Home / Lajme / Radiotelevizionet e Kosovës, si dhe gazetarët e analistët janë kundër VV-së- A. Kurtit dhe Iniciativës së V. Osmanit

Radiotelevizionet e Kosovës, si dhe gazetarët e analistët janë kundër VV-së- A. Kurtit dhe Iniciativës së V. Osmanit

Se kildebilledet

Shkruan: Ragip Mexhuani

Shumica e RTV të Kosovës qendrore dhe lokale me gazetarë-analistë janë kundër VV-së dhe V. Osmanit, edhe pse dihet që shumica e popullit është me VV-në – V. Osmani. Rreth 90% e analistëve janë kundër VV-së- V. Osmani. Për VV-së janë vetëm këta analistë: Tomë Gashi, Bujar Dugolli, Rron Gjinovci, Jusuf Thaçi, Shkelzen Gashi, Vigan Çorolli, Luljeta… e ndonjë tjetër, kurse kundër VV-së janë me dhjetëra analistë. Këto RTV po i privilegjojnë edhe anëtarët-krerët e PSD-së që ishin në VV me fol kundër VV-së. Partitë që ishin në pushtet nuk kanë fytyrë. Këta edhe vota po kërkojnë. LDK, PDK, AAK, NISMA dhe AKR e shkatërruan Kosovën në çdo aspekt sidomos. i uzurpuan afër 20% të territorit të Kosovës (tokë publike 178.853ha)dhe 1.733 ndërmarrje industriale, etj. Këta pushtetarë për 21 vjet shumë borxh i kanë popullit dhe Kosovës. Këta e kanë bërë Kosovën pronë private të tyre. Kaherë është dashur të jenë prapa grilave. Bashkë me këta politikanë janë përgjegjës edhe kryeprokurorë-prokurorë, gjykatës, krerë të policisë, etj., që nuk i ndoqën – nuk i dënuan këta zhvatës të popullit dhe të Kosovës. Mjerisht këtyre pushtetarëve të shitur dhe uzurpatorë ju bashkëngjitën edhe shumë akademikë, universitete, intelektualë, gazetarë, radiotelevizione, analistë, BIK-u dhe Ipeshkvia e Kosovës. Këta pushtetarë kaluan edhe në tradhti  kombëtare, që nga viti 1999 me ndarjen e Veriut-Mitrovicës dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga andej.

Këta politikanë pranuan çka dëshiroi Serbia dhe Bashkësia Ndërkombëtare. I dhanë Maqedonisë 2500 ha, Malit të Zi 8230 ha. Po ashtu pranuan formimin e komunave serbe-asociacionin. Kështu që Kosova mbeti pa gjysmën e territorit dhe pa gjysmën e popullit duke u shpërngulur nga skamja. VV-ja që nga fillimi ishte kundër këtyre të këqijave. Kurrë këta gazetarë të radiotelevizioneve dhe analistë nuk i kritikuan pushtetarët për këto të këqija që ia sollën popullit dhe Kosovës. Nuk i kritikuan gjykatat: Kushtetuese, Supreme, gjykatat tjera që janë të kapura nga pushteti. Pse nuk i thanë Gjykatës Kushtetuese pse u lejua Albini të kandidojë në zgjedhjet e kaluara 2017, 2019, por u ndalua tash. Po ashtu nuk i thanë as Supremes, KQZ-së, PZAP-së. Partitë në pushtet edhe me KQZ-në etj., po mundohen sa të munden ta dëmtojnë VV-në- V. Osmanin edhe me vota sidomos nga diaspora. VV-ja – Albini po pengohet edhe të bëjë fushatë si nga serbët në Mitrovicë, ashtu edhe nga PDK-ja në Skenderaj. Në Mitrovicë serbët i fyen dhe i shanë Albinin dhe Vjosën, kurse në Skenderaj edhe e gjuajtën VV-në – Albinin. Përse këto media, RTV, gazetarë dhe analistë nuk e kritikuan Avdullah Hotin që tha do të punojë që VV-ja të mos vijë në pushtet dhe Albini sipas A. Hotit nuk paska pasur të drejtë të jetë as deputet dhe as kryeministër. A. Hoti në takim me Vuçiqin në Uashington te Trumpi dhe Grenelli. Ky takim ishte kundër Kosovës. Serbia u bë pjesëmarrëse në liqenin e Ujmanit. Po ashtu Kosova në këtë takim u dëmtua me njohjen e Kosovës nga Izraeli. Asnjë shtet në botë nuk i kanë ambasadat në Jerusalemin e okupuar nga Izraeli vetëm Kosova dhe SHBA-të. Bota nuk e njeh Jerusalemin kryeqytet të Izraelit. VV-ja – Albin Kurti ishte kundër kësaj marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Për këtë VV-së – Albinit ju hakmor ambasadori amerikan në Prishtinë Kosnet, i cili pati thënë: Unë i gëzohem mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe u rrëzua qeveria Kurti vitin e kaluar. Po ky ambasador dhe ndonjë ambasador tjetër e përkrahën Gjykatën Kushtetuese, KQZ-në etj., kundër VV-së – Albin Kurtit.

Prishtinë, 02.02.2021

 

 

 

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...