Home / Lajme / KQZ-ja PATERIC E KLANIT PRONTO@TITISTE!

KQZ-ja PATERIC E KLANIT PRONTO@TITISTE!

Se kildebilledet

Me nderime; Sami Kurteshi dhe  Alim Rama

„Reagimi i KQZ“ nuk është i KQZ!
„Reagimi“ i datës 14 janar 2021 i KQZ, në lidhje me një „aplikacion online i cili po grumbullon të dhënat e qytetarëve nga jashtë Kosovës si dhe donacione.“ nuk është i KQZ!
Ne, anëtarët e KQZ, Alim Rama dhe Sami Kurteshi, me përgjegjësi ligjore deklarojmë se, as kemi qenë të njoftuar, sikur edhe disa anëtarë tjerë të KQZ, as të konsultuar në lidhje me ndonjë Reagim të KQZ për çfarëdo çështje, e as për çështjen e lartëcekur.
Për njoftim të drejtë dhe korrekt të publikut, sidomos të mërgimtarëve, më 14 janar 2021, KQZ nuk ka mbajtur asnjë takim apo mbledhje. As ndonjë nga Këshillat e përhershëm të KQZ nuk ka mbajtur ndonjë mbledhje. As Këshilli për Informim i KQZ nuk ka mbajtur ndonjë mbledhje.
Në bazë të kontrollit konkret të thjeshtë të këtij aplikacioni, ne konsiderojmë dhe konstatojmë se, ky aplikacion ndihmon në mobilizimin e votuesve/bashkatdhetarëve mërgimtarë, që jetojnë jashtë Kosovës, ofron informata si të plotësohet formulari i KQZ-ës për aplikim, cilat dokument duhet bashkëngjitur edhe asiston nëse dikush ka nevojë me shtypë formularin e KQZ-ës me informata bazike: Emër, Mbiemër dhe adresa ku jeton. Por ky aplikacion në asnjë mënyrë nuk kërkon informata personale të mbrojtura sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si ditëlindja dhe numri personal.
Ndërsa kërkesa për donacione vullnetare nga grupe apo persona aktivë të rinj, është plotësisht legjitime dhe në përputhje me legjislacionet e vendeve ku ata jetojnë e veprojnë.
Ne e mbështesim çdo mobilizim të mërgatës për aplikim dhe votim në zgjedhjet e datës 14 shkurt 2021 dhe ftojmë sa ma shumë bashkatdhetarë të aplikojnë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës.

Prandaj, „Reagim“-i i KQZ-së, i datës 14 janar 2021, nuk është as zyrtar, as i KQZ-së dhe as i ndonjërit nga Këshillat e KQZ-së. Rrjedhimisht, ky është një tekst personal e grupor nga persona të paautorizuar brenda KQZ, që dëshmon për marrëveshje të fshehta grupore të disa anëtarëve të KQZ nga partitë e stërvjetëruara, është përpjekje për dekurajim të mërgimtarëve për votim, është absurd, i kundërligjshëm dhe i dëmshëm.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...