Home / Histori / “Njihuni me qytetin nëntokësor në Shqipëri, vendstrehimi më i madh dhe i fortifikuar në rajon”

“Njihuni me qytetin nëntokësor në Shqipëri, vendstrehimi më i madh dhe i fortifikuar në rajon”

 

Shkruar nga; Luan Baci

USA

12 JANAR 2021

Duke degjuar dhe shikuar nje video, qe te shkund mente e kokes:

                           Kjo video te njeh me nje pune titanike te bere ne kohen e monizmit, kur lufta e ftohte kishte arritur kulmin, kur te gjitha shtetet armatoseshin me rende sa nuk thuhej, ku gara midis tyre, sidomos superfuqive, perpinte mjete monetare, dhe njerezore  kolosale. Shteti i Enver Hoxhes ndermori nje veprimtari te jashtezakonshme ne fortifikimin e te gjithe vendit, dhe ketij qellimi i sherbeu ne ate kohe edhe puna shume vjecare per ndertimin e nje vendsterhimi per banoret e qytetit te Kukesit, qe sot njihet si Kukesi i nendheshem, rreth 30 metra poshte nivelit ekzistues. Ne kete qytet te nendheshem, ka spitale, edhe ate te lindjes, edhe shtypshkronje, edhe furnizim me uje nga puset, edhe furre buke, ku mund te strehohen me shume se njezetmije banoreve ne rast te nje shperthimi atomik.

                           Ajo qe te ben pershtypje me shume eshte fakti kur degjon nga ata qe kane bere videon, te kene merakun se si ky “objekt mund te kthehet ne nje objekt turistik”. Kur degjova kete shprehje, bertita me sa kisha ne koke duke thene:”Pu, puuu…, vertet”?! Dhe njekohesisht e instikivisht godita ballin me shuplake, si per te kerkuar te zgjohesha nga nje enderr e keqe, pyeta vehten:”Cfare eshte me kete klase politike ne Shqiperi, qe hoqen edhe “brek*t, per t’ja treguar botes?!” Nje klase politike komplet pa dinjitet, pa integritet, e paafte te ruaje dhe mbaje asnje sekret shteteror qe ti sherbeje mbrojtjes se atdheut dhe popullit, nje klase politike qe jo vetem vete nuk eshte ne gjendje te ndertoje, por zbulon dhe shkaterron gjithcka qe e ka gjetur gati?! Qarkullimi i videove te tilla, tregon qe shqiptaret nuk kane nje shtet te tyre, por nje palo shtet, qe qarkullohet midis tre “dinosaureve” saktesisht te njejte te politikes shqiptare, PS-se, PD-se dhe LSI-se. Te trija keto, po vertetojne se jane ne nje kurs thellesisht antikombetar, per te cilat populli duhet te mendoje seriozisht ti nxjerre anash pushtetit.

 

 

About admin

x

Check Also

Rexhep Qosja: Fitorja e Albin Kurtit do të sjellë shpresë për gjithë shqiptarët!

October 8, 2019 Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej ...