvëri të ndyrë e të pështirë; vajzat punonin me nder, në ara, në fabrika, por nuk shiteshin si skllevër në tregun e fëlliqur të seksit nëpër rrugët e Europës; kufirin, vërtet e kishim të mbyllur, që të punonim e të bënim Shqipërinë, por, jo argatë pune te të huajt, ushqim për peshqit e detit dhe kërma për korbat e maleve të Greqisë.

Armiqtë shekullorë, na urrenin si gjithmonë, por frikën na e kishin, kurse amerikanët nuk na donin për shkaqe ideologjike dhe se nuk pranonim diktatin e tyre, nënshtrimin.

Industria shqiptare siguronte një prodhim të përgjithshëm vjetor prej 18 miliardë e 370 milion lekë.
-Prodhimi i energjisë elektrike arrinte 51 miliardë e 60 milionë kilowat, që i takonte 1690 kw për frymë; nxirrnim 1milion 179 mijë ton naftë ose 700 litra për frymë;1 milion e 500 mijë ton krom; 69 mijë ton bakër; 5 milionë e 542 mijë ton hekurnikel; prodhohej pleh kimik (nitrat, superfosfat, ure)167.110 mij ton; kishim 4 fabrika letre që prodhonin 17.061 ton letër shkrimi; prodhonim 55 milion llampa elektrike; 48 milion metër linear pëlhurë baras me 18.2 meter linear për frymë;12 milion metër linear stofra;6 milion palë këpucë; vetëm në sektorin shtetëror në vitin 1981 punonin 908 mijë punëtorë në sektorin kooperativist 522 mijë vetë.
Sipërfaqja e mbjellë më 1986 arriti 586 mijë hektar, rendimenti mesatar i grurit në shkallë vëndi arriti 32.2 kuintal për hektar, misër 86 kuintal për hektar, panxhar 425 kuintal për hektar, dhe në vitin 1989, Shqipëria prodhonte 946 mijë ton drithëra.
Kishim 5 milion e 884 rrënjë ullinj.
Kishim 160 spitale nga të cilat 58 në fshatra me 5415 shtretër dhe 520 poliklinika dhe ambullanca, 692 shtëpi lindjeje me 5074 vënde, 2780 çerdhe nga të cilat 226 në fshat me 54.000 vënde.
Kishim 3206 shtëpi pushimi për punëtor ku pushonin 40.500 vetë, 4350 për pionierë ku pushonin 19.500 pionierë; kishim 39.955 mësues e petagogë.
Për artin e kulturën ekzistonin 51 institucione artistike,102 kinema.
Kishim 2135 shkencëtarë me tituj e grada shkencore.
Ushtria më 1985 kishte 22 Divizione me një efektiv, gjithsej 585.000 vetë të organizuar në 185 Brigada të ndryshme, pa futur këtu, Forcat Vullnetare, Rininë Shkollore, 5 Baza të furnizimit të Ushtrisë si dhe 5 Regjimente të Aviacioni dhe brenda 24 orëve ishte në gjendje të armatoste e t’i kishte të gatshme për luftë mbi 700 mijë forca.
Ushtria e populli përballuan 2.334 provokacione nga deti, ajri dhe toka.

-Monarkofashistët grekë, gjatë viteve 1949-1954 kryen ndaj Shqipërisë 628 provokacione nga ajri, toka dhe deti.
Më i rëndë ishte provokacioni i 1-2 Gushtit 1949.
-Revizionistët jugosllavë kryen 110 provokacione nga toka dhe deti.
Për të mbrojtur pushtetin nga Dhjetori 1945 e deri në janar 1965 ku u ndërtua baza ekonomike e socializmit, organet e sigurimi të shtetit zbuluan, kapën dhe likuduan 950 banda diversioniste me 4000 banditë të armatosur, shkatërruan 300 Organizata e grupe kundërrevolucionare me një efektiv prej 3000 pjesmarrës si dhe kapën 35 radiostacione marrëse e dhënëse.
Në këtë betejë 20 vjeçare dhanë jetën 800 heronj të heshtur.

Sot, Ushtria shqiptare nuk ka një strukturë konstante, për pasojë nuk kemi një gatishmeri konstante, e nuk mundet të krahasohemi me asnjë nga vendet perëndimore, apo në rajon.
Nuk kemi struktura rezerviste, ku të gjitha shtetet e rajonit dhe bota ka ka strukturë rezerviste dhe i përgatitë e stervitë rregullisht.
Ushtria jonë, sot është një absurd i madh pasi në radhët e saj lejohet të shërbejnë edhe njerëz me moral të dyshimtë.
Pse nuk reagojnë drejtuesit e MM dhe Shtabi i Përgjithshëm që janë nën uniformë?!

Edhe ata si pararendësit e tyre do ta pësojnë si vëllezërit Biblikë si Kaini me Abelin.

Jemi i vetmi shtet në botë që ka numërin më të madh të ushtarakëve me gradën e Gjeneralit emigrant ekonomik.
Tek ne, ka ende njerëz që janë të gatshëm të bëjnë më të keqen për t’i pëlqyer superiorit të tyre.

Xhelati i vret dhe i varros të vdekurit ndërsa, politikanët shqiptarë i kanë kthyer ushtarakët në kufoma të pakallura!

Sot, pas 32 vjetësh të vdekjes së Enverit dhe në 26 vjetorin e rrëzimit të bustit, disa individë që mohojnë identitetin janë një pakicë e papërfillshme, por, ata kanë pushtetin dhe i janë turrur me urë në dorë asgjësimit të kulturës, me flamurin e politikës së re botërore Kritikojnë, Enverin dhe Socializmin, ata tipa sekretarësh partie që t’u thoshe “Mirmëngjes”, “Të na rrojë partia” të përgjigjeshin në të gjitha dialektet.
Kanë qenë të neveritshëm!

Në “Statistikën” e vitit 1995 njëri nga sekretarët, Sali Berisha, duke dashur të shajë Enver Hoxhën ka shkruar: “Rregjimi komunist, nxiti me të gjitha mënyrat shtimin e lindjeve dhe si rrjedhojë, gjatë 50 viteve të fundit pati një rritje të vrullshme të popullsisë; trefish më të lartë se mesataria e Bashkimit Europian, pesë herë më të lartë se rritja e Italisë dhe dhjetë herë më e lartë se sa rritja e Greqisë….”. -Politika e ndjekur prej tij boshatisi Shqipërinë dhe punojmë në dhe të huaj!

-Politika e PD-së, e përgjysmoi ia uli prestigjin shqiptarit.
Sot, shqiptarit i mungon:
Siguria për të ardhmen e punës së fëmijës, pavarësisht pagës që i duhet të paguaj për arsimimin e saj.
I mungon siguria për jetën e saj, për veset që mund të marrë, si droga, bixhozi apo prostitucioni, nga nevoja për të jetuar, në pamundësi të gjetjes së një pune që t’i sigurojë jetesën.
I mungon siguria për punën.
Ka frikën për shëndetin se, në rast se sëmuret i duhen para: para për sëmundjen, para për edukimin e fëmijës, para për jetesë.
-Ndaj i duhet të bëj llogarinë se cila kushton më pak: shërimi, apo vdekja, pa marrë mjekime.
Mungon siguria në rrugë: mund të bëhet pre e ndonjë krimi, e ndonjë krimineli.
Ky i fundit mund të jetë edhe një prind si të gjithë të tjerët, që ka humbur punën, një i ri që ka mbaruar shkollën, apo akoma më keq: një njeri që ka humbur shpresën tek e ardhmja.
I mungojnë shokët, kushërinjtë, fqinjët.

Të gjithë kanë ndryshuar, janë bërë si ujqër.
Çuditërisht, i mungon Shqipëria.
I mungon drejtësia.
Të paudhët shitën gjithçka, vodhën gjithçka, dhe sot quhen politkanë, ose VIP-a.
-Politika dhe një pjesë e inteligjencës shqiptare është përgjegjeëse për këtë situatë.
Bota, po tallet me identitetin dhe historinë e kombit tonë, për të sfiduar shpirtin liridashës, të popullit shqiptar.
Kjo situate nga Perëndimi është përdorur pabesisht duke përfituar nga paaftësia jonë.
Tiranë më 05. 02. 2017
Marrë nga autori mik në fzb, zgjodhi: Fadil Shyti

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...