Home / Histori / Kush duhet të vendosë  për të ardhmen e Kosovës?
LV

Kush duhet të vendosë  për të ardhmen e Kosovës?

/Ribotim nga Arkivi/
LETËR E HAPUR
Kopenhagë, 05.10.2005
Këto ditë pritet të publikohet raporti për situatën në Kosovë, raport ky i përpunuar për sekretarin gjeneral nga Kai Aide. Raporti do të përmbaj njoftimin se sa shqiptarë i kanë plotësuar kërkesat e të ashtuquajturave standardet e demokracisë dhe të drejtave të një riut, të cilat OKB-ja i ka vendosur që t`i ndërlidhë drejtpërsëdrejti me çështjen e së ardhmes së Kosovës.
Para 6 vitesh u nënshkrua Marrëveshje e Rambujës, në emër të popullit shqiptar pa u paraqitur fare një debat të gjerë popullor. Përfaqësuesit shqiptarë u detyruan ta nënshkruajnë këtë marrëveshje dhe pastaj t`i proklamojnë popullit se çështja e statusit të ardhshëm të Kosovës u zgjodh! I premtuan atij se kjo do të zgjidhet sipas vullnetit të popullit!…
Por në vend të zgjedhjes së çështjes kaq madhore; pasoi persekutimi i një milion shqiptarëve dhe luftërat në Kosovë: 120.000 shtëpi u dogjën nga militarët serbë, 20.000 gra u dhunuan, 12.000 persona u vranë. Pas luftës, zot i pushtetit real u bë UNMIK-u. Asnjë nga premtimet për shqiptarët nuk u realizuan, 3000 persona të zhdukur ende nuk janë gjetur. Kosova vazhdon të jetë nën kontroll të UNMIK-ut. Sot, papunësia në Kosovë ka arritë në 70%, shumë më lartë se në ndonjë vend tjetër në Evropë. Sipas Bankës Botërore, Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka zhvillim ekonomik( rritje ekonomike). Sistemi arsimor po bie. Edhe pse numri i të rinjve është në rritje, numri i studenteve ishte shumë më i vogël në vitin shkollor 2004/2005 se në vitin shkollor 1998/1999, në kohën kur studentët dhe mësimdhënësit shqiptarë ishin në kacafytje të përditshme me policinë serbe. Krahas kolapsit ekonomik kriminaliteti ekonomik zgjerohet para syve të UNMIK-ut.
Zhvillimi në Kosovë vazhdon krejtësisht në rrugë të gabuar.
Unë kam një njohuri solide për Kosovën, por nuk mund të përmend se asnjë lëmi ku shqiptarët kanë një gjendje të mirë.
Frustrimet po shtohen dhe gjendja mund të ndryshojë shumë shpejt, në eskalimin e demonstratave të mëdha si në vitin 2004 ku shumë persona humbën jetën.
Më lejoni t’ju kujtoj se pas konfliktit të përgjakshëm ish-udhëheqësi i UNMIK-ut, Hari Holker, pat premtuar se do t`i shqyrtoj ankesat e popullit (qytetarëve) kundër policisë dhe ushtarëve për reagimet e tyre brutale ndaj demonstratave paqësore. As edhe ky premtim i UNMIK-ut nuk u realizua. Në një varg rastesh UNMIK është sjellë shumë ashpër ndaj aksioneve paqësore të shqiptarëve. Shumë persona, vetëm se kanë organizuar demonstrata, për shprehjen e mendimit të lirë, janë arrestuar nga UNMIKU-u. Veprojmë që janë të mbrojtura me ligj në Danimarkë.
Por, kush i mbron shqiptarët në Kosovë?
Habia më e madhe mendojmë ne është kur komuniteti ndërkombëtar është kur ju mendoni se për çështjen e Kosovës do të vendosë OKB-ja e jo populli i saj, na mendojmë se kjo është antidemokratike.
Për ardhmërinë e Kosovës duhet të vendosë populli i saj!
Dihet historikisht deri sot që çdo herë kufijtë në Ballkan janë ndryshuar, e kurrë s´ janë pyetur shqiptarët. Popujt tjerë në ish-Jugosllavi kishin të drejtë që të vendosin për fatin e tyre me anë të Referendumit. Edhe shqiptarët, unanimisht, kërkuan lirinë e tyre përmes një Referendumi në Kosovë, por fuqitë e mëdha refuzuan të njohin rezultatin. Dhe nga atëherë zhvillimet morën kahen e gabuar dhe gjendja në Kosovë vazhdon të keqësohet.
Pse Danimarka nuk e përkrah idenë që shqiptarët të dëgjohen dhe vetë të vendosin për fatin e tyre përmes një Referendumi, të vendosin vetë për të ardhmen e Kosovës?!
Në zgjedhjet e fundit në Kosovë që kanë marrë pjesë më pak se 50%, nga shumë qytetarë të Kosovës, ka pasur ankesa dhe j anë cilësuar si jo demokratike për faktin se nuk kanë pasur mundësi të votojnë për kandidatin e dëshiruar pasi që është dashur të votohet vetëm për partinë me lista të mbyllura. Një gjë e tillë s´do të ishte e mundur në Danimarkë.
Si rezultat i kësaj situate kritike në Kosovë është themeluar Lëvizje për Vetëvendosje; nën udhëheqjen e Albin Kurti – ish lider i Lëvizjes Studentore të vitit 1997/1998, i cili ishte burgosur nga policia serbe gjatë bombardimeve të NATO-s dhe u lirua vetëm pas përfundimit të luftës.
Albin Kurti dhe kjo Lëvizje që e udhëheq Ai, shprehë pa dyshim, dëshirën për VETËVENDOSJE të shumicës së popullit shqiptar në Kosovë.
Mendojmë se është ide antidemokratike që të organizohen negociata në qarqe të ngushta nga politikanë të zgjedhur; por kërkojmë të dëgjohet vullneti i populli të Kosovës për herë të parë në histori se si e dëshiron të deklarohet, të përcaktohet për ardhmërinë e vet.
Me nderime!
Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje!
Xhemil ZEQIRI, Kopenhagë
Se kildebilledet

Gëzim MEKULI, Norvegji

Se kildebilledet

Fadil SHYTI,  Suedi

Se kildebilledet

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...