Home / Opinion / Kur perdor FLAMURIN KOMBETAR MENDO DY HERE, ai eshte simbol KOMBETAR DHE NUK GUXON TE ABUZOHET!

Kur perdor FLAMURIN KOMBETAR MENDO DY HERE, ai eshte simbol KOMBETAR DHE NUK GUXON TE ABUZOHET!

Se kildebilledet

Shkruar nga; Luan Qemal Baci

USA

11 Janar 2021

Ka njerez qe me te drejte mendojne se ngritja e flamurit kombetar, kudo, ne cdo vend dhe kurdohere. i ben ndere kombit, e ben te njohur Shqiperine dhe KOMBIN SHQIPTAR neper bote. Te ndjehesh shqiptar dhe i lidhur me kombin dhe vendin tend kudo qe banon, ne cdo pjese te globit qe te bie per pjese qe te jeshe, eshte nje ndjesi, nje lidhje e brendeshme. Flamuri te ben krenar kudo qe je, je i lidhur me mish e me shpirt, me origjinen e tende. Por ka vende dhe ngjarje, ku ne asnje menyre nuk mund te ja lejosh vetes ngritjen e flamurit te atdheut tend, sepse ne vend te besh mire ben dem te madh. Ne momentin qe ti ngre flamurin, ne momentin qe ti mban ne dore ate, nuk je me vetevetja, por je populli yt, je kombi yt, je atdheu yt, dhe si i tille ke pergjegjesine te jesh i ndergjegjeshem qe ta nderosh dhe ti ngresh lart vlerat e atij flamuri dhe cfare perfaqeson ai flamur. Askush, po askush ama, nuk ka te drejten te jete i papergjegjshem ne perdorimin e flamurit, edhe pse ai ka shpezuar leket e tij per ta blere ne dyqan. Flamuri nuk eshte mall si cdo mall tjeter, qe blen ne dyqan dhe eshte ne pronesine tende, sepse ti e bleve ate. FLAMURI “ESHTE NE PRONESI” TE KOMBIT DHE TE ATDHEUT, DHE TE ASNJE INDIVIDI TE PAPERGJEGJSHEM. Per flamurin kombetar kane dhene jeten me mijera njerez atdhetare, te cilet nen emerin e atij, jane hedhur si luane te vertete mbi armiqte e panumert qe i jane versulur trojeve shqiptare dhe popullit shqiptar. Ndaj dhe duhet menduar dy here kur te marresh pjese diku me flamurin kombetar dhe ta ekspozosh e ngresh ate lart ne nje ambjent apo zhvilim politik paqesor ose jo paqesor qofte. Ngritja e flamurit aty ku nuk duhet eshte jo ngritje e tij, por ulje e tij, eshte poshterim i tij dhe i kombit tend, qe edhe ne se behet thjesht nga injoranca, demton shume dhe i jep arme ne dore propagandes antishqiptare, kudo ne bote.

 

Dy here eshte ngritur flamuri shqiptare ne Amerike, ne menyre te padrejte, te gabuar, te demeshme dhe qe nuk nderon, por turperon.

 

Nje here ne nje kunder miting ndaj levizjes BLM – Black Lives Matter (Qe do te thote: “Jeta e popullsise se zeze ka rendesi”- ose ndryshe: “jeta e afrikano amerikaneve eshte po aq me vlere sa edhe ajo e njerezeve te bardhe”. L.B.). Ne kete anti-miting, nje, apo me shume shqiptare, ju bashkuan disa protestuesve te bardhe ekstremiste amerikane, ku jane perfshire “Ku-Klus-klani” famekeq, dhe organizata te reja ekastremiste si “Praud Boys” dhe organizata konspiraniste “QNon”, e te tjera, qe kundershtonin revoltat e BLM. Pergjithesisht ne keto kundermitingje te te bardheve ekstremiste, jane perfshire ekstremiste, qe bejne thirrje per vrasjen e hebrejve ne Amerike, per vrasjen dhe mos pranimin e emigranteve. Keta ekstremiste, te gjithe jane ne mbeshtetje te Trump, dhe teorive te tij konspiracioniste, te pabaza te vjedhjes se votimeve.

