Home / Opinion / Shqiptaret, feja dhe institucionet fetare, “pashaporte e vdekjes” sone kombetare.

Shqiptaret, feja dhe institucionet fetare, “pashaporte e vdekjes” sone kombetare.

Shkruar nga; Luan Baci

USA

VITI 2019

dhe ripunuar nga

Luan Baci

10 JANAR 2021

(Ripunuar pas “ngjarjes se rendesishme” te marrjes se premtimit per rikonstruktimin e Xhamise se Plumbit ne viziten e disa diteve me pare te Rames tek “Baba” Erdogani)

                           Shqiptaret, feja dhe institucionet fetare, te krijuara per shtypjen dhe asimilimin tone, baras me “pashaporte te vdekjes” sone kombetare.

                           Me kete shenim, nuk mund te marr persiper te shkoj neper nje studim te gjate akademik, sepse nuk jam ne ate fushe, por dua te bie ne dukje shkurtimisht disa fakte te jetes se sotme qe po na ngacmon ne cdo dite qenien tone kombetare dhe qe seriozisht po e rrezikon ate si njeqind  e ca vjet me pare.

                           Pas shembjes se komunizmit, me nje vrull te madh te papare si ndonjehere, kush nga injoranca, kush i detyruar dhe i shtyre nga pagesat e sherbimeve te huaja te inteligjences antishqiptare, sidomos atyre shoviniste fqinje, u sulen te tregohen sejcili “me katolik se Papa i Romes” dhe me mysliman se sa vete “baba” Erdogan dhe vete Muhamedi.

                           Bujaria e fqinjeve per ta ndihmuar Shqiperine per te shpetuar nga Enver Hoxha qe nuk ishte me, per te shkaterruar fabrikat, uzinat , kombinatet,  hekurrudhat, veprat bonifikuese, ushtrine dhe cdo gje tjeter, per ta kthyer Shqiperine ne zero, sepse ato ishin ndertuar nga komunizmi, u realizuan me sukses te paparashikueshem, nga “udheheqesi legjendar antikomunist” Sali Berisha, i cili me profesionin e doktorit mori persiper “te sheroje” Shqiperine dhe shoqerine shqiptare. Sherimi i Doktor vdekjes, Saliut te Berisheve, ishte si ai i Doktor Adhamudhit, qe i thoshte atij qe i dhemb syri, ta krrente ate, qe ti shpetonte tjetri!

                           Klasa e re politike post komuniste dhe bujaria e fqinjeve tane, dhe jo vetem e fqinjeve, por edhe e miqve te tjere, ne vend qe te modernizonte industrine ekzistuese, ti kthente fabrikat ne moderrne, (TE MOS HARROJME SE KISHTE DHE FABRIKA DHE UZINA MODERNE),beri ate qe ishte “me e lehte” dhe “me e mire” duke i shkaterruar me themel, ashtu sic premtoi “I madhi” Berisha dhe Partia e tij “e progresit”, PD-ja, me ane te te famshmit “Ceku i bardhe”. Klasa e re politike qe premtoi Europen, ju drejtua ndertimit te kishave  dhe xhamive.

                           Gara “bujare” e “shqiptarit” Janullatos per ndertimin e kishave ne forcimin e”pamvaresise” se Kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare me ate te “baba” Erdoganit per ndertimin e xhamive ne hapsiren mbare shqiptare ne Ballkan, ishin dhe jane te pashembullta ne histori, dhe vertete per “tu admiruar”!

