Home / Opinion / KUSH JE TI O ENVER HOXHAJ QË KËRKON DEBAT ME KOLOSIN ALBIN KURTI?!?!?!

KUSH JE TI O ENVER HOXHAJ QË KËRKON DEBAT ME KOLOSIN ALBIN KURTI?!?!?!

Shkruan: Xhemil Zeqiri

Në trojet shqiptare, situata është shumë e vështirë në aspektin ekonomik, kulturor, arsimor, por, më shumë se në çdo fushë të jetës, është më e vështirë në aspektin politik. Prej qëkur, VV-ja hyri në Kuvendin e Kosovës, aty  filloi një debat i gjallë me zhvillime të reja, për kërkesat përparimtare opozitare nga VV-ja. Por, kapësit e shtetit e panë rrezikun për humbjen e pushtetit dhe të privilegjeve të tyre, prandaj për 15 vite me radhë, nuk lanë, as po lënë gjë pa bërë, për t’i shtypur mendimet dhe veprimet përparimtare të Albin Kurtit dhe të LVV.

Pse po ndodhë gjithë kjo furtunë mbi supet e njoma të rinisë shqiptare në Kosovë? Albini dhe LVV-ja, i filluan, i zhvilluan dhe po i zhvillojnë betejat politike me rezistencë paqësore aktive, të bazuara me vendosmëri të qarta objektivash kombëtare me statutin dhe programin e organizatës politike LVV-ja, ndër vite, mbi një decenie ngadalë, por sigurt është shndrruar në parti serioze gjithnjë e më të fuqishme në përkrahje të masave të gjëra popullore, brenda dhe jashtë vendit. Objektivat madhore të Albinit me shokë  ishin dhe janë: me çdo kusht, me çdo çmim: djerse dhe gjaku të mbrohet Kosova dhe çështja kombëtare shqiptare nga sulmet dinake dhe të egra, tejet perfide të faktorëve ndërkombëtarë miq të hapur dhe të maskuar të Serbisë Fashiste dhe të politikanëve puthadorë “kosovarë” dhe “shqiptarë” në Prishtinë, Tiranë, në Shkup që janë bërë pengues të mjerë dhe rrënues të përparimit dhe ribashkimit kombëtar. Klasa politike në pushtet, si dikur nën tutelën e UNMK-ut dhe pastaj nën tutelën e EULEX-it gjithnjë ishte dhe mbeti servile ndaj vendimeve të padrejta tē qarqeve reaksionare ndërkombëtare, në veçanti në dëm të Kosovës dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi. Albini dhe VV nuk e lejuan këtë, dje, sot, as nuk do ta lejojnë që tradhëtitë të ngrejnë kokat e mykura edhe nesër.Duke parë e dëgjuar se çfarë po ndodhte dhe po ndodhin gjithë ato prapakthime historike dhe tradhëti, para syve të shqiptarëve dhe të opinionit botëror në konferencat euro-atlantike, Albini dhe VV me guxim dhe dituri e ngritën flamurin e rezistencës paqësore aktive. Natyrisht, gjithnjë gjatë përgaditjes, gjatë zhvillimit të aksioneve dhe demonstratave dhe pas tyre, nga regjimet anti-popullore janë ndërmarrë sulme të pandërprera; dhunë policore në sheshet e qyteteve të Kosovës dhe tortura në burgje pas burgosjes të Albin Burgomadhit dhe aktivitstëve të tjerë në veçanti ndaj figurave udhëheqëse të Lëvizjes LVV, Glaukut, Albulenës e të tjerë.Dëshmorë të atdheut nga turpet dhe krimet politike të UNMKUT dhe klasës politike “kosovare” janë Balaj dhe Xheladini, ndërsa, nga persekutimi i pandalshëm i pushtetit mafioz, Thaçi-Isa kundër LVV-së, është dhe djaloshi trim, Astrit Dehari, cili u privua nga jeta në burgun e Prizrenit.Për të shkruar këtë artikull, më detyroi gjendja e përballjes, këto ditë para fillimit të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të 14 Shkurtit, 2021. Kur jemi në këtë temë, lexuesve të nderuar ua kujtoj se; kur “kreu” i PDK-së, Enver Hoxhaj, e mori timonin e PDK-së, thënë troç, pa asnjë meritë atdhetare, “pardon”,-harrova që, e vetmja meritë e tij qenka se, ky tip-fodulli, s’është asgjë tjetër veçse, një torollak-mashtrues dhe aq më keq, një mendjepak në politikë.Ky z, kishte plot funksione kur PDK-ja ishte në pushtet, por në asnjëren prej tyre nuk ka qenë i suksesshëm.Më datë 13 janar 2016 unë bashkë me dy kushërinjt e mi, Ylberin dhe Bekimin, u nisëm për në Prizren, shkuam për një takim me ish-zv. Komandantin e UÇK-së të ZP të Pashtrikut, veprimtarin e çështjes kombëtare dhe shkrimtarin, Avdi Ibrahimi. Gjatë rrugës drejt Prevallës së bukur, bisedonim për bukuritë e këtyre maleve pitoreske shqiptare, bisedonim, për gjarpërinjt dhe hardhucat dykëmbësh, që iu kishin qepur këtyre maleve, duke i zhvatur pasuritë e atdheut. Bisedonim pra, për politikanët hajna të Kosovës, të cilët në ato shpatie pitoreske kanë ndërtuar vila luksoze dhe restorane.Po, iu thashë, – keni drejt. Kurse, ne që po punojmë 30 apo 40 vite në vende të huaja, bashkë me shokë jemi rropatur, kemi bërë gjithë ato veprimtari në shërbim të popullit dhe atdheut; për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare dhe siç thuhet: “Nuk na zë gjumi, për bashkimin kombëtar”.Ne, nuk jemi milionierë. Pse ta fshehim, ne nuk ndihemi mirë dhe për faktin që: ish-shokët na tradhëtuan, që kur e erdhën në pushtet, i kapën të gjitha levat e shtetit, vendin e varfruan, e lanë dhe pa sovranitet.Siç u pa dhe u dëgjua, disa dyzina nga ish-shokët në pushtet erdhën vetëm që të pasurohen me anë të mashtrimeve, hajnive (korrupsionit); atdheun e bënë plaçkë tregu; i shitën pasuritë e Kosovës.

