Home / Opinion / UJMANI DHE HISTORIA E TIJ-ATLANTIDA E DARDANISË-KOSOVËS

UJMANI DHE HISTORIA E TIJ-ATLANTIDA E DARDANISË-KOSOVËS

Ujmani – liqeni me tre emra, fakte që nuk i keni ditur

 

Shkruan: Xhemajl Begaj

Ujmani si i tillë, nuk përbën vetëm çështje pronësie ndaj ujit dhe energjisë elektrike, por, dhe çështje pronësie ndaj trashëgimisë historike, pishinës më të madhe arkeologjike të Kosovës.

Serbia, gjatë një shekulli pos krimeve të gjenocidit, ