Home / Opinion / Pjese nga shkrimi i profesor RB ‘Albini ka ‘faj’!

Pjese nga shkrimi i profesor RB ‘Albini ka ‘faj’!

Ramazan Bekteshi
Albini ka ‘faj’ sepse Amerikën s’e quan Amelikë, të zezës nuk i thotë e bardhe, sepse politikanët hajna s’i quan melaqe por helaqe, mallkimin s’e quan uratë, dhe tradhtisë s’i thotë heroizëm.
_____________________
Ka, plot ‘faje’ Albini, sepse zgjodhi guximin para frikës, e zgjodhi të vërtetën para mashtrimit. Ka ‘faj’ Albini, sepse më parë zgjedh rrugën e viktimizimit se sa triumfit me faqe të zezë. Ka ‘faj’ ai, sepse më parë zgjedh fukarallëkun se zengjinllëkun me para të popullit.
____________________________
Po, ‘fajin’ e ka Albini, pse i ranë nga dora Thaçit gërshërët , Albini është ‘fajtor’ pse Thaçi nënshkroi Specialen
_________________________
Dhe ‘fajet’ e Albinit vetëm se po rriten deri përtej Atlantiku, sepse ai ka ‘faj’ pse Trump e Grenell ranë dhe u mbytën në Ujëman, Albini ka ‘faj’ sepse fitues është Joe Biden!
____________________________
Albini është ‘fajtor’ për plaçkitjen e Fondit të Qeverisë 3% dhe Fondi Vendlindja Thërret, ‘fajtor’ për shpenzim të fondit rezervë të shtetit, për vjedhjen e 2 milionëshit te Thesarit. Ai është ‘fajtor’, sepse për vjedhjen e shekullit, askush s’është shpall fajtor. Albini është ‘fajtor’ sepse Kosova është shndërruar në një çerdhe plaçke, mizorie e kaosi.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...