Aty rreth orës 11.00 Bekimi ndaloi para restoranit, “Shar”. Sa hymë brenda, në një tryezë ishte ulur ish-Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, i cili shumë vite ka vrapuar gjyqeve i akuazuar për keqpërdorime, hajni (për korrupsion). E njihni këtë zotëriun,-iu thashë bashkëbiseduesve të mi? U shpjegova se, kush ishte…Pas pak, e pamë një xhip që hyri në oborr dhe kush na erdhën se; erdhën Kadri Veseli dhe Enver Hoxhaj. Enveri, ecte pas Kadriut, si “bubik”, këta bubikët, janë një soj qenushësh të vegjël që, plakat skandinave i shëtisin përdore me zinxhirë. Ja, shiheni atë maskarain, -iu fola kushërinjve të mi: Ky, Hoxhaj ka qenë në Vjenë, atje ka doktoruar për histori, ky z, gjatë LÇ-re, ka deklaruar: ”Nëse UÇK-ja e fiton luftën, unë do të shkoj në Beograd, te Millosheviqi do të kërkoj azil politik”?! E, tani ky pizevengu, pa pikë turpi, u palua në PDK?! Apo, e ka peng, atë fjalë të ligë, pas së cilës atëbotë, dyshoj që mund të fshiheshin dhe shumë punë të tjera të liga. Prandaj, titisto-millosheviqët e Isës e kanë dërguar në atë pozitë të lartë, që ta ketë atë parti nën kontroll. Ja, pasi Gjykata Ndërkombtare e Hagës e arrestoi Kadri Veselin, Enverin e bën si ushtrues detyre të Kryetarit të PDK-së. Tani, kjo parti krejt në heshtje, po i largon nga Lista për deputetë, veprimtarë/e të devotshëm, që kanë luftuar në radhët e UÇK-së dhe poashtu, pahetueshëm po shkrihen në një Parti me LDK-n e titisto-millosheviqianit, Isa Mustafa që, bashkë i kanë kapur institcionet e Kosovës dhe kjo u pa qartë me znj, Valdete Dakaj, si duket Enver Hoxhaj, me kënaqësi po rikthehet në ish-çerdhen e vet, ndonëse me tesere tjetër partiake. Po, çka e bënë situatën edhe më qesharake dhe më skandaloze, është fakti që, këto ditë z, i pispillosur “vjenez” Enver Hoxhaj, si “trimi” pas betejave; kërkon disa  “duele”, debate me Albin Kurtin?!?!?! Harron ky z, megalloman i rritur, i fryrë si gjel deti, i ngritur shprejt në pushtet, si kungulli,-pocërka në gardh se, për të debatuar me Albinin, i cili ka një bagazh të madh politik, mbi dy decenie veprimtari atdhetare dhe ca më pak se, 15 vite Kryetar i LVV, tani partia më e madhe në Kosovë. Albini, është dhe njëri ndër më të vendosurit atdhetar, mbështës i simbolit tonë, Adem Demaçi dhe i UÇK-së, ky duhet të ketë jo veç titullin shkencor, por edhe veprimtari të lakmueshme atdhetare dhe politike.Albini, ishte Sekretar i bacit Adem, në krahun politik dhe diplomatik të UÇK-së. Albini, e mbronte UÇK-n Heroike, jo vetëm para gazetarëve, në Gjykatën Fashiste serbe, por edhe kur Kryqi i Kuq në trysni të organizatave ndërkombëtare, kërkonte që të vizitohen pengjet e Luftës Çlirimtare, kudo që ishin në burgjet e Serbisë Fashiste. Me këtë shkrim, nuk dua të krekosem, por, për hir së vërtetës dhe lexuesve dua të rrëfej që, pandalshëm kam punuar, nga ky aspekt, me organizatat daneze. Sa për ta kthjelluar ca këtij z, Hoxhajt, po ia kujtoj disa veprimtari që e kam mbrojtur çështjen kombtare dhe atëbotë kam kërkuar të drejtën për Vetvendosje për popullin tonë:

