Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend.
Ajo përmes një postimi në Facebook tha se Kryetari i LDK-se dhe kandidati i tyre për kryeministër Adullah Hoti janë në panik dhe andaj kërcënojnë e flasin gjëra që as vet s’i besojnë.
Nagavci ka komentuar deklaratat e Isa Mustafes, i cili dje doli në mbrojtje të KQZ-së dhe akuzoi Presidentën në detyrë – Vjosa Osmanin.
Zt.Mustafa dje doli në mbrojtje të Kryetares së KQZ-së, ndonse të gjithë ishim dëshmitarë të shfaqjes së turpshme kur zn.Daka bashkë me përfaqësuesit politikë të LDK-së e PDK-së, jo vetëm se nuk miratuan rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por dhe e rrëzuan atë. Ndërsa sot iu paska vërsulur me gjuhë linquese e kërcënuese u.d së Presidentes, zn. Vjosa Osmani, shkruan Nagavci.
Nagavci tha se LDK-ja do të bëntë cmos që pushtetin ta mbante për vete derisa komentoi deklaratën e Avdullah Hotit, i cili dje tha se “Do të kujdesemi që kurrë të mos i lëmë LV të vijnë në pushtet.”
Postimi i plotë i Nagavcit në Facebook:
Klasa e stërvjetruar politike e LDK-së në panik
Të vetëdijshëm për ndëshkimin që do të marrin nga qytetarët për tradhëtinë e tyre, shefi i LDK-së, zt. Isa Mustafa dhe kandidati për Kryeministër nga kjo parti, zt.Hoti janë në panik dhe andaj kërcënojnë e flasin gjëra që as vet s’i besojnë.
Zt.Mustafa dje doli në mbrojtje të Kryetares së KQZ-së, ndonse të gjithë ishim dëshmitarë të shfaqjes së turpshme kur zn.Daka bashkë me përfaqësuesit politikë të LDK-së e PDK-së, jo vetëm se nuk miratuan rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por dhe e rrëzuan atë. Ndërsa sot iu paska vërsulur me gjuhë linquese e kërcënuese u.d së Presidentes, zn. Vjosa Osmani.
Ndërkohë që zt. Avdullah Hoti i cili mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeministrit, ndonëse ligjërisht asnjëherë s’ishte Kryeministër, paska deklaruar: Do të kujdesemi që kurrë të mos i lëmë LV të vijnë në pushtet.
E dimë se po të pyeteshit ju e ata sikurse ju edhe do të bënit çmos që pushtetin ta mbanit për vete, për privilegje e përfitime. Fundja këtë e pamë më 25 mars kur rrëzuat Qeverinë legjitime Kurti për të uzurpuar pushtetin, por koha juaj ka përfunduar.
Ju s’keni as kapacitet e s’do keni më asnjëherë mundësi të tradhtoni vullnetin e qytetarëve, sepse më s’ju beson askush.
#QeveriaKurti#
krejtdhedrejt