Home / Të ndryshme / S’JEMI NJËSOJ!

S’JEMI NJËSOJ!

Billedforhåndsvisning

Nga; Landa Molishti

1)

S’mund të bëhesh ti, si unë,

Gjuhën dredh si gjarpëri, si nepërka,.

Si të duash, sa herë të duash,

Të të njoh kush je, të më mposhtësh,

Jo! S’do t’ja dalësh, kot e ke.

Jam shkëmb graniti unë,

Kam kaluar furtuna, kam mposhtur Vullkane, stuhi, këtë fort mirë ta dish,

O i panjerëzi! Atdheut tim, i thonë, Shqipëri.

S’mund të bëhem unë si ti,

Që dikur ike, kur frynte veriu…

Ti, s’ di se, ç’janë fjalët:

Besë, qëndresë, as ndershmëri…

Unë, këto i peshoj me dhimbje,

I rris, i zbukuroj me dashuri.

Ti, i shkelë vlerat, si kafsha bukën,

Ndaj, s’mund të jemi njësoj…

Jo! Kurrë s’mund të bēhem si ti,

Edhe njëmijë vite nëse rrojë.

Lëkurën e djallit ke veshur, tradhëton,

O Bukëshkalur, për atë që të rriti, të ushqeu, e dije të dha…

E, ti pas shpine ia ngule thikën,

E, i përdhose ato, që dje i quaje;

nënë e baba?!!!

Mjerë ti, o i shkalluar, mendje hata?!

Unë, s’mund të bëhem si ti,

Që për lakmi, mbanë “ujkun” në gji.

Nga frika heshtë edhe kur nënën e sheh

Té plagosur, e plandosur, kur kullon gjak…

E, ti qyqari, truthari, kokëderr i marri,

Në prehër të xhelatit zgërdhihesh…

Buzët katran, nga dehja e pushtetit,

të ndiejnë kënaqësi?!!!

Në ballë je, me damkën e zezë,

Emrin e ke tradhtar, o dinak i pacipë.

Pastroje shpirtin nga ligësitë,

Përulu i penduar, para nënës Shqipëri.

Kërko falje, pastro mëkatet,

S’e besoj, që ti ke forca për mirësi.

Të thërras përsëri, përsëri, e përsëri,

Eja në rrugën e drejtë, bashkë me vëllezrit e motrat.

Të fortë, si shkëmbë graniti,

Të bashkuar, të shohim ditë të bardha,

Në Shqipërinë Etnike, që na rriti.

Edhe shqiptari të buzëqeshë,

Të jetojë krenar, i gëzuar.

20/1/2021

2)Ç’PO NDODH KËSHTU?!

Ç’ po ndodh kështu, në këtë botë të rremë,

Disa qajnë, disa dinakë të djallëzuar po qeshin?!!!

Botën mbarë e helmojnë, duke izoluar, lodhur, cfilitur,

paralizuar në këtë errësi, babëzi-kapitalizëm.

Ah! Popujt e gjorë, shumë po vuajnë.

Mendohem, një vështrim hedhë nga dritarja, bie shi papushim, shi litar…

Janë këto lot, të popujve të pafaj?!

Qielli nxirë, retë e dendura, toka shpesh ndien tërmete?!…

Natyra “kokën e ka ulur,”

Gjethet vjeshtore.

Trotuarët janë mbuluar si

në ditë mordesh, flasin

me vete?!

Rrugë të zbrazura, asnjë fytyrë njeriu nuk shoh në mëhallë.

Vallë, ç’po ndodh kështu, mendja më shkon vërdallë?!

Një llum njerëzish babëzinj, të pangopur…

E hodhën helmin, fshehën duart ikën tutje-tëhu.

Miliona njerëz, të pafajshëm në glob, Humbën jetën, mjekësia: heronj e heroina,

U përleshën në krye të detyrës me “armikun” e fshehtë, që solli arkivole plot.

Lotët e nënave që s’ thahen, djelmosha e vajza humën jetën.

Fëmijë, që mbeten jetimë, e dhimbja në Shpirtëra i pushton, me lot i mbulon…

Ju, o të babëzitur të liq, që s’ngopeni duke u tallur duke numëruar milionat…

Nga humbjet e jetërave, kaq shumë dhimbje  e plagë, hapët në mbarë botën.

Ju të fshehur dikund skutave,  o cuba, shpellaré “modernë”, o gjakpirës trutharë,

Mbi njerëzimin po shkelni si mbi grumbuj milingonash, për ato pislléqe milionash.

Për ju, o kanibalë, xhelatë me të ziun ideal. Vallë, orekset tuaja, kur do t’i shuani?!

Botën,-gjakftohtë po e fikni, për kapital.

Një ditë, mëkatet shtrenjtë do t’i paguani.

20/1/2021

3)TË DUA VËNDLINDJA IME!

Dua të pushoj, në supet e t’ua me përulësi.

Më ledhato si nëna, që shtërngon fëmijën në gji.

Pa ty, asnjë diell s’më ngroh, në vend të huaj.

Nga malli e dertet, druaj do të vdes në vetmi.

O vëndlindja ime, kujtoj vitet e bukura të jetës.

Sa herë vi tek ty, ngashërohem, përlotem si çilimi?!…

Kujtoj rrugicat e ngushta të Tiranës, në vegjëli-rini,

Ku kam qeshur e qarë, atje ku belbëzova, fjalëzën e parë.

Atje ku fitova dituri, edukatë, ku kam rrënjët,

Pellazge-Ilire-Arbëri, në tokën begatë, Shqipëri.

Ku buzëqeshja më kthehet, si me magji,

Atje, ku nënat shqipëtare, na qafojnë me lot në sy.

Ah, Çfarë po bëni, ju o shpellarë politikanë,

Na dëbuat, nënave lotët nuk  ju thahen, pa fëmijët pranë…

Ua dogjët xhanë?! Mashtruat, shkatërruat, tradhëtuat,

Të bukurin, të shenjtin vatan.

Si të shprehë dy fjalë pikëllimi, në dhe të huaj?!

Ato që dua dhe s’dua, ndjenja, me brenga të ngatërruara, ashtu në heshtje shpërthejë-ofshama?!…

E urrej kurbetin e mallkuar, si përballojmë jetën?

O sa keq, të shkatërruar, larg nga Tirana.

E tronditur, në errësirën e keqe të natës,

Në qiell, s’ka as yje, as hënë, në zemrën time,

Këtu s’ka dashuri, e tronditur, e përhumbur ndaj situatës…

Pa ty, vendlindja ime, si mund të jetoj kështu, o njeri?!

20/1/2021

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...