Home / Histori / Me rastin e 553 vjetorit të vdekjes të Humanistit me të madh të Rilindjes Kombëtare, SKËNDERBEUT

Me rastin e 553 vjetorit të vdekjes të Humanistit me të madh të Rilindjes Kombëtare, SKËNDERBEUT

Se kildebilledet

Gjerq Kastrioti – Skender Beu

Se kildebilledet

Enver Hoxha

Shkruan: Vladimir Diko

17.01.2021

17.01.1468

  ( 1405 – 17.01.1468)

(Eseistike historiko-letrare-ideologjike.

Në një postim të 2017-ës, e kam trajtuar gjerësisht këtë figurë të madhe, jo vetëm të Rilindjes sonë Kombetare, por edhe asaj Evropiane.

Sot, po e shikoj nga një kënd tjetër pikëvështrimi, pa marrë aspak pozicionin shterrues të problemit që trajtoj në mënyrën krahasimtare, të dy figurave madhështore, jo vetëm të popullit shqiptar, por edhe atij botëror.

Krahas të përbashkëtës themelore, kanë edhe veçoritë të papërsëritshme nga pikëpamja historike.” Ne marksistët,- shkruante Lenini, te Qëndrimi i socialistëve ndaj luftërave,

-dallohemi nga pacifistët dhe anarkistët, sepse pranojmë domosdoshmërinë e studimit historik të çdo luftë të marrë me vete, kjo nga pikëpamja e materializmit dialektik të Marksit.”

    Duke u mbështetur te “Fjalori enciklopedik shqiptar”, botim i vitit 1985 nga” Akademia e Shkencave ” me Kryeredaktor prof.Aleks Budën, po qartësoj titujt e nderit që i janë akorduar nga Kuvendi Popullor si Skënderbeut, ashtu edhe Enver Hoxhës, që kishte fare pak muaj që  kishte vdekur.

   Për Skënderbeun: “Heroi Kombëtar i shqiptarëve, strateg dhe burrë shteti i madh, që udhëhoqi luftën për pavarësi kundër pushtimit Osman, për bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar. Një nga figurat e shquara të historisë së shek.XV në plan ndërkombëtar.”

     Për Enver Hoxhën: “Enver Hoxha, Sekretar i parë i KQ te PPSH, Kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë, Kryetar i Këshillit të Mbrojtjes, dy herë Hero i Popullit, Hero i Punës Socialiste. Internacionalist i madh i lëvizjes komuniste marksiste-leniniste në mbarë botën …”

  Të përbashkëten e tyre e dinë edhe fëmijët e kopshtit. Do të mundohem, modestisht, të përvijoj vetëm tē veçantat:

  1 – Ku qëndron ndryshimi midis titujve, Hero Kombetar, Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste .

  Kombet u formuan me lindjen e kapitalizmit mbi bazën e kombësive, kombësitë mbi bazën e popullsive, rrënjët e të cilave shtrihen që me lindjen e pronës private mbi mjetet e prodhimit, të cilat përkojnë edhe me lindjen e shtetit si instituticion.

     Kombi është një bashkësi njerëzish e formuar historikisht mbi bazën e gjuhës së përbashkët, të territorit dhe të formimit psikologjiko- kulturor.

   Kombet lindën gjatë Rilindjes Evropiane, ndryshe Humanizmit, që fillon me Kombin Italian të Dante Aligerit …dhe, për ne, do ta mbyllte ciklin më 1912 , me Pavarësinë…

  Skënderbeu , si një nga humanistët më të mëdhenj të kohës, së bashku me shokët e vet, hodhën themelet e kombit modern borgjez shqiptar.

U fut në të shkruar gjuha shqipe; principatat u bashkuan edhe si njësi përbërëse të një bashkesie të qëndrueshme ekonomiko-ushtarake, me doke, zakone dhe veçori psiko-kulturore të njëjta, të gjithë flamurët e principatave gjetën të përbashkët simboliken e flamurit kuq e zi me shqiponjen dy krenore dhe me yllin gjashtëcepësh mbi kokat e shqiponjes…, por nuk mund ta quajmë Internacionalist Skenderbeun, sepse nuk kishte lindur ptoletariati me partinë komuniste që përfaqësonte interesat e tij në luftë kundër kapitalit.

Lufta kryesore e klasave në tërë Rilindjen Evropiane, ishte ajo e borgjezisë kundër feudalizmit…

Nuk mund të ndodhë një fenomen social jashtë klasave kryesore që e përbejnë atë sistem.

Sistemi shoqëror kur jetoi, punoi dhe luftoi Skënderbeu quhej Feudal, ndryshe Mesjetë…

Revolucionet demokratiko-borgjeze nuk ishin kryer dhe sistemi Kapitalist ishte në shpergej për të formuar kombet që bazohen në NACIONALIZËM.

   Ndërsa, INTERNACIONALIZMI lindi me levizjen komuniste dhe u formulua  nga Marksi dhe Engelsi, fillimisht te Manifesti i Partisë Komuniste …”

 …Proletariati nuk ka atdhe”. Kjo nuk përjashtonte lindjen dhe formimin e partive komuniste në shtetet kombëtare.

Kjo nuk përjashtonte luftën e klasës së proletariatit kundër kapitalit në shtetet kombe…

Mjafton të shikoni qëndrimin e Marksit dhe Engelsit për Komunën e Parisit si shtetin e parë të Diktaturës së proletariatit…(po patët dëshirë, se kohë keni boll, lexoni

“Lufta civile në Francë.”

  Për të mos e zgjatur PKSH – ja, që në formimin e saj në themel kishte INTERNACIONALIZMIN PROLETAR dhe jo NACIONALIZMIN BORGJEZ.

Edhe LANÇ-re, lufta partizane në themel ishte internacionale. Ajo u lidh me të tëra lëvizjet partizane fqinje dhe mbarë botërore.

Internacionalizmi nuk e përjashton kombin si të tillë, por kombin dhe interesat e tij, kurrë nuk i vendos mbi kombe të tjera dhe mbi interesat e tyre. Ai shpallē të drejtën e patjetërsueshme të vetëvendosjes së kombeve.

Me fitoren e sistemit socialist edhe kombet shndërrohen nga kombe borgjeze në kombe socialiste, premisat e të cilave sjellin shkrirjen e dallimeve thelbësore me fitoren e komunizmit në gjithë botën, atëherë edhe shteti shuhet. Por, deri atëherë detyrë kryesore është mbrojtja e pavaresisë kombëtare të kombeve socialiste.

Një shembull: Në kohën e Luftës së Parë Botërore, Lenini hodhi parrullën, “Kundër mbrojtjes së atdheut imperialist, luftë- luftës imperialiste!”. Por në kohën, kur kishte fituar Revolucioni Socialist në Rusi dhe u sulmua nga kundërrevolucioni i bardhë së bashku me 14 shtetet intervecioniste, hodhi parrullen:

“Atdheu Socialist në rrezik, gjithçka për tē..!”

Kjo quhet dialektike m- l e shikimit të historisë…

  Nga 1944 deri me 1990, në Shqipëri kombi borgjez ishte kthyer në komb scialist .

Vendin e nacionalizmit borgjez e kishte zënë nternacionalizmi proletar.

Për këtë luftoi dhe punoi populli shqiptar i udhëhequr nga marksist-leninisti i madh Enver Hoxha, i cili, pas vdekjes së Stalinit dhe degjenerimit të BS në socialimperializëm dhe socialshovinizëm, u bë udheheqësi kryesor i lëvizjes marksiste-leniniste në botë.

Shqipëria Socialiste, u bë qendër e saj.

Ta kthesh Enver Hoxhën në shek XV, vetëm si hero kombeëtar do të thotë të ngatërrosh nacionalizmin borgjez me internacionalizmin socialist, do të thotë të jesh dogmatik, shovinist, oportunist, nacionalsocialist…, por aspak marksist- leninist.

Enver Hoxha është internacionalist, poaq  madh sa Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini. Asnjëri nga këta, që permenda më sipër dhe që ishin mësuesit e E.H. nuk ishin nacionalistë, por internacionalistë të mëdhenj.

Nuk mund të thotë një komunist m- l, për Marksin dhe Engelsin, se ishin nacionalistë gjermanë, për Leninin, se ishte nacionalist rus dhe per Stalinin një nacionalist gjeorgjian, pa kaluar në socialshovinizëm.

Prandaj, titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste i pranoi Enver Hoxha dhe jo titullin Hero Kombëtar që ia kishte dedikuar Skënderbeut …

  Nga Stalini:” Partia niset nga parimi se detyrat “kombëtare” dhe ato internacionale të proletariatit të BRSS- së shkrihen në një detyrë të përbashkët, në detyrën e çlirimit të proletarëve të të gjitha vendeve nga kapitalizmi, se interesat e ndërtimit e socializmit në vendin tonë shkrihen plotësisht me interesat e lëvizjes revolucionare të të gjitha vendeve në nteres të përbashkët të fitores së revolucionit socialist në tē gjitha vendet.” f.233 , Vepra te zgjedhura.

Së fundit: Sa ishte gjallë Stalini, Enver Hoxha i thoshte, shoku Stalin.Pasi vdiq vetëm Stalin, njësoj si Marks, Engels, Lenin…

   E bëra këtë ese edhe për shkak se shumë komunistë, që ishin kuadro kryesore në parti, ekzekutiv, në ushtri, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në kohën e socializmit, me vulën e forcës që u jepte pushteti,  por me formim të mangët m- l , mund të të akuzonin si antisocialist, nëse do të thoshe se Enver Hoxha, nuk e ka titullin e dekorimit si Hero Kombëtar, por vetëm atë të Heroit e Popullit dhe të Heroit të Punës Socialiste.

Injoranca shkencore nuk është argument, por e përdorur nga nëpunësit e pushtetshëm ajo bëhet nga denoncuese në hetuese, nga hetuese në gjykuese… në potencë edhe dënuese.

Ajo ka ndodhur gjatë socializmit.

Mjafton të marrim vetëm shembullin e dënimeve trockiste dhe udbashe të Koçi Xoxës, Ministër i Brendshëm dhe njëherësh Sekretar Organizativ i PKSH-së. Vetëvrasja e N.Spiros, burgosja e Mitrush Kutelit, Petro Markos …etj, etj …izolimi i E.Hoxhës…

 Ishin letrat shpëtimtare të internacionslistit tē madh Stalin dhe raporti i Informbyrosë që demaskuan socialshovinizmin e Partisë Jugosllave dhe të titizmit si Kalë Troje, brenda lëvizjes komuniste që dënuan edhe grupin titist të Koçi Xoxës…

Nuk po vazhdoj me grupime të tjera…

   Për ta mbyllur: SKËNDERBEU dhe Enver Hoxha janë binome, njëri i shek.XV, tjetri i shek.XX.

   LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË PAVDEKSHME TË TYRE !!!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...