                           Emisaret klerike te te dyja feve, te pergatitura mire ne shkollat e Janullatosit dhe te Erdoganit, predikojne “zotin” ne greqisht dhe ne turqisht, por jo ne gjuhen e tyre dhe te popullit te tyre, ne gjuhen shqipe. Ky “zoti “ i tyre lejon predikimet dhe faljet, per t’ju drejtuar lutjet atij, pra “zotit”, vetem ne gjuhet e bosave qe paguajne parate per prifterinjte dhe hoxhallaret, pra ne greqisht dhe turqisht (arabisht), sepse po i drejtuan lutjet e tyre teresisht ne shqip, “zoti” i Janullatosit dhe ai sherbetoreve te Erdogan Sulltanit “nuk i degjon lutjet”. Kjo paudhesi, apo parpanueshmeri, per fat te keq nuk po kapet nga truri i disa besimtareve, qe nuk ngulin kembe qe sherbimet fetare te kryhen shqip, dhe vetem shqip. Ca me teper, ky fakt i forcimit te pushtetet te minareve dhe te kryqeve, nuk i shqeteson aspak as politikanet shqiptare te te dy aneve te kufirit.  Deri kryeministrat shqiptare te te dy shteteve shqiptare, te Kosoves dhe Shqiperise, jane te gezuar kur ne Ankara dhe Stamboll, priten nga “baba” sulltan Erdogani me ushtare dhe ceremoni Otomane. Kenaqesia e tyre eshte akoma me e madhe kur marrin investime per ngritje xhamish te reja apo restaurimin e atyre ekzistuese.

                           Ne anen tjeter, ne se i drejtohemi fakteve historike, le te shikojme sa e sa klerike patriote te te dyja feve, myslimane dhe te krishtere, te cilet kane qene atdhetare te flakte dhe qe kane dashur me shume se cdo gje tjeter ne bote, atdheun e tyre, Shqiperine, dhe popullin shqiptar, qe kane vene ATDHEUN perpara fese, jane vrare ne pusi apo helmuar me tradheti nga qarqet antishqiptare te kishes greke apo te pushtetit turk?

                           Keta klerike patriote shqiptare qe jane persekutuar, kane besuar ne zot, po aq, dhe as nje grime me pak se drejtuesit e kishes apo myslimanizmit ne Turqi, por ata “nuk kane qene te vlefshem” per zotin dhe “kane qene kunder “ zotit sepse kane dashur Shqiperine. Ky ka qene vleresimi dhe propaganda e kokave te Kishes ortodokse Greke dhe drejtuesve fetare ne Turqi, ndaj dhe kleriket patriote shqiptare jane persekutuar, vrare ne menyrat me mizore.

                           Per fat te keq, eshte e njejta ideologji dhe praktike, i njejti qellim dhe objektiv i pandryshuar, i ketyre institucioneve, ne sherbim te politikes shoviniste, pushtuese te territoreve shqiptare, ne sherbim te re-kolonizimit, re-otomatizimit , dhe rindarjes se Shqiperise.

                           Per te ardhur keq qe politikat e qeverive shqiptare, ne Tirane dhe ne Prishtine, po e ushqen me kete tendence negative, antikombetare, anti shqiptare te klerikeve te te gjitha besimeve fetare.

                           Ca me teper, edhe emigracioni, po i jep “pasaporten e vdekjes” ceshtjes kombetare shqiptare duke investuar ne xhamija mu ne mes te Europes. Eshte e mirenjohur propaganda antishqiptare e disa qarqeve europiane, sidomos franceze pro sllave, se shqiptaret jane islamike, dhe rrezik per Europen. Mbi kete baze refuzohet dhe izolohet edhe Shqiperia, edhe Kosova per tu futur ne Europe, kundershtim qe shpie ne mos investime ne ekonomine e te dy vendeve, e per pasoje mungese punesimi dhe marrje rrugesh emigrimi per te zbrazur vendin.

  1. Ne kushtet e nje shtimi agresiv te punes se klerikeve dhe shovinizmit fqinje, kunder interesit kombetar shqiptare, e ripunova kete artikull te shkruar po nga une, ne vitin 2019.

 

 

About admin

x

Check Also

Rexhep Qosja: Fitorja e Albin Kurtit do të sjellë shpresë për gjithë shqiptarët!

October 8, 2019 Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej ...