Home / Të ndryshme / VDIQ KRYEFATKEQËSIA E KOSOVËS !

VDIQ KRYEFATKEQËSIA E KOSOVËS !

Se kildebilledet

Zeqir DURAKU

(Ribotim)

…Kosova ka edhe shumë “fatkeqësi” tjera…
veçse, jam i bindur shumë dhe plotësisht
se, KRYEFATKEQËSIA e Kosovës
-vdiq më 21 janar 2006; ndërkaq, që
vdekja e KRYEFATKEQËSISË së Kosovës
u shpall vetëm më 26 të muajt në fjalë!

ZVJERDHJE NË RRJEDHJE
Qe prej sot, më 26 janar 2006
fjala “DËSHMOR” në Kosovë
u shkel me të dyja këmbët
dhe u fëlliq keq e paq!?!
Ju dëshmorë TË VËRTETË të Kosovës
ngjalluni edhe njëherë, e ejani në jetë
dhe tregojani -se ku e ka vendin
QYQOQYQ-Rugovës që po iu komprometon
e fëlliqë aq e kaq KEQ…
Sa s’thuhet as më tëra fjalët!!!
26.01.2006

U FËLLIQ F J A L A “DËSHMOR”!
Që prej sot, më 26 janar 2006
fjala “DËSHMOR” në Kosovë
u shkel me të dyja këmbët
dhe u fëlliq, jo vetëm… KEQ!?!
Ju dëshmorë TË VËRTETË të Kosovës
NGJALLUNI edhe njëherë e, ejani në jetë
dhe tregojani -se ku e ka vendin
QYQOQYQËS së Kosovës
që po ju komprometon e fëlliq KEQ!!!
Nuk po e thërras popullin dot
që në këtë ditë të zezë, juve t’iu dalë zot
sepse, kur ju luftonit me pushkë në dorë
për Kosovë; nëpër malet dhe fushat e Kosovës
…shumica e popullit -ju URRENTE juve
haptas dhe fshehtë, dhe
-e përkrahte QYQOQYQËN e Rugovës!?!!!
26.01.2006

U ÇSHENJTËRUA SHENJTËRIA!
Qe prej sot, më 26 janar 2006
fjala “DËSHMOR” në Kosovë, u fëlliq
dhe u shkel me të dyja këmbët!?!
Ju dëshmorë TË VËRTETË të Kosovës
ngjalluni edhe njëherë
e, ejani në jetë…
dhe tregojani se ku e ka vendin QYQOQYQËS
që, jo vetëm po ju komprometon e fëlliq
-aq e kaq keq!!!
Nuk po i drejtohem popullit, -o dëshmorë
që t’iu mbrojë e shpëtojë nga kjo hata e kohës
sepse, kur ju luftonit me pushkë në dorë
për çlirimin dhe LIRINË e Kosovës
-populli i shpërkëndyer prej vetë
QYQOQYQOQYQËS së Rugovës
fshihej nëpër tavane, nëpër bodrume
e, nëpër bira e birucka të minjve
…Ose, ikte prej shkijve
-edhe deri në fund të BOTËS?!!!
26.01,2006

E KEQJA ËSHTË …EDHE E PAMEND!
Ata, që edhe Ibrahim Rugovën
mëtojnë ta bëjnë “DËSHMOR”
…dhe e varrosin në varrezat e dëshmorëve,
pa dyshimin as më të vogël, se janë
jo vetëm shkelës e përdhosës të së vërtetës
dhe armiq të dëshmorëve të Kosovës!!!
…Ç’prej se dëshmorët po e durojnë
dhe po e pranojnë -edhe Ibrahim Rugovën
në mes të tyre, për mua
dëshmorët më nuk janë tjetër -.veçse QYQE!?!
Që prej se -edhe Ibrahim Rugovën
e shpallën “DËSHMOR”
-për mua… edhe luanët u bënë qyqe
dhe, …qyqet -u bënë LUANË!?!!!
22.02.2006

EDHE MË ZI SESA MARRËZI DHE ZIII!
Në qoftë se Ibrahim Rugova
ka qenë “trim”, siç nuk po kanë turp
disa, jo vetëm të thonë…,
-atëherë, as fjalët: frikacak, frikakeq,
trembalak, lalash, e tjera të ngjashme
s’duhet edhe më të ekzistojnë !
…Edhe Ibrahim Rugova në pastë qenë trim
siç, disa po mundohen ta shesin me tellall,
atëherë -as lepujt s’bën të quhen edhe më lepuj
-por, -LUANË!?!
Në rastë se ka qenë TRIM edhe Ibrahim Rugova
sikurse po guxojnë të thonë e po thonë disa
atëherë, -as fjala F R I K Ë
s’ka pse të ekzistojë …edhe më!?!
26.02.2006

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...