Home / Opinion / Ç’ËSHTË ME POPULLIN SHQIPTAR EDHE HERONJËT I SHËNDRROHEN NË TRADHTARË

Ç’ËSHTË ME POPULLIN SHQIPTAR EDHE HERONJËT I SHËNDRROHEN NË TRADHTARË

 Shkruan; Dr. Musa Krasniqi
23 janar 2021
Shkatrrimi i BRSS-ës dhe Paktit të Varshavës e “shkriu” ndarjen e “hekurt” të Evropës dhe u dha mundësi ndryshimëve pozitive demokratike në shumë pjesë të Evropës. Këtë më së miri me politikanë të mençur e shfrytëzuan gjermanët me bashkimin e dy Gjermanive.
Shanca i erdhi edhe shqiptarëve në Gadishullin Ilirik sepse edhe Jugosllavia filloi të “shkrihej” jo demokratikisht por me luftë.
Keto dy “shkrirje” – i Evropës dhe Jugosllavisë as ëndërr nuk mund të shihëshin pa shkatërrimin e BRSS-ës.
Çka ndodhi të shqiptarët në këtë momentum të madh historik ?
Në Shqipëri erdhi një mafi politike që në vend se t’i “ferkonte duart” e të mendonte, ja më në fund n’a erdhi dita edhe ne shqiptarëve, duke e ditur që më shumë së gjysma e kombit jetonte në trojët e veta jasht kufive të Shqipërisë, u muar me të kunderten- u vu në sherbim të armiqëve të kombit.
Kjo mafi politike në vend se t’a ruante e ngriste Shqipërinë edhe më lartë se ku ishte në at kohë, me gjakftoftësi zgjodhi mënyrën e porositur armiqsore – shkatërrimin dhe djegëjen e çdo gjeje në vend. Kjo mafi politike zgjodhi porositë grabitqare të fqinjëve – dobesimin e nënës Shqipëri për ti zvogëluar e fundosur shpresat për liri të pjesës së kombit jasht kufive, pjesë e cila e deshironte Shqipërinë të qetë, të fortë e më të fortë sepse ditët e mundësive për kombin ishin në ardhje.
Ishte e çuditshme dhe shumë e dhimbëshme se si një popull aq i shkolluar u shëndërrua në “kope delesh” që i shkonte “ujkut” pas deri në vetvrasje. Edhepse njeriu “ujk” nga goja nxirrte “flakë e tym” përçarës e nxitës për popullin shqiptar për shkatërrimin e vendit, prapsëprap njerëzit i shkonin pas si të dehur.
Mafiozët politik me qellim, e me porosi të armiqëve e sollen Shqipërinë shumë herë buzë egzistencës si shtet, mu në vitet e mundësive historike për kombin. A ishte kjo rastësi ?
Paramendoni po të udhëhiqej Shqipëria nga njerëz të urtë me mendje të mençura e të shëndosha e të kalonte Shqipëria në demokraci pa dhimbje e pa pasoja me njerëz të tillë dhe jo me tradhtare që nga vitet e nëntëdhjeta të fundshekullit të kaluar, si do të ishte Shqipëria e kombi shqiptar sot në Gadishullin Ilirik.
Në Kosove LDK-ja u krijua me 1989 dhe shërbeu si lidhje humanitare për shqiptarët ndersa politikisht si dekor demokratik e lehtësuese (“flladitëse”) për Jugosllavinë e Serbinë.
LDK-ja ishte mohuese, sabotuese dhe kundershtuese e fuqishme e UÇK-ës deri në çmenduri. LDK-ja asnjëherë në historinë e saj nuk e ka trëmb Serbinë nga Kosova.
Sot as n’mot askush t’mos mundohet kot t’i trilloj lavdi udhëheqësisë së LDK-ës sepse e nençmoni UÇK-én ? Këtë nuk do t’a pranojnë gjeneratat e ardhëshme e as historia.
LPK-ja e UÇK- ja (janë të pandashme) ishin dhe do të mbesin në histori si “yjët” e kombit – më e mira që i ndodhi popullit shqiptar në historinë e re. Pa UÇK-ën sot Kosova nuk do të kishte as autonomi.
Çka ndodhi pas luftës së UÇK-ës ?
E pabesueshme ca heronjë – udhëheqës të UÇK-ës, pas lufte u shëndërruan në tradhtarë.
Nga etja e sëmurë për pushtet, pasuri e nam, ca krerë të UÇK-ës, pasluftës “shkelen me të dy këmbët” mbi amanetët e deshmorëve e u shëndërruan fillimish në “bajraktarë” që gradualisht filluan t’a “luftonin” njëri tjetrin.
Për qellime jo popullore u ndanë me njëritjetrin dhe herë njëri, herë tjetri e herë i treti bashkëpunuan me LDK-ën, kundershtarin e tyre të dikurshem të përbetuar politik.
“Bajraktarizmi” i krerëve të UÇK-ës solli dobësimin e krahut të luftës në politikëbërje në Kosovë e si “rezultat” i kësaj erdhi Kushtetuta e Kosovës nënçmuese për shqiptarët që ishte kompromis servil me të huajt.
Republika e Kosovës u shpall dhe u pranua nga aleatët (që n’a ndihmuar në luftë) dhe shumë shtete tjera me kufitë qe dihëshin me parë.
Pamvarësia e Republikës së Kosovës u legjitemua edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës poashtu me ata kufi.
Gjithçka ishte në anën tonë dhe ipte shpresë që në të ardhmen edhe Kushtetuta mund të përmirësohet.
Politikanët tanë u shëndërruan në tradhtarë, i dhanë pjesë Kosove, Maqedonisë e Malit të Zi dhe pranuan “Zajednicen serbe”.
Politikanët tanë u pasuruan padrejtësisht. Edhe kjo është tradhti.
Po të punonin politikanët tanë të krahut të luftës së bashku, që nga fillimi i pasluftës pa hile, pa bajraktarizma, pa vjedhje dhe po të kishin një parti të vetme në konkurencë ndaj LDK-es, Kosova do të ishte më e fortë, respekti nga aleatet do të vazhdonte. Nuk do të kishte nevojë për servilitet as ndaj aleateve e as ndaj Serbisë dhe me siguri rezultatet më të mira nuk do të mungonin.
Koha tregoj që mendja e krerëve të luftës, në kohën e pasluftës nuk perkonte fare me nivelin e nevojave dhe meritave të popullit shqiptar. Thjesht mendjet e politikanëve të pasluftës ishim shumë-shumë të “vogla” në krahasim me kërkesat dhe momenti i historisë në të cilin ishte kombi. Populli shqiptar kishte nevojë për politikan të kalibrit të Ukshin Hotit që e humbem.
Po të vepronin mirë politikanët e pasluftës edh e Albin Kurti do të ishte në mesin e tyre opo nuk do të ishte fare në politikë.
Albin Kurti krijoj VV-ën për shkak të keqbërjeve politike dhe mosberjeve të punëve të mira politike që duhëshin bërë. Albini dhe VV-ja janë në politikë si domosdoshmeri.
Politikanët e pasluftës me mendje politike të kufizuar tashme ka kohë që të gjithë janë bërë bashk, jo për t’a kundershtuar Serbinë por për t’a kundershtuar Albinin. Këta politikanë ka kohë të gjatë që janë bashkuar edhe me rivalin e tyre me parë skajshmerisht të pa pershtatshem LDK-ën, vetem e vetem për qellime të ulta karieriste por edhe për shkak të të “palarave” të bëra më parë – qe ato mos të zbulohen e denohen. Këta të gjithë së bashku kanë deshmuar së edhe ndaj Serbisë janë në gjendje të bëjnë lëshime, vetem e vetem që mos të lejohet ardhja në pushtet e Albin Kurtit. A nuk është edhe kjo tradhti ?
Këta politikanë tradhtarë Kosovën e kanë bërë si një “Jugosllavi të Vogël” ku njerëzit e mirë janë të diskriminuar politikisht dhe ekonomikisht dhe të detyruar të largohen nga atdheu si në kohën e Jugosllavisë e Serbisë.
A është kjo tradhti ?
Rritja masive e perkrahjes popullore për Albinin i tmerron kundërshtarët e til patologjik politik. Ata përmes shtetit të “kapur” po bëjnë çmos për t’mos e lejuar Albinin të kandidoj si deputet e as kryeministër.
A nuk edhe kjo ligësi e tradhti?
Politikanët e Shqipërisë pozitë-opozitë nuk i duan politikanët jo korruptiv e jo tradhtarë të Kosovës sepse nuk janë vet të tillë.

Populli shqiptar si në Shqipëri poashtu edhe në Kosovë ndodhet para një dileme të madhe – të pranoj këtë statusquo nënçmuese, poshtëruese e pa shpresë apo të “shkundet” njëherë e mirë në një levizje – protestë paqësore që kurrë më mos të lejoj të dalin në “skenë” politikanë tradhtarë. Fatkeqësisht kjo është tepër e rrezikshme tani për tani për shkak të pandemisë.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...