Home / Opinion / JU AMBASADORËT E HUAJ VETËM MORAL MOS NA SHITNI?!

JU AMBASADORËT E HUAJ VETËM MORAL MOS NA SHITNI?!

Se kildebilledet
Shkruan: Fadil Shyti

(Nga arkiva e shkrimeve të mia)

                12. 01. 2016
Disa ambasadorë të huaj në Kosovë,
të cilët po sillen jashtë çdo norme protokollare; politike dhe diplomatike; herë-herë populli ynë po kujton; sikur janë altoparlantë të sunduesve të pushtetit, sikur janë, pjesë e ndonjë partie politike të Kosovës, që, po mundohen ta kapin për emocionesh popullin shqiptar, duke luajtur “role” filmash me fantazma, të atyre që, sapo kanë parë diçka të paparë; në veçanti kur po vajtojnë për dhunën në protesta të organizuara nga Albin Kurti dhe VV.
-Mirëpo, këta njerëz, të pamoralshëm politikë, të cilët kanë humbur çdo respekt në sytë e popullit tonë, po mundohen që, urgjentisht çështja e Kosovës të  zgjidhet, nëpërmjet Beogradit dhe në favor të Beogradit.
Pse ztr, diplomatë, asnjëherë nuk e kanë kurajën që, për çēshtjen e Kosovës të zgjidhet drejt, të pyetet edhe Tirana.
-Ata po mendojnë se, jemi në vitin 1999 dhe jo më 2016, kur populli shqiptar ende ishte i kufizuar në vetëdije dhe në njohje të politikës e diplomacisë Perëndimore bashkëkohore, të cilës ata veç i përkisnin.
-Sot, diplomacia Perendimore, duhet ta kuptojë se, Kosova ka arritur pjekurinë politike e cila thotë se duhet të më respektosh si partner serioz dhe jo si objekt pa subjektivitet të pavarur politik, tek i cili mund të ushtrosh një dominim, pa kontroll, me autoritet të pakufizuar.
-Populli shqiptar sot ju njeh, “frymëmarrjen” e aspiratave të vendeve mike dhe armike; aq mirë, sa edhe ato e njohin atë.
Populli ynë tani është i ndërgjegjësuar se, nuk ka nevojë të blejë moral nga ju; sepse, ka me bollëk, aq sa po deshēt t’  ju shes sa tē doi juve, parasëgjithash ka moral lirdashës dhe luftarak.
-Secili le të ruaj moralin politik, për veten e tij, të qëndrojmë larg shitjes së moralitetit dhe imponimet tek njëri-tjetrit dhe le të shikojmë se si t’ja bëjmë që, Kosova të qëndrojë e pavarur dhe Serbia të mbetët jashtë dhe sa më larg ndërhyrjes në punët e saj.
Këta misionarë fofullë, duhet ta kuptojnë qartë se, janë misionarë të politikave të shteteve të tyre, jo misionarë të Serbisë Fashiste apo të Malit të Zi shtete fqinje që, i kanë grabitur shumë territore Shqipërisë Etnike.
-Prandaj, në veçanti për këtë pikë neorologjike, zotërinjt duhet të kenë kujdes; të mos kërkojnë që, Kosova t’u japë toka e male fqinjve pushtues edhe më tutje, siç qe rasti me ambasadorin amerikan, Delawie, i cili me rastin e Shënjimit të kufirit (Demarkacionit) me Malin e Zi, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kërkonte hapur të votohej ky shenjim kufiri që, Kosova rrudhet për mijëra ha territor.
-Pse të rrudhet Kosova e vogël, që të zgjerohet, Serbia Fashiste?!
Pse të zgjerohet më tej, Mali Zi, me vise të tjera shqiptare?!
Në këtë pikë, ne kërkojmë drejtësi, nēse ju dëshiron bashkëpunimin me ju.
Pa  vullnetin e mirë, pa qëndrimet tuaja të sinqerta, ju nuk jeni të dëshiruar në Kosovë.
-Vendosmërisht, kërkojmë që, ju të na ndihmoni të vëmë drejtësi; në emër të drejtësisë dhe të vërtetës historike dhe gjeogragike.
-Për të tjerat çështje teknike, sesi të veprojmë e dimë ne.

Pa respekt!

12 Janar, 2021

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...