Shkruan: Fadil F SH Shyti
(Parodi për neoballistët,
-bijtë e tyre ldk-istét)
–
Këta horra dhe horre politike, titisto-sllobiste, po çirren; “kemi traditë institucionaliste”,-po thoné…?!!!
Kur Kosova po digjej me zjarr e hekur, banda rugoviqe, vajtonte e mrekur…
–
Për zgjedhjet e përgjakura,
Me male të përflakura,
në luftën për liri, ah,”paqja kuislinge”,
E ngrinte kohën në Velani,
Jo, s’ju bëhej vonë…
–
Kjo farë e keqe kryeneqe, tradhëtie,
Disa përuleshin, para krajlit,
derisa u thyheshin kurrizet,
Té tjeré nê Bllacë, o né Mal të Zi…
–
Madje, me “farkistët” e vetëquajtur “ushtri”, fshiheshin pas murrizet.
Kjo ushtri e shkolluar,
Palo, profesionaliste kumrovciste…
Me ikë, kah sytë këmbët.
–
Liderucët, në fustane plakash,
Mjeranët, iknin si lepujt…
Tani këndojnë, për vete,
Himne, hëh paskan bërë heroizma!…
–
Pas betejash me kumbarët…
Pas luftës, në tavolina, krejt,
Paqësore dhe pa krisma…?!!!
Me shumë ladata trutharët.
–
LKJ, simotra LDK-ja,
Mund të fikej si cigare e lagur.
Por, qe 21 vj, Komandantët e LÇ-re,
Përfitues, lakmues për vota,
E mbajtën si kukullën, kacën e tyre.
–
-Me Unmikun, Eulexin kolonialistë…
Bashkë me serbët kolonë fashistë
Shtetin si s’ka më zi,
Pabesisht, hajnisht e kanē kapur…
–
I kam shkruar dhe Albinit,
Larg duart, nga LDK-ja,
Asgjë s’ na bashkon,
Me ligēsitë, hajnitë e tyre!
–
Po kush e dëgjon atdhetarin,
Qē aq sa helmin,-me dije,
S’i pranon, politikat lavire?!…
–
Jo!…
Me çdo kusht, as me çdo çmim,
Nuk ra, as nuk bie mjerueshëm,
Në humnera të ndyra, tradhëtie…
–
Ah!…
Mjerë, kush i voton,
Këtë soj, sorollop,-ballistësh,
Që dikur përuleshin, nën çizme fashistësh.
–
Shkretanët, ishin dhe mbetën,
Puthadorë të pushtuesve mizorë.
Krekosen me vula të lagra, kolona e pesté, Vërtet, ishin dhe mbetën servilë-debilë…
–
Ishin dhe mbetën prore, qyqarë derëzinjt e dynjesê…
Me ‘ta atdheu, kurrë nuk çlirohet,
Jo! S’ njeh fitore.
Atdheu, veç rrudhet, venitet,
Populli mashtrohet, vetéshkatérrohet…
–
Shkruan: AVDI IBRAHIMI
–
PAK FJALË RRETH NJË PARODIE SATIRIKE TÉ POETIT NË MËRGIM?!
…E veçanta e vargut poetik të parodisë “Ishin dhe mbetën”, të poetit atdhetar në mërgim, Fadil Shyti është shprehje e revoltës nëpërmjet ironisë nga tragjiko-komikja e realitetit shoqëror të atyre njerëzve që kur është atdheu në rrezik nga pushtimi i të huajit sikurse është rasti me ballistët e Zogut, o ikin nga atdheu, o bëhen një me pushtuesin.
-Prandaj, poeti ngre akuzë prej realitetit të vërejtur edhe në një subjekt politik të Kosovës siç është udhëheqja e LDK-së, që autori Shyti ndjen një ndotje ndaj shkaktarëve të kësaj fryme politike mjerane, që ky realitet nga vetë antarësia e kësaj partie politike të mohohet, e të ndryshohet kjo çthurrje morale të çfaqjes së jetës individuale, autori nxjerr elemente revolte nuk mund të duroj pa reaguar nëpërmjet parodisë “Ishin dhe mbetën”, vetëm servilë e sahanlëpirës ndaj të huajve dhe zhvatës të të mirave materiale të shtetit të Kosovës për interesat e tyre personale duke e dëmtuar rëndë interesin kombëtar të atdheut tonë, reagimi i tij bëhet në emër të ndërgjegjës së moralit njerëzor, të shoqërisë sonë, parodia në fjalë nuk është orvatje e autorit që të zgjoj ndërgjegjen e tyre që t’i ironizojë, ngase shprehja e tij poetike të tillët i dërgon në purgatorin e Dante Aligerit.
29 Janar, 2021