Home / Të ndryshme / “VITET TUTJE, JU MË PRANË…”

“VITET TUTJE, JU MË PRANË…”

Heroizëm që rrezaton dhe obligon…
(Një këngë e përshtatur dhe e kënduar, gjatë viteve tetëdhjetë, në Burgun e Nishit)
NATË ACARI NË JANAR
Natë e marte, në janar,
Borë e mjegull e acar;
Borë e mjegull e acar,
Rënkon trolli kosovar.
Një zë patrulle bërtet: ndal,
Jehon rrugë, fushë e mal;
Jehon rrugë, fushë e mal,
U rrethuan dy ilegalë.
Krisi pushka u tund mëhalla,
Në tërë Kosovën u hap fjala;
Në tërë Kosovën u hap fjala:
Luftë po bën ai Rexhep Mala…
Sulen tanket sikur bisha,
Nuk lidhet Nuhi Berisha;
Nuk lidhet Nuhi Berisha,
Si dikur ai Shaqir Grisha.
Natë janari, tym i zi,
Ranë dy trima, dy djem të rinj;
Ranë dy trima, dy djem të rinj,
U vranë dy, u ngriten dymijë.
(Këngë e përshtatur dhe e kënduar, gjatë viteve tetëdhjetë, nga ish të burgosurit në Burgun e Nishit, më vonë e kënduar edhe nga këngëtarë të njohur si Nazim Gagica, Farush Azemi etj.)
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz

About admin

x

Check Also

Rexhep Qosja: Fitorja e Albin Kurtit do të sjellë shpresë për gjithë shqiptarët!

October 8, 2019 Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej ...