Home / Histori / RRENAT E MËDHA TË HISTORISË: “MBRETËRIA E BULLGARISË PERËNDIMORE” DHE “KËSHTJELLA E SAMOILIT” NË OHËR

RRENAT E MËDHA TË HISTORISË: “MBRETËRIA E BULLGARISË PERËNDIMORE” DHE “KËSHTJELLA E SAMOILIT” NË OHËR

(Asnjë lidhje nuk kanë bullgarët e sotëm (të sllavizuar), aq më pak grekët dhe serbët, me historinë e lashtë të qytetit të Ohrit dhe kalanë historike (antike dhe mesjetare) të tij. Historitë e mëvonshme serbe dhe bullgare, pas vitit 1878, 1913 dhe 1945, mbi këtë qytet dhe vise të tjera të Maqedonisë janë histori pushtimi, sundimi të egër, asimilimi, plaçkitje dhe terrori mbi banorët vendës, autoktonë.)
Shteti mesjetar i njohur në histori si Mbretëria e Samoilit nuk ka qenë pjesë dhe as vazhdimësi e Mbretërisë së parë bullgare, e cila është shuar përfundimisht në vitin 971, përkatësisht i është nënshtruar sundimit të Perandorisë Romake Lindore-Buzanit.*
Shteti i njohur në histori si Mbretëria e Samoilit thuhet se ka ekzistuar mes viteve 997−1014, domethënë 26 vjet pas rënies së Mbretërisë së parë bullgare nën sundimin e Perandorisë Romake Lindore (Buzanit), ndërsa me krijimin e Mbretërisë së dytë bullgare (1185) shurjen e shtetit të Samoilit e ndajnë afër dy shekuj, plot 171 vjet. Shteti i Samoilit nuk paraqet vazhdimësi të Perandorisë së parë bullgare dhe aq më pak mund të quhet “Mbretëria e Bullgarisë Perëndimore”.* Si ka mundësi të thuhet se, Vasili II, perandori i Buzanit, i njohur si “bullgar vrasës”, pas ardhes së tij në qytetin e Ohrit e paska lejuar vazhdimin dhe udhëheqjen e shtetit të Samilit nga pasardhësit e tij, pas vdekjes së Samoilit, nëse ky shtet ka qenë bullgar dhe kundër interesave të Romës Lindore-Buzanit?!
Kryeqendra e shtetit të Samoilit ka në Prespë, gjatë gjithë kohës së ekzistimit të atij shteti; aty ka qenë edhe fortifikata e tij, aty është vetëshpallur për mbret, aty edhe ka ndërruar jetë, ku mendohet se është varrosur, nga sulmi në zemër për shkak të humbjes së madhe që kishte pësuar ushtria e tij nga ushtria e Vasilit II, i njohur në histori si “bullgar vrasës”.
Në një periudhë kohore prej gjithsej 17 vjet sa thuhet se ka ekzistuat shteti i Samoilit, cila është logjika që mund ta pranojë se krahas gjithë atyre betejave të ushtrisë së Samoilit me Perandorinë Romake Lindore, në juglindje deri në Selanik dhe në ekspeditat e kësaj ushtrie për plaçkitje, djegie të shumë vendbanimeve dhe shkatërrimeve në veri, në Duklë e Dalmaci, deri në Zarë, si paska pasur kohë Samoili ta (ri)ndërtojë kalanë e qytetit të Ohrit në ato përmasa rindërtimi dhe zgjerimi sa ta mbajë emrin e tij (deri në ditët e sotme)?! Janë të panumërta burimet historike se kjo kala ka ekzistuar me gjithë madhështinë e saj së paku nga shek. V p.e.s, siç shkruan edhe Tit Livi, njëri nga autorët më të shquar romakë që ka shkruar për atë periudhë.
Kalaja e Ohrit asnjëherë nuk ka qenë qendër e Mbretërisë së parë bullgare, as e shtetit së Samoilit, kinse vazhdimësi i saj, të cilat nuk kanë pasur asnjë vazhdimësi historike (kohore) dhe as gjeografike mes vete. Këto dy shtete asnjë lidhje nuk kanë pasur me qytetin e Ohrit dhe kalanë e tij. Kjo kështjellë ka qenë e ndërtuar nga ilirët-dardanët vendës (Linkestët dhe Desaretët), kurse kalaja e qytetit të Ohrit (Lychnida-Lajknia) është rindërtuar, zgjeruar e mirëmbajtur nga të gjitha pushtet e ardhshëm, nga Antika, në Mesjetë e më vonë.
