Home / Opinion / Pak më e qartë dhe më hollësisht!

Pak më e qartë dhe më hollësisht!

Genta Petro Kaloçi
Kjo për kupolën e jashtëqitjes dhe salikmonedlulushin shpk!
Anglishten e qani s’keni nevoj për shpjegim!
Kot tall pak leshtë me ju kshu siç jeni katandisur!
Mileti s’di ç’u bëhet do dinë ata çfarë kaloni ju në këtë kohë?
Pjesa dytë!
Pak më e qartë dhe më hollësisht!
Ç’lidhje kanë Artan Santos i Credins Bank, (që u vra në 2014ën) me çështjen e lavazhit të parave në BE (Francë) nëpërmjet firmës Clearstream me qendër Gjermani/Luksenburg, përfshirë mbi 100 shtete dhe më shumë se 2500 klientë të rrangut individë dhe banka të niveleve të ndryshme nga këto shtete. Gjithashtu shtojmë gazetarin investigativ francez Denis Robert (libri i tij doli në 2001) dhe ishbankierin rus Mikhail Kodorovski i Megatep Bank në këtë mozaik.
Çfarë i lidhte këto raste të çuditshme të ngritjes dhe rënies së tyre në botën financiare?
– Kodorovski hodhi në gjyq gazetarin investigativ për prishje imazhi. (U arrestua në 2003in dhe u dënua deri në 2014ën).
– Santo u vra në Tiranë dhe Kondorovski u dënua për krim ekonomik në Rusi, por duke e lozur bukur nëpërmjet miqve të perëndimit dhe lëshimit të pjes’shëm të Putinit. Ky përfitonte më shumë pushtet duke shtuar vitet e qëndrimit të tij edhe pas 10-15 vitesh, ndërkoh që Kodorovski doli nga burgu më 2013ën me kushtin e vetëm të ikte pa asgjë nga Rusia. Nga ana tjetër Putini fitoi zbutjen e imazhit të tij në arenën ndërkombëtare, ndërsa ish pioneri te oktobristat e kremlinit u largua dhe jeton me paret e çbllokuara në bakën e Irlandës.
Në errësirën informative që ndodhemi me ndihmën e pushtetit dhe analëve mediatik nuk dimë nëse Banka e Santos ishte e përfshirë në këtë skemë pastrimi parash në rrang ndërkombëtar të aseteve të pushtetit në Tiranë. Këtë e dinë me siguri shërbimet sekrete vendase dhe ato të ambasadave që i kanë mbushur dosjet e tyre dhe prandaj kërcënojnë presidencopozita 24/7.
Deri këtu mirë. Më pas kemi se në 2011ën;
– Gjykata vendosi pro gazetarit investigativ R. Denis në të gjitha çështjet e hapura kundra tij.
– Santos në 2014ën u vra në Tiranë.
Frika vret!
– Kush kishte frikë nga “kryengritja” e Santos?
Populli, dmth ne që flemë në këmbë as që bëhet fjalë të kishim shkrepur atë mo si quhet të armës. Hë mo këmbzën.
– Mafia dhe maja e pushtetit në Tiranë kishte frikë, ata lanin paret e krimit te banka e Santos.
Stili berishian “s’ka njeri, s’ka problem” . Kjo aksiomë është përsëritur në rastin hajdari, olldashi, trebicka, mbase prifti (te ky ndryshuan taktikë me helmim të avashtë për të humbur gjurmët meqë ishte bërë bujë e madhe ndërkombëtarisht dhe me raste të tjera helmimesh në itali e turqi). Ata e shkrepën dhe na nusërojnë 24/7 ndërkoh që nuk ua kemi as ngenë hiç.
Të tre berisha, meta, rama janë të dyshuarit kryesor në këtë ngjarje, secili për arsye të veçanta për periudhat e pushtetit që kanë pasur në lidhje me ngjarjet.
– Saliu, ka qënë në pushtet nga 91shi deri më 2013ën, për nga metoda përsëritëse e vrasjeve dhe eleminimi i njerëzve për të mos folur për pastrim parash.
– Meta, i dushuari kryesor se, libri doli në 2001in ndërkoh që ishte Kryeministër (1999-2002), dhe vazhdon të jetë deri më sot në poste kyçe të pushtetit.
– Përse përmendet emri ramës në këtë krim të pushtetit? Sepse ky nuk ra nga qielli. Ka qënë dhe është pjesë e pushtetit dhe e makinerisë së lavazhit të parave që nga posti i kryebashkiakut në Tiranë. Gjithashtu, sepse vrasja u bë pas 1 viti të ardhjes së tij në pushtet. Kjo nuk do të thotë se është vrasësi, por është një pistë nga ku mund të gërmohet për të shkuar te e vërteta që i gërsheton të tre.
Vazhdojmë më tej me arsyetimin e vrasjes së Santos.
– Përse e vranë vite pas vendimit e jo më parë?
Mbase nuk donte të vazhdonte b/punimin. Mbase u frikësuan se do jepte të dhëna diku. Arriti ti jepte informacionet apo u vra ashtu kot?
Kush kishte informacione të tilla top secret që vuri në lëvizje mafian për ti shpëtuar nga rreziku?
– Vdekja e Dritan Priftit (kancer agresiv) ishte natyrale apo e nxitur nga dikush/diçka në një shkallë të tillë që të dukej natyrale (sasia e dozës jo e menjëhershme, por e dalngadalshme që mos të binte në sy)?
Kjo është hamendësim i pastër meqënëse nuk ka ndonjë ankesë të drejtpërdrejtë nga i vdekuri për helmim. Të paktën denoncim publik, por mbase ka në ndonjë zyrë ambasade. Megjithëse ai e tha qartë në media se, – “vdekjen time e duan ata të cilët akuzoj”.
Kjo ka qënë një çështje që më vinte shpesh në mëndje në lidhje me vdekjen e tij. Duke ditur se helmimet janë të zakonshme në fushën e pushtetit. Ndërkoh që në vitet 2011-2012 bota e biznesit dhe ajo bankare e ndienin veten të pasigurtë dhe të pushtuar nga frika e qarkullimit të këtyre helmeve (novitchok/agjent nervor, polonium 210/radioaktive) me çmime 1gr rreth 2000 – 3000€ në Tiranë.
– Përse në Rusi pas kësaj çështjeje denoncimi kishte lëvizje me drejtësinë?
Ndërkoh në Tiranë as që u përcoll si lajm fare në median e analëve tuaj që i ndiqni përditë dhe as nuk u ndërmorr ndonjë hetim serioz nga Prokuroria.
Për çështjen e Putinit dhe b/puntorëve të tij që morën ndanë pushtetin financiaropolitik mes tyre pas 90ës janë shkruar më parë. Gjithashtu edhe sesi i ka dërguar përpara drejtësisë kur u hipte vetja në qef. Disa prej tyre i largonte natën nga Rusia pa asnjë aset pasurie vetëm ato që kishin fshehur nëpër botë, nëse i gjenin.
Një pyetje shumë e bukur që përcakton dhe fundin me përpikmëri matematikore të kupolës së jashtëqitjes është edhe kjo.
– Përse paria politike në Tiranë e vrau Santon, ndërsa Putini nuk e vrau Kondorovskin?
Por, pasi e bëri shembull në vend e xhveshi nga pasuria ruse dhe më pas e dëboi?
Më tej ju kokplotët shqipfolës mund ti lidhni vet çështjet e lartpërmendura. Jeni gjenialë për kshu gjërash.
Pastaj kërkoni nga amerikanogjermanoitalianoturkoarabosllavogrekët t’ju burgosin salikmonedlulushin se s’keni byth ta bëni vetë.
Harrova, ju jeni lidera e s’merreni me ksoj punësh të rëndomta. Nuk keni faj se jeni mësuar me gazetari analësh prej tre dekadash.
Që thoni ju unë kaq kuptoj, jam ca e trashë që thoni ju. Nuk mund të jenë të gjithë koka si ju milionat shqipfolës.
Unë me kaq sa mundem!
Në këtë fushë nëse nuk ke nuhatje dhe intuitë më mirë ndrysho punë!
Foto ilustrim nga vendimi i Gjykatës Kasacionit që i jepte të drejtë gazetarit investigativ për botimet e tij.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...