 

Protestat BLM, nuk shperthyen per votimet, ato filluan shume kohe me pare se votimet, dhe ishin rezultat i dhunes policore, te pa justifikuar, ku ne shume raste, komunitetit afrikano – amerikan, i ka kostuar me humbje jetesh. Si mund te refuzosh mbeshtetjen e protestes per vrasjen e nje njeriu me ngjyre, i cili nuk kundershton arrestin e policise, shtrihet ne toke pasi eshte lidhur ne pranga me duar prapa, dhe pastaj i shtrire e i lidhur, i paafte per te bere ndonje veprim sado kundershtues kunder policise, me koke ne trotuar, i vihet gjuri ne gryke dhe e mbyt duke i bllokuar frymemarrjen?! Si nuk mund te protestosh, kur policia futet ne shtepi gabimisht, duke menduar se eshte ne adrese tjeter, dhe vret nje grua te re me ngjyre ne gjume?! Si nuk mund te protestosh kur policia edhe pse e identifikon nje djale te ri pasi iken ky i fundit, e qellon per vdekje nga pas, ne shpine, kur shume mire mund ta arrestonte diku tjeter pa e vrare, se dihej kush ishte dhe ku banonte?!. E sa e sa raste te tilla. Pra keta njerez kane te drejte te protestojne, se u merret jeta fare kollaj, e ndersa nje, apo disa “te mencur” shqiptare, u bashkohen ekstremisteve te bardhe, del edhe me flamur kombetar, kunder ketyre fatkeqeve qe vriten si delet. Ca me keq kjo video me flamur kombetar shqiptar, paraqitet ne rrjet si nje gjest “Patriotik” shqiptar, duke dashur te thone:”hej.. shikoni shqiptaret ne Amerike, se si luftojne kunder “ANTIFA-s” se BLM”. Dhe shume komentues ne f.b. vrapuan te benin komente dhe te ndjeheshin “krenare” per flamurin qe valevitej ne Amerike! Marrezi me e madhe nuk ka si behet! Levizja BLM nuk eshte “ANTIFA”  sic e etiketoi Trump per fushate elektorale per ta denigruar ate levizje. Ajo eshte levizje per mbrojtjen e te drejta civile te komunitetit me ngjyre, e mbeshtetur edhe nga nje perqindje teper e madhe te njerezeve te bardhe, perparimtare dhe humane te shoqerise amerikane.

 

Ketyre lloj “patriotesh shqiptare”, qe nuk tregojne respekt per levizjet BLM, dua tu kujtoj, se afrikano – amerikanet ne Amerike jane trajtuar sic jane trajtuar e po trajtohen shqiptaret gjate shekujve, edhe sot nga shovinistet fqinje dhe krejt Europa. Ne kemi qene dhe mbetemi “zezaket” e Ballkanit dhe te Europes, kur dihet mire se ne jemi mijera vite ne territoret tona. Ndryshimi i “zezakeve” shqiptare me afrikano – amerikanet, eshte se ata jane gjakosur ne shekuj dhe breza, me dhunen e shtetit, me policine, dhe kane arritur ato te drejta civile qe kane sot, por qe vazhdohen akoma te mos ndjehen, dhe ne fakt nuk jane njeqind perqind te barabarte me te bardhet, me gjithe arritjet e medha qe kane fituar. Por ata luftojne per te drejtat e tyre, ata e kane te forte kujtesen e tyre, dhe nuk harrojne asgje, ndersa ne shqiptaret, edhe pse jemi gjakosur ne shekuj, harrojme jo vetem genocidet greke dhe Serbe te dekadave e shekujve te kaluar, por harrojme dhe nuk i zeme per gryke politikanet tane qe heshtin per genocidet dhe masakrat e kryera, jo me shume se njezet e nje vjet me pare. Prandaj rifreskoni kujtesen o njerez. Mesoni nga popujt e tjere se si i fitojne te drejtat e tyre dhe nuk heshtin per ti fituar ato. Ne kemi shume per te mos heshtur. Kemi per te nxjerre ne drite te diellit te gjithe masakrat e bera kunder nesh, ti bejme ato te njohura ne organizmat nderkombetare. Ne nuk duhet te heshtim ne rradhe te pare ne vendosjen e shteti plotesisht ligjor ne Kosove dhe ne Shqiperi. Ne nuk duhet te heshtim dhe te mos kemi frike per bashkimin tone kombetar, si nje e drejte e pamohueshme edhe juridike e jona.

