Home / Histori / WILLIAM GLADSTONE: MAQEDONASIT NUK KANË QENË SLLAVË AS GREKË

WILLIAM GLADSTONE: MAQEDONASIT NUK KANË QENË SLLAVË AS GREKË

Shipkovicë  (18 janar 2021)

William Ewart Gladstone (1809 – 1898), sociolog, politikan dhe burrë shteti britanik, njëri nga ideologët dhe themeluesit e Partisë Liberale. Gladstone ka qenë 4 herë Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Wiliam Gladstone, për maqedonasit dhe çështjen e Maqedonisë:
“Mos harroni asnjëherë,
Filipi II, Aleksandri i Madh dhe Aristoteli kanë qenë maqedonas.
Kirili dhe Metodi kanë qenë maqedonas.
Maqedonasit nuk kanë qenë Sllavë.*
Maqedonasit nuk kanë qenë Grekë.”
Wiliam Gladstone, për popujt dhe shtetet ballkanike:
“Të nderuar zotërinj,
Pashpresa për të mbijetuar qeverisja osmane, do të më bëjë të lumtur të jem dëshmitar i dëbimit të saj nga vendet që i ka mbajtur të nënshtruara: pa pasur njohuri për burimet që janë gati ta mbështesin kryengritjen kundër saj. Unë personalisht nuk guxoj të marr përgjegjësi për ndonjë mbështetje të tillë.
Edhe më e keqe dhe më e turpshme se vetë qeverisja osmane është ekzistimi i xhelozisë dhe urrejtjes mes grekëve dhe sllavëve dhe planet e shteteve të tyre ekzistuese për përvetësimin e territoreve të huaja.
Pse të mos jetë Maqedonia e maqedonasve, siç është Bullgaria e bullgarëve dhe Serbia e serbëve?
Meqë ato janë të vegla dhe të dobëta, le të jenë të lidhur me njëra-tjetrën për mbrojtje, në mënyrë që të mos gëlltiten nga të tjerët, të mëdhenj ose të vegjël, që ndoshta do të vijë si pasojë e grindjeve mes tyre.
Juaji, shumë sinqerisht,
W.E. Gladstone
Kështjella Howard, Chester,
19 janar 1897
Me këtë rast duhet të përmendim se, qeveria, diplomacia dhe qarqet intelektuale serbe të kohës, nga fundi i jetës së tij, për interesa të veta politike dhe strategjike, politikanit të shquar dhe burrështetasit britanik, Wiliam Gladstone i kanë kushtuar shumë kujdes, duke i ndarë mirënjohje, çmime të larta kombëtare dhe shtetërore, me nderime të pafund. Prandaj, nuk është e rastësishme që diplomacia serbe e ka rritur ndikimin e saj dhe sukseset në qendrat evropiane të vendosjes gjatë shek. XIX dhe XX.
* Shumica e autorëve të sotëm sllavë nga Maqedonia, kur e citojnë këtë autor dhe deklaratat e tij për çështjen e Maqedonisë, gjithmonë e heqin pjesën e saj ku thotë se “maqedonasit nuk kanë qenë sllavë”, ndërsa, për interesa të politikës ditore dhe të propagandës në frymën nacional-shoviniste e citojnë vetëm pjesë ku thotë se “maqedonasit nuk kanë qenë grekë”, me çka edhe sot vërtetohet konstatimi i tij mbi urrejtjen dhe xhelozinë mes grekëve dhe sllavëve, sipas letrës së autorit në 19 janar 1897.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...