Qyteti i Ohrit asnjëherë nuk kanë qenë kryeqytet i ndonjërës nga mbretëritë bullgare, as të parë, as të dytë dhe as të tretë, por vetëm kanë hyrë në historinë e tyre të rrejshme, si pjesë e propagandës serbe dhe bullgare, të cilat kundër interesave të shqiptarëve dhe banorëve të tjerë vendës janë konstruktuar për të kaluarën historike të qytetit të Ohrit, sikurse për gjithë rajonin gjeografik të Maqedonisë, nga shek. XIX dhe më vonë.
Se cila ka qenë prejardhja e Samoilit dhe e familjes së tij? Cilët kanë qenë banorët vendës të atij shteti? Cili ka qenë kryeqyteti i atij shteti (Prespa jo Ohri)? Cila ka qenë gruaja e Samoilit nga Durrësi?Pse e ka njohur Vatikani për mbret? Cilat kanë qenë raportet e këtij shteti me banorët, vendbanimet dhe principatat e Arbërisë, sidomos me Durrësin, Duklën etj.? Çfarë raportesh ka pasur Samoili me bullgarët dhe popujt tjerë fqinjë? Pse dhe si u bë princi shqiptar i Duklës, Gjon Vlladimiri, dhëndër i tij (burri i Kosanës, bijës së Samoilit, të dytë pas vdekjes të varrosur në Kishën e Shën Gjergjit në Elbasan)? Pse asnjëherë nuk kanë qenë të interesuar bullgarët dhe serbët për varrin e Samoilit dhe të pjesëtarëve të familjes së tij mbretërore në kishën e Shën Akilit në Prespë, por kanë ndërmarrë me dhjetëra ekspedita kërkimore arkeologjike në qytetin e Ohrit dhe rrethinën e tij (nga viti 1918 e më vonë), për të vjedhur sa më tepër artefakte dhe për ta falsifikuar historinë në dobi të tyre? Pse janë ngutur grekët t’i shkatërrojnë varret e familjes mbretërore të tij dhe varrin e Samoilit dhe gjetjet arkeologjike t’i dërgojnë në Muzeun e Selanikut, jo në Sofje, Beograd apo Shkup? Për këto dhe çështje të tjera, bazuar në burime shkencore relevante, do të lexoni në gjatë ditëve në vazhdim.
Si ka mundësi që qarqet shkencore serbe, bullgare dhe të ngjashme ta mashtrojnë opinionin me tezat e tyre joshkencore për “Mbretërinë e Bullgarisë Perëndimore” dhe kinse “Kalanë e Samoilit” në Ohër, nga periudha e Mesjetës, përderisa në të gjitha anët përreth qytetit të Ohrit vazhdojnë të kërkojnë dhe zbulojnë gjurmët e qytetërimeve shumë të lashta në këto anë, së paku nga shek. V p.e.s, nga krijimi i Mbretërisë së Dardanisë me kryeqendër në Ohrin e sotëm, përkatësisht në qytetet e lashta në brigjet e liqenit të Ohrit (këtu kemi parasysh varret mbretërore të zbuluara në Selcë të Poshtme, në rrethinën e Pogradecit, si dhe në Trebenisht,në afërsi të qytetit të Ohrit, nga janë mbushur Muzetë në Sofje dhe Pliska të Bullgarisë, në Beograd, ndoshta edhe në Moskë, me artefakte tepër të çmueshme të gërmuara dhe vjedhura nga lokalitetet arkeologjike në Maqedoni dhe nga vise të tjera të Ilirikut).
* Emri i qytetit të lashtë (Konstandinia, Stambolli i sotëm), kryeqyteti i Romës Lindore ka qenë Buzan (shqip: buzë+anë), nga grekët, romakët dhe të tjerët i përmendur sipas natyrës së gjuhëve të tyre. Emërtimi i Perandorisë së Romës Lindore apo Romës së Re, si Perandori e Bizantit apo Bizantine ka filluar të përdoret nga studiuesit evropianë 150 vjet pas shuarjes së kësaj perandorie.

(21 janar 2021)

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...