Home / Lajme / DEGRADIMI I PROCESIT ZGJEDHOR NGA VALDETE DAKA

DEGRADIMI I PROCESIT ZGJEDHOR NGA VALDETE DAKA

Se kildebilledet

Sami Kurteshi

Rreziku i degradimit të procesit zgjedhor për zgjedhjet e datës 14 shkurt 2021, nga kryesuesja e KQZ Valdete Daka, është evident.
Pas mashtrimit publik të Gjykatës Kushtetuese për rastin e deputetit Etem Arifi, mashtrimit e falsifikimit të fakteve e dokumenteve drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shtyerjen e zgjedhjeve në Podujevë, si dhe manipulimeve, keqpërdorimeve e pengesave të tjera në KQZ, sidomos në lidhje me aplikimin nga Mërgata, Valdet Daka në cilësinë e kryesueses së KQZ si organ kolegjial, po vazhdon me veprime destruktive e të kundërligjshme të minojë procesin zgjedhor për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Pas ndërhyrjeve brutale në fushëveprimin dhe funksionin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikimin (ZRPPC), si dhe pas kërcënimeve brutale, frikësuese dhe të rrezikshme, të sinkronizuara me anëtarët e KQZ nga LDK dhe PDK ndaj Drejtorit të ZRPPC, Yll Buleshkaj, kryesuesja e KQZ Valdete Daka, në mënyrë arbitrare, autoritare dhe të kundërligjshme, faktikisht ka suspenduar rolin e ZRPPC dhe të drejtorit të saj Y. Buleshkaj, duke marrë përsipër komunikimin me PZAP, pa autorizim dhe vendim formal e real të KQZ, lidhur me ankesat dhe përgjigjet në lidhje me certifikimin e subjekteve politike dhe listat e kandidatëve për zgjedhjet e datës 14 shkurt 2021.
Keqpërdorimi brutal i institucionit të KQZ dhe i policisë së Kosovës nën urdhërat dhe diktatin e LDK, për qëllime politike-partiake nga Valdete Daka, që ishte ftuar gjoja për mbrojtje nga sulmet e sajuara artificialisht ndaj personit të saj, po me qëllimin e vetëm frikësimin e drejtorit të ZRPPC dhe anëtarëve të tjetë të KQZ, duke shkelur betimin për profesionalizëm, paanshmëri dhe neutralitet partiako-politik, është duke rrëshqitur pashmangshëm në veprime penale, me qëllim të degradimit të procesit zgjedhor, përmes nxitjes së konflikteve dhe eksceseve politike, administrative e personale. Megjithë afatet e shkurtuara, Valdete Daka refuzon thirrjen e mbledhjeve të KQZ për trajtimin e çështjeve, temave dhe problemeve që kërkojnë vendimmarrje dhe zgjidhje nga KQZ si organ kolegjial dhe jo veprime personale, arbitrare, autoritare, të kundërligjshme e të pautorizuara nga KQZ.

Ftojmë institucionet shtetërore kompetente, në veçanti prokurorinë e shtetit, që të përcjellin me vëmendje dhe kujdes të shtuar veprimet kundërkushtetuese e të kundërligjshme të Valdete Dakës me qëllim të pengimit të procesit zgjedhor për zgjedhjet e datës 14 shkurt 2021.

No photo description available.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...