Home / Opinion / IBRAHIM RUGOVA MBETI NJERIU I SHEKULLIT PËR TURPET POLITIKE DHE FRIKËN E TIJ?!

IBRAHIM RUGOVA MBETI NJERIU I SHEKULLIT PËR TURPET POLITIKE DHE FRIKËN E TIJ?!

Shkruan: Fadil Shyti

IBRAHIM RUGOVA MBETI POLITIKANI
I SHEKULLIT PËR TURPET POLITIKE DHE QYQARINË E TIJ!
(Nga arkiva e shkrimeve të mia)
29. 01.2016
“Askë nuk mund ta detyrojmë të bëhet hero, Ibrahim Rugova në Beograd, ka mundur të zgërdhihej më pak”.
(Ismail Kadare)
Për këtë kritikë (parafrazimi im) Ismail Kadare qenka penduar?!!!
Pse Ismail Kadare, nuk u pendua që e sulmoi ashpër simbolin e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin?!
-E sulmoi “është enverian, m-l, si njeri qē e urren kapitalizmin, perëndimin, që është i gatshëm të sakrifikojë popullin për teket
e tij”, -e, të tjera broçkulla; madje shkoi gjer atje, derisa ra në humnerat e mërive të kota personale; sa té dyshonte për heroin tonë, Adem Shqipërinë, pse nuk e vranë çetnikët serbë?!
Habitej i gjori Kadare, atje nga pallati në Paris; sepse ai se kuptonte dot, që Adem Demaçi ishte  si Anteu, ishte i patundur që,-kur Ibrahim Rugova me suitën e tij, iku si dikur Ahmet Zogu në Beograd, ky ra si qyqar në prehërin e S.Millosheviqit, kur të gjithë llapaqët pacifistë ikën nga Prishtina dhe nga qytetet dhe katundet e Kosovës, drejt Bllacés, Morinit dhe Malit të Zi, i madhi Adem Demaçi, nuk fshihej në bodrumet me perdet blu e rozë, por, si vigan ecte midis Prishtinës, i kalonte postblloqet (punktet) e milicisë serbe.
Bacin Adem, nuk e përshëndeste milicia armike, siç e nderonte “mikun e devotshëm, njeriun e shekullit” të Ismailit, Ibrahim Rugovën,-por, e ndalonte, e legjitimonte, e kontrollonte, e fyente rëndë dhe jo vetëm kaq, atij burri të pathyeshëm, katër herë ia drejtuan grykat e automatikëve në gjoksin e tij prej graniti. Kur e shanin rëndë, ay u thoshte: “Mos më shani, ja ku i keni automatikët, çka po prisni, ngrihni këmbëzat e tyre, ja ku jam,  më vrisni, duke bërë këtë, ju më nderoni; unë nuk largohem nga vendi im”,-ashtu, i vendosur për flijim, ua shpaloste gjoksin si dikur Mic Sokoli, mbi topin e osmanllinjve pushtues.
-A mund ta merrte me mend atēboté, këtë heroizëm “parisieni” Ismail Kadare?!
Besoj se, jo. Prandaj, duke matur me kutet e tij dhe të  mikut të tij, I.R, paturpësisht shprehu dyshime, “pse  serbët nuk e vrisnin heroin Adem Demaçi”?!!!!
-Ashtu, merramendshëm, i dehuri nga lajkat e miqve perëndimorë, krejt pa arsye, krejt pa fakte, e sulmoi heroin kombëtar, me të tëra bateritë e huaja,-me mëritë prej një “politikani” servilë, indiferentë, që donë të majmet, e t´ia hedhë historisë së popullit të tij, me ata 100 flamujt ideologjikë, politikë, diplomatikê e të tjera prej kameleoni.
Gjithnjë, sipas interesave të tij, porsi meteorolog, kinse, “i shpëtimit” të lëkurës së tij, sepse, “paska qenë shumë i rrezikuar”?!!!
Por në fakt, ishte i rrezikuar vetëm nga hija e tij!…
I. Kadare, si njeri pakurrizor, i ka lakuar qëndrimet e tij, si dordolecët që bujqit i qesin ca kanaçe apo arna, për t´i trembur sorrat, gjithnjë ka anuar kah kanë fryrë dhe po fryjnë erërat politike, sipas përfitimeve të tij personale dhe klanore!…
Vetëm për faktin që, i madhi, Adem Demaçi nuk e pranonte dot, Marrëveshjet tradhtare të Rambujesë dhe të Parisit më 1999, e cila sipas Rezolutës së OKB-së, 1244 , Kosovën e trajtonte, madje, edhe sot e sot e trajton si pjesë territoriale të Serbisë.
-Jo rastësisht, bota imperialiste, me në krye miken e vjetër të Serbisë Fashiste, Francën, Rusinë -bile, bashkë edhe me 5-shen e shteteve të Europës që, s’e njohin Republikën e Kosovës, qëllimisht e lanë në lidhje me njëmijë fije të forta, ekonomike, politike, të pashkëputura me Serbinë.
-Tani, delegacionet mjerane nga liderucë-galucët demonë-kratë dhe qeveritë kuislinge si kjo e isë-hashimëve në Prishtinë, po detyrohen të ruajnë paqen në rajon; pra, këta çobenët e paqes dhe të marrët e politikave “largpamëse” apo më sakt të politikave reaksionare, ibro-kadareiane,-Kosova, qe 16 vite po ballafaqohet me lëshime (kompromise) të detyrueshme dhe të lakmive të tyre personale, partiake, e të tjera mendjepake,-që nga shumë aspekte po shpiejnë gjer në tradhti kombëtare shqiptare.
-Pendimi i I. K, ndaj Pjetër Rugovës, është dhe një pasqyrim, i mosreflektimit pozitiv të tij drejtuar në burimet e duhura shqiptare, por, në rrjedhat andej kah rrjedhin “fuqishëm” gjirizet serbofile-barbare…
Shkurt, këtë ikje nga e vërteta,-e cilësoj një maksimë: një i pacipë i “i gallë”, pendohet, ndaj të pacipurit të vdekur, madje edhe për së gjalli, për të bëmat e prapësi-ligësive të tij politike!…

29 Janar, 2021

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...