 

Rasti i dyte, i pafalshem, eshte kur flamuri kombetar shqiptar, ngrihet ne nje proteste pro Trump, krahas dhjetera flamujve personale te Trump, ne nje grup prej disa mijera protestuesish, perkrahes te Trump, te cilet te ushqyer keqas me teorite konspirative te tij, te “vjedhjes” se votimeve, ju sulen dhunshem Kongresit amerikan, duke shkaterruar, vjedhur vene zjarr dhe shkaktuar humbjen e jetes se gjashte njerezve, dy prej tyre police! Objektivi i ketij sulmi ishte qe te pengohej Kongresi per te bere certifikimin cerimonial te rezultatit te votimeve dhe sic duket edhe nga fotografite e postuara ne media, kishte njerez te turmes, qe mbanin ne duar shirita plastike qe perdoren per te lidhur njerezit ne mungese te prangave. Kishte thirrje per te varur zevendes presidentin republikan Mike Pense, dhe kerkohej me ngulm Spikerja e Kongresit Nancy Polosi. Ishte dhe eshte vleresuar se u be nje grusht shteti i paperfunduar, i deshtuar. Kongresi Amerikan po kerkon ta levize nga detyra Presidentin Trump, i cili e orkestroi kete sulm mbi Kongresin, perpara se ti mbaroj afati zyrtar, edhe pse kane mbetur vetem pak dite nga mbarimi i mandatit te tij si president.

 

Nje shqiptar, me emerin John, sic ka deklaruar vete ne f.b. dikush, i lindur ne Nju Jork, dhe postuar edhe nje fotografi te tij me shqiponjen e flamurit ne bluzen e tij, merr pjese ne nje grusht shteti kunder shtetit qe ai i perket, dhe duke njollosur edhe vendin e origjines, ngre flamurin kombetar shqiptar ne ate grumbullim njerezish qe futet me pas me dhune ne godinen e Kongresit amerikan. Jam me se i sigurte se ai nuk eshte nisur per te bere, apo per te qene pjestar i nje grushti shteti, por si nje i ri i papervoje per jeten, u fut ne turme dhe nuk diti se ku perfundon! Por pikerisht, per kete e them edhe ne titull te ketij shkrimi, perpara se te ngresh flamurin dhe perpara se te marresh pjese diku me flamur ne dore, MENDO DY HERE QE TE PRESESH NJE HERE.

 

Shikon disa shqiptare te shkruajne ne mbeshtetje te teorive konspirative te Trump per “shpetimtarin Trump kunder komunizmit” dhe ne mbrojtje te kerkeses se padrejte te tij per permbysjen e rezultatit te zgjedhjeve. Eshte per te ardhur keq si per ata artikuj shkrues qe behen perhapes dhe atoparlante te ketyre pretendimeve ashtu dhe per ata qe e mbeshtetin me diskutime e tyre. Sigurisht, gjithkush ka te drejten e fjales dhe te paraqese lirshem mendimin e vet, pa pasur frike nga asgje, sepse kjo eshte norme demokratike, Keto diskutime konspirative nuk kane asnje baze reale, dhe ne kete perfundim mund te arrije kushdo qe njeh mire faktet, jo duke degjuar informatat pa baza te Trump. Trump nguli kembe keqas per fallcifikim te votave ne shtetin e Georgia’s, me Dominion, qe sipas tij “transferoj” votat te Biden. Dy here u rinumuruan votat me dore pas refuzimeve te Trump ne Georgia, dhe nuk u gjet asgje qe mund te ndryshonte rezultatin e votimit, edhe pas kesaj, Trump kercenoj ne nje biseda te gjate telefonike, me shume se nje oreshe, zyrtaret e larte te votimit, sekretarin e shtetit, qe eshte republikan dhe mbeshtetes financiar i fushates se Trump, qe te ndryshonte rezultatin pas numerimit te pare me makinat elektronike Dominon, dhe pas numerimit te dyte e te trete me dore (?!).

 

Vezhguesi kibernetik, qe kontrollonte punen e makinave Dominon, ishte i zgjedhur dhe vendosur ne ate detyre nga vete Trump, dhe deklaroi qe votimet ishin plotesisht te rregullta, brenda te gjitha standarteve. Pas kesaj deklarate te tij, Trump e pushon ate nga puna.

