–
Fundërrinat serish vlojnë
Zemrat t’na i “pervëlojnë”
Në nëntokë ato po zihen
Krejt n’siperfaqe shihen
–
Ju shkoj koha, s’kuptoni
Frymen dot s’na ndaloni
Po vijnë rrezet e diellit
S’ndalet pranvera e prillit
–
Mbaroj mos puna e juaj
Vepruat sikurse t’huaj
Tepër shumë ju duruam
Ne vërtetë tjerë duam
–
Vullkani s’fiket me borë
As s’ndalet me dorë
“Zjarri” i zemrave buçet
Populli më nuk pret
–
Populli deshiron shtet
Meriton barazi e dinjitet
Mos n’a pengoni vrapin
Kohën synojmë t’kapim
–
Musa Krasniqi
7 janar 2021
——–
Shkruan DR. Musa Krasniqi
16 janar 2021