Home / Opinion / Pasojat e gjyaktësve të Kushtetueses!

Pasojat e gjyaktësve të Kushtetueses!

Se kildebilledet

          Shkruan;  Afrim Morina

        Prishtinë, 12.01.2021

            Në analizën e fundvitit “Viti i të pamoralshmëve” ishte edhe për veprimet e pamoralshme të gjyaktësve të Gjykatës Kushtetuese e cila edhe i dha ngjyrë të pamoralshme pothuaj gjithë vitit. Më poshtë do të shkoqisë arsyet pse këta gjykatës të Gjykatës Kushtetuese i kam quajtur të pamoralshëm.

            Kushtetuta është akti më i lartë i një shteti nga ku burojnë të gjitha ligjet e tjera. Ndër ato ligje është edhe Kodi penal. Me këtë kod dënohen të gjitha veprimet kriminale që ndodhin në shoqëri dhe në bazë të peshës së tyre ipen dënimet. Këtu nuk e kam ndërmend të flas nëse respektohen apo jo dispozitat, por qytetarëve u duhet bërë të ditura pasojat që prodhohen nga kryerja e veprave penale.

            Pasojat janë individuale (kur një njeri privon nga jeta një njeri tjetër, vrasje, komunikacion, mospërkujdesja në vendin e punës, etj) dhe pasojat kur i sjellin dëm shoqërisë e shtetit (korrupsioni, detyrimi nga poziat e eprorit, nepotizmi, mitmarrja nga institucionalistët dhe trysnia që u bëhet nga pushtetarët vartësve të tyre)

            Shumica e këtyre lëndëve, kryesisht ato të dytat, marrin forman e prerë në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj gjyqtarët e kësaj Gjykate dyhet të jenë të perzgjedhur dhe bëmat e tyre të peshohen me peshoren e farmacisë, se pasojat janë të mëdha për shtetin dhe shoqërinë. Ky trup gjykatësish të përzgjedhurme kritere partiake ka bërë që edhe shteti të ketë pasoja, varësisht nga interesi i partisë. Pasojat e këtij trupi gjykues do t’i bartim edhe këtë vit.

            Pasojat që prodhohen me shkelje të Kushtetutës, për të cilat është e thirrur ky trup gjykues t’i trajtojë, janë me përmasa shokuese, të dënueshme me Kod penal dhe të pa tolerueshme për një shoqëri e komb të dinjitetshëm. Nëse saktësohen pasoja shtetërore, siç ishte rasti i Marrëveshjes me e ujërat detare me Greqinë, nga Sali Berisha, nënshkrimi i Zajednicës nga Isa Mustafa, përsëritja e gabimit të njejtë nga Edi Rama dhe formimi i Qeverisë Hoti, duhet ndëshkuar, për të cilat edhe parashe Kodi penal.

            Pra, gjyqtarët e Gkykatës Kushtetuese janë kujdestarë për ruajtjen e dinjitetit të një shteti dhe Kodi penal është sanksionues për veprimet kundërkushtetuese që nxjerrë trupi gjykues. Po të ishte denuar Sali Berisha për tradhëti shtetërore e koimbëtare, me siguri, Edi Rama nuk do të kishte guxim të hynte në këtë valle me grekët. Po të ishte denuar Isa Mustafa për Zajednicen, me siguri veprimet e mëtejme të pushtetarëve nuk do të kishin hyrë në vallën e krijimit të Qevrisë Hoti.