 

Kompania Dominon e ka hedhur ne gjyq, avokaten e Trump, qe krijoj konspiracionin mbi keto makina.

 

Ne te 62 kerkesat gjyqesore, qe ekipi i Trump paraqiti, ishin kerkesa vetem mbi baza konspirative, pa qene ne gjendje te jape asnje prove per pretendimet e veta. Dhe te mos harrojme se ne ato Gjykata jane shume gjykates republikane te vendosur ne ato detyra nga vete Trump.

 

Nga Trump dhe ndjekesit e tij amerikane dhe nga ca shqiptare, Biden quhet “socialist dhe komunist”?! Ajo qe eshte me e rendesishmja, qe e vlen, eshte te shpreh habine time se si mund te quhet Biden “socialist dhe komunist”,”i lidhur me Rusine dhe Kinen”. ndersa te quhet Trump nje “demokrat” republikan. qe nuk ka asgje ne te mire ne shebim te interesit te Amerikes, por vetem ne interesin e tij dhe familjes se tij personale. Trump ishte nen influencen dhe kontrollin rus. Ruset pagonin leke per te vrare ushtaret amerikane ne Afganistan, dhe Trump heshtete. Trump tradhetoi kurdet, te cilet u theren si delet nga trupat e Erdoganit. Kurdet luftuan per me shume se 30 vjet me amerikanet, dhe Trump i braktisi. Trump  ka ne duart e tij gjakun e kurdeve dhe te amerikaneve te vrareve ne Capitol, ne protestat e dhuneshme, me 6 Janar 2021.

 

Trump, ka preference te theksuar pro sllave. Te treja grate qe ka marre, kane qene sllave. Bashkepunimi me Rusine ishte teper i dyshimte per te gjitha agjencite e inteligjences amerikane. Kete e tregoi edhe predispozicioni i tij ne bisedimet ndermjetesuese Kosove-Serbi, ku u favorizua Serbia ne dem te Kosoves.

 

Ne anen tjeter, Biden eshte njeri nga tre senatoret e pare amerikane, bile me aktivi dhe me i zeshmi, ne mbrojtje te shqiptareve te Kosoves dhe Shqiperise, ndaj agresionit serb. Ishte ky burre shteti qe vuri ne levizje, ne ndihme te shqiptareve edhe qeverite evropiane perendimore dhe NATON.

 

Tani me thoni ju te nderuar pse duhet mbeshtetur Trump dhe jo Biden?! Personalisht e mbeshtes Trump ne perpjekjen e tij per te kontrolluar kufirin, ku njerezit te mos hyne pa u dokumentuar dhe te ndalohet futja e droges, por menyra dhe rruga qe ai zgjodhi me ndertimin e murit, jo vetem nuk ishte dhe nuk eshte efikase, por konsumon edhe vlera te jashtezakonshme financire, kur i njejti qellim mund te arrihet ne menyra teper me te mira dhe me kosto shume me te ulet. Tjeter ku une kam qene i nje mendimi me Trump, eshte kerkesa e tij ne lufte kunder ekstremizmit islamik, por edhe ketu ai devijoj keqas duke futur ne nje thes te gjithe njerezit e fese myslimane, gje qe eshte parimisht e gabuar dhe e demeshme per demokracine. Dhe ajo me e keqja, Trump demtoi rende marredheniet e Amerikes me te gjithe aleatet e saj Europiane, dhe me tej, nen emer te tezes se tij:”Amerika e para”, duke e futur vendin ne izolacion.

 

FLAMURI KOMBETAR ESHTE I SHENJTE. MENDONI MIRE KUR E PERDORNI ATE, QE TA NDERONI, DHE VETEM TA NDERONI FLAMURIN, SEPSE AI ESHTE PERFAQESIMI I KOMBIT.

 

SOT ESHTE DITE E SHENUAR:

RROFTE DITA E REPUBLIKES POPULLORE TE SHQIPERISE!

 

Eshte pjese e historise sone kombetare. E thame pak me larte qe TE MPREHIM MEMORJEN KOMBETARE.

 

“TE ME FALIN” NIHILISTET!

 

 

 

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...