
Nga Fadil Shyti
(Nga arkiva e shkrimeve të mia)
19. 01. 2015
RIBOTIM:
Ja, këto janë frytet e demone-kracisë kapitaliste të Republikës së Kosovës “Sovrane”, të mbetur nën tutelat e huaja, të PAKOS FAMËKEQE të Ahti-Sarit dhe të Rezolutës FAMËKEQE 1244 të OKB-së,
që, Dardaninë e Shqipërisë dhe popullin shqiptar e futi në GETO dhe në PAKOT EUROPIANE!
-Kjo, klasë e dështuar “kosovare”, kjo klasë servile tejet e pamëshirë, e cila për 15 vite me radhë, bëri aq shumë turpe dhe krime politike, ekonomike, shkencore, kulturore, bëri aq shumë PRAPAKTHIME HISTORIKE,-duhet RRËZUAR, me një PRANVERË SHQIPTARE,-si ajo e vitit të lavdishëm ´81!
-Me çdo kusht dhe me çdo çmim të shporren jashtë ardhacakët e ardhacaket e prapësive të mëdha; znj, e z, të UNMIK-ut dhe EULEX-it, që për vite të tëra, vërdallë po i sillen popullit tonë; si zorrët nëpër këmbë,-bashkë me sahanlëpirësit dhe sahanlëpirësat e tyre shqipfolës në pushtet, e përsëris, na lanë pa shtet me sovranitet.
Kosova, nuk mund t´i durojë pafundësisht zvarranikët, vandalistët, anarkistët, mohuesit Gjuhës Shqipe të unisuar, mohuesit e Flamurit Kuqezi, shkatërruesit e ekonomisë të saj, e historisë të saj, të IDENTITETIT të saj, e SHKENCËS të saj…
-Kosova, nuk guxon të bie në letragjinë e saj, të ngulfatet dhe të mbytet nga pellgjet e kënetave të mashtrimeve dhe të dhunës fizike dhe psikologjike, nuk duhet kurrsesi të lejojë të bie nën prangat e “reja”, të kolonializmit të pamëshirë të borgjezisë reaksionare, të këtyre duarve të zeza të reaksionit kombëtar dhe ndërkombëtar.
19. 01.2021