Në rastin e Sali Berishës dhe Isa Mustafës, nga trupat gjykuese të Gjykatave Kushtetuese, i hapin dyert për gjykatën penale, por nuk kishte guxim moral të kuvendarëve, në të dyja kuvendet, për ta dërguar lëndën në Gjykatë Penale dhe të dënohen për tradhëti shtetërore e kombëtare. Prandaj edhe vazhdojnë shkeljet kushtetuese. Ndoshta edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke parë se gjykimet e tyre për shkelje Kushtetuese nuk merren seriozisht në përmbylljen e çështjeve me Kod Penal, japin gjykime të interest politik (partiak), varësisht kush e ka në dorë atë garniturë gjykatësish.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet ndarë përparësinë e shqyrtimit të lëndëve, sidomos kur kemi të bëjmë me prodhimin e efekteve negative për shtetin. Në rastin konkret, për legjimitetin e Qeverisë Hoti, këta gjykatës të Gjykatës Kushtetuese ishin tepër të ngathët, sa i dhanë mundësi degradimit të pushtetit deri në shkallë të pamoralshme, duke u sjellur me qytetarët sikur ata nuk kuptojnë asgjë dhe vetë ishin shpëtimtarët e së ardhmes. Duke hyrë në lojën e ndyrë të bisedimeve me Serbinë, përmes “ekspertëve” po për të njejtat çështje që ishin biseduar edhe herëve tjera. Duke marrë pjesë në Shtëpinë e Bardhë (për të cilën kam shkruar edhe herëve tjera) për rehabilitimin e Serbisë, e të liderit të saj Vuqiçit, pinjollit të Slllobodan Millosheviçit. Tash qytetarët do të kuptojnë më së miri se kush ishte Trumpi dhe sejmeni i tij Grenel. Ai që nuk respekton shtetin dhe kombin e vet si mund të respektojë të tjerët. Por respekti shkon te ndihmëtarët, të cilët u vunë në shërbim të Trumpit përmes lobit sllavo ortodoks në krye me Putinin. Prandaj edhe duhej larë borgjin që i kishte premtuar, rehabilitimin e politikës serbe përmes lajkatarëve për pushtet, në këtë rast, z. Avdullah Hoti. Nuk ishte vetëm kjo e keqe që i ndodhi Shtetit të Kosovës, por edhe loja më pandeminë e virusit Covid-19, me pakon ekonomike, etj. Sikur gjyqëtarët e Gjykatës Kushtetuese të ishin në nivel detyre, qeveria Hoti do binte brenda muajit, qoftë përmes kuvendarit të kontarbanduar, qoftë përmes kuvendarit të denuar me formën e prerë dhe ftesës për vuajtje të dënimit.

Interpretimet e këtyre gjykatësve për arsyetimin e shkeljes Kushtetuese nuk duhet të lëshohen në nivelin gjykatave penale, civile apo kundvuajtje, por të sqarojnë ku është shkelur Kushtetuta. Gjyqëtarët e Gjykatës Kutetuese me interpretimet e tyre kanë krijuar huti, kanë shkelur edhe vet Kushtetutën, kanë shpërfillur Kodin Penal, sa interpretuesit kanë rënë në dilemë, të përfillin sygjerimet politike apo të japin mendimet proifesionale të tyre. Jo vetëm në rastin e fundit, por edhe herëve tjera, siç është rasti kush ka të drejtë të krijojë qeverinë pas dështimit të subjektit të parë dhe të dytë, ku vetë Kushtetuta e ka të rregulluar dhe nuk ka nevojë interpretimi. Dhe interpretimi i saj është akt komplet kundër kushtetues.

Pra, pasojat e shkelësve të Kushtetutës janë shumë më të mëdha se pasojat e shkelësve të Kodit Penal, prandaj edhe duhet të shtrohet pyetja se a kanë përgjegjësi edhe gjykatëstit e Gjykatës Kushtetuse nëse e shkelin Kushtetutën dhe kush duhet të merret me ta. Nga vet emërimi i tyre, del se me ta duhet të merret Kuvendi. Me kënd u mor Kuvendi deri më sot? Gjyqëtarët e Gjykatës Kushtetuese i morrën të drejtën Fatmir Sejdiut e Bexhet Pacollit për të vazhduar detyrën e presidentit, përshkak të shkeljeve Kushtetuese, ndërsa nuk ia merr të drejtën për të qene kuvendar e pushtetar. Ka logjikë kjo? Si mund të dale Kodi Penal më i efektshëm, kur është burim Kushtetutes si ligj?

Pasojat e shkelësve të Kushtetutës dhe interpretimi i sygjeruar politik, janë të mëdha. Këto nuk duhet toleruar, se humbjet janë të mëdha, si shtet, pushtet e qytetarë. Dhe kur thuhet se këtë mendim e ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe duhet pajtuar me të, edhe nëse prodhon pasoja negative, është gabim. Gabim është, sepse organi më i lartë është Kuvendi, i cili ka nxjerrë Kushtetutën, bënë ndryshimet e saj, nxjerrë ligje, prandaj është i obliguar të përcjell zbatimin e tyre, sidomos interpretimet Kushtetuese. Grupi parlamentar i Kuvendit, për legjislaturë, duhet thirr në përgjegjësi, e pastaj sipas nevojës ta procedojë lëndën në Gjykatën Penale. Me heshtje të këtij grupi parlamentar, sikur i kanë dhënë imunitet të tepruar një stafi, që bëjnë interpretimin sipas sygjerimeve politike, duke e ditur se nuk kanë për të dhënë përgjegjësi. Për një mandat po se po, por edhe për mandatin e dytë, janë të paprekshmit, edhe nëse e shkelin Kushtetutën, që thirrën në emër të saj

Afrim Morina
Analist i pavarur

About admin

x

Check Also

Rexhep Qosja: Fitorja e Albin Kurtit do të sjellë shpresë për gjithë shqiptarët!

October 8, 2019 Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej ...