Home / Lajme / Shihemi në gjyqin e popullit…

Shihemi në gjyqin e popullit…

Ju pronto gjykata, gjyqtarë e prokurorë të kriminalizuar:

– që u shërbeni tash e 20 vjet agjendave të mafisë politike;
– që i shërbeni krimit të organizuar e korrupsionit;
– që zbusni dënimet e vrasësve të grave dhe kriminelëve serbë të luftës;
– që nuk keni ngritur asnjë aktakuzë kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë;
– që nuk e keni zbulu asnjë vrasje politike të pasluftës;
– që prishni provat e vrasjes së Astrit Deharit;
– që shpallni të “pafajshëm” falsifikatorët dhe hajnat e milionave;
– që përndjekni e dënoni politikisht kundërshtarët e mafisë politike të cilës i shërbeni;
– që trashni qafën me pagat astronomike nga taksat e popullit më të varfër në Evropë dhe që gjykoni kundër interesave të popullit e shtetit…
Ju, pra, jeni fajtorët kryesorë pse s’kemi as liberalizim të vizave dhe pse jemi të getoizuar tash e dy dekada.
Ju jeni vrasës të drejtësisë dhe armiq të demokracisë.
Por edhe ju, sikur edhe mafia politike të cilës i shërbeni, do ta merrni dënimin e merituar më 14 Shkurt – në gjyqin e popullit. Sepse, padrejtësitë vetëm na i shtojnë radhët dhe na forcojnë idealin. Ndaj, jemi të fituar.

Me Kryeministër Albin Kurtin deri në çlirimin e Republikës!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...