2011 – 2021 – 10 VJETORI i KATËR “MUSKETERËVE” TË 21 JANARIT !
Posted by: admin
in Opinion
21/01/2021
77 Views

Shkodër, 21-01- 2021
Nuk janë “Musketerët” e Parisit, por “Musketerët”
e 21 Janarit 2011: META, RAMA, BERISHA, BASHA.
Meta: – Nxitësi i “aksionit”
Rama:- Organizatori i “aksionit”
Berisha: – Urdhëruesi i vrasjeve
Basha:- Realizuesi i vrasjeve
Nëse këta “Katër Musketerë” do të nxirreshin para bankës së akuzës, nuk do të ishte e nevojshme asnjë lloj SPAK, BHK, KLGJ, KLP, GJKP, ILD, PPH, etj., sepse materialet në dispozicion janë të mjaftueshme për çdo hetues, për çdo prokuror, për çdo gjykatës që ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë.
Po, pse nuk ndodh kjo:
Sepse prapa “Musketerëve” tanë qëndrojnë “Musketerët” e BE dhe SHBA, të cilët, për hir të “stabiltetit” të sistemit që na kanë imponuar, janë gati të pranojnë edhe aksione të tjera në kurriz të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.
2021-01-21