1-Letrën e Hapur që ia dërgova Ministrit danez, Neils H.Pedersen, më 24 shkurt 1997, kur Danimarka e udhëhiqte OSBE-në, cila u botua në gazeta daneze më prestigjioze, “Politiken” dhe në “Ajbajderen”. Këtë letër e kam botuar në librin e tretë, “Në mbrojtje (diplomatike) të çështjes shqiptare, Prishtinë (shkruaje vitin e botimit) faqe, 185. Letra titullohej: Pse shqiptarëve s’ ju lejohet e drejta për VETËVENDOSJE?!

2-Jo vetëm në shtypin shqiptar, por edhe në shtypin danez e kam mbrojtur, UÇK-n Heroike.

3-Kam dërguar gazetarë dhe delegacione daneze, në nivele të larta politike dhe shkencore: që, nga Kuvendi, Ministria e Jashtme dhe Universiteti.

4-Pas këtyre letrave dhe debateve politikanë, gazetarë dhe shkencëtarë,-pra, profesorë të shquar danezë kanë bërë studime, pastaj ndryshuan qendrimet, në veçanti pasi u kthyen nga Kosova.

5-Kur titistët e sojit rugovistë, të zhytur në kënetat e lakmive, pas oreksit të pushtetit fiktiv, të futur dhe në lakun e armiqve, Kosovën e lanë në robëri, ndërsa zhurmonin kinse kemi shtet paralel me Serbinë Fashiste. Atëbotë, të gjithë ishit renditur si delet e zeza, pas “bariut” titsti-millosheviqianit, Ibrahim Rugova, i cili e kishte humbur rrugën mjegullave të shkollave të Kumrovcit, ecnit frikshëm të mekur në kolonën e tuaj të pestë, ndërsa, në ato radhē turpi ishe edhe ti, z, Enver Hoxhaj, që UÇK-n famëmdhe e quaje, “Dorë e zgjatur e Serbisë”.

6-Unë, më datë29.03.1998, me 13 organizata daneze organizova një debat publik në Sallën e Kuvendit danez, pikërisht për UÇK. Dhe, në atë debat qe i ftuar dhe Zëdhënësi Politik i UCK-së, z.Nasim Haradinaj, i cili ishte në frontet e LÇ-re, prandaj, nuk erdhi. Ndërsa, nga Unioni i Studentëve të Prishtinës, erdhi Driton Lajçi, dhe Ambasadori i qeverisë së Kosovës në Stokholm, Dr. Shaqir Shaqiri, tani i ndjerë. Për këtë debat, pati interesim të madh. Një ditë më pas, shkroi shtypi danez, më datë. 30. 03.1998 e përditshmja autoritave “Politiken” shkroi një artikull, ku veç tjerash e citon bisedën shumë të dobishme dhe sqaruese të Driton Lajçit në atë debat.

7-Zotri Dr. Prof. Hoxhaj! Unë, me përkushtim dhe seriozitet, iu jam çasur halleve të mëdha të kombit dhe atdheut. Duke ditur faktin që, ne nuk njihemi e ndiej detyrë morale të të njoftoj që, jam punëtor krahu, por që i kam botuar pesë libra, vetëm në fushën e rrëpinjt të publicistiskës. Librat e mia janë kryesisht publicistikë, ku pasqyrohen opinione, letra, debate polemika që burojnë, jo nga analiza të salloneve luksoze, por janë përmbledhje të veprimtarisë sime 40-vjeçare në mërgim, bashkë me veprimtarë të tjerë atdhetarë. Meqë, prej themelimit të LVV po përballem me këto aktivitete të pandërprera opozitare, mediat tuaja gjithnjë po mundohen të izolojnë aktivitetin tim dhe të bashkëpunëtorëve të mi.

8-Tani, dua të shtroj pyetjen: më gjeni një anëtarë me titull profesor, akademik, o mësues të shkollave fillore, o të mesme nga partitë tuaja, LDK-PDK-AAK e të tjera simotra, që i ka mbi 120 artikuj në shtypin danez, anglez, gjerman, apo në shtypin e shteteve të huaja mike dhe armike.

9-Po ti mor z, Enver Hoxhaj, si një intelektual, tani me titull akademiku, a më tregon mua, lexuesve të nderuar, por edhe elektoratit në Kosovë, të cilit bashkë me partiakët tuaj, PDK, po ia kërkoni votën; çfarë veprimtarie në shërbim të popullit dhe atdheut ke bërë ti kur ishe në Austri? Sa artikuj ke shkruar dhe ç’ veprimtari të tjera atdhetare i ke në bagazhin tënd, që të kanë nderuar dje dhe që mund të nderojnë sot dhe nesër personalitetin prej “atdhetari”, si politikan dhe udhëheqës partie në Kosovë?Dua të di dhe anën tjetër “të medaljes”, për faktin që, ty të ka dalë nami i zi, ashtu siç i ka dalë Ibrahim Rugovës nga Xërxa; qëkur me paturpësi ke deklaruar kundër UÇK-së, madje këtë e sqaron edhe partneri juaj, Bilall Sherifi i cili, veç tjerash thotë: “Hashim Thaçi, paska folur për qëndrimet tuaja, kundër UÇK-së dhe çirimit të atdheut, Enver Hoxhaj, po e pengon veprimtarinë e UÇK-së në Austri”.A mos vallë, tani ia arrite qëllimit që po e sulmon aq ligësisht, Albinin dhe LVV-n, sepse oreksi yt politik i xhepit ta thotë: ti, duhet të drejtosh Kosovën me orientime rugoviane, kah Serbia Fashiste; ashtu -siç deklarohej partneri juaj, Bexhet Pacoli se: ”Kosova, nuk mundet pa Serbinë”.

10-Ju, tani i fërkoni duart, kur mendoni që, “e keni rastin ideal”, që me ato ligjet tuaja të “drejtësisë së xhungës”, ta ndaloni Albinin, Liburnin, Albulenën, të kandidojnë për deputetë. Juve ju tmerron kthimi i Albinit si Kryeministër i Kosovës dhe i VV në pushtet. Dihet që, Albini dhe VV-ja, janë bërë si halë në sy; armiqve dhe tradhëtarëve të shqiptarizmës.

Mjerë ju, sa poshtē keni rënë, o servilë tē mjerë shqipfolës!

31 janar 2021

 

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...