Home / Opinion / VENDLINDJA NË RREZIK – MËRGATA THËRRET !
Aktiv

VENDLINDJA NË RREZIK – MËRGATA THËRRET !

 

Billedforhåndsvisning

Ali Mehmeti, Gjenevë, 28 janar 2021

Në kaosin juridik, të krijuar në Kosovë, tani e tutje mund të priten çfarëdo vendimesh nga institucionet e juridiksionit. Dhe si paradoks, në këtë situatë na futi ajo gjykatë që kishte për detyre të kujdeset që kjo mos të ndodh, pra Gjykata Kushtetuese e Kosovës. E përdhosi sigurinë juridike duke nxjerr vendim të ndryshëm për situatë të njëjta, madje duke u shndërruar edhe në gjykatë penale që shqipton dënime, që edhe unë si qytetar e kuptoj se nuk mund të qëndroj. Madje duke shqiptuar njërin nga dënimet më të rënda, që është heqja e njërës nga të drejtat themelore njerëzore, e drejta për të qenë i zgjedhur, pa vendim të një gjykate penale.

Brenda më pak se 72 orësh pritet edhe një vendim tjetër, tani nga Gjykata Supreme e Kosovës e cila është para dilemës a ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të nxjerr nga 9 gjykatës (njëri prej tyre në listën e Interpolit) apo ta zbatoj Kodin Penal të Kosovës i cili ishte në fuqi në momentin e “krimit” dhe vendimin e vet paraprak, nga viti 2017 në rastin e Zafir Berishës. Apo edhe kjo gjykatë do nxjerr vendim ndryshe për situatë të njëjtë? Gjykata Supreme e Kosovës e ka në dorë ta kthej sadopak dinjitetin dhe integritetin e nëpërkëmbur të gjykatësve të shkaktuar nga kapja e sistemit gjyqësor. Le të marrin shembull nga gjykatat amerikane që njëzëri refuzuan pretendimet e pa argumentuara të Trump për vjedhjen e zgjedhjeve dhe për një moment le të mendojnë, pas asaj që pamë në Kongresin amerikan, se çfarë do të ndodhte sikur këto gjykata të ishin në çakordim me njëra tjetrën.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tanimë është jashtë afateve të parapara me ligj. Data 25-27 janar ishte paraparë për ankesa dhe kundërshtime ndaj gabimeve eventuale në listat e votuesve, kurse listat e votuesve jashtë vendit nuk janë publikuar ende. Sipas dinamikës së hapjes së postës elektronike, thirrjeve telefonike dhe regjistrimit të votuesve, është pyetje e madhe se a mund të përfundoj para fillimit të datës së votimeve që është 2 shkurti. Janë në pyetje afër 200 mijë aplikime dhe gjer me sot janë regjistruar një e katërta, kurse bëhet fjalë për më së paku 150 mijë votues. Drejtat e tyre tashmë janë shkelur, pasi po ju mohohet e drejta për ankesë për shkak të afateve të shkelura.

Pushtetarë dhe gjykatës, nxirrni vendime adekuate, shtyni zgjedhjet, zgjidhni lëmshin juridik të krijuar dhe mos lejoni rrëshqitjen në kaos, jo vetëm juridik! Sepse, as regjisorët, as asistentët e këtij kaosi, mund të mos përfitojnë.

VENDLINDJA NË RREZIK – DIASPORA THËRRET !

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...