Nga Arflet Selmani
Thonë do ta luftojmë korrupsionin- ata që janë më të korruptuarit dhe qi i kanë vendosur themelet e tij!
Thonë do të kemi ngritje ekonomike- ata të cilët e kanë shtrirë për toke ekonominë e shtetit!
Thonë do ta ngrisim nivelin e arsimit- ata që e ulën deri në nivelin zero!
Thonë do ta krijojmë atë që quhet shteti i së drejtës- ata që edhe drejtë nuk ecin!
Thonë do të krijojmë institucione fuksionale- ata që e pamundësuan për vite të tëra një gjë të tillë!
Në fakt këta duke dashur të tregojnë për të mirat që do të bëjnë në mandatin e radhës, tregojnë për krejt të këqijat që i kanë bërë vendit për shumë mandate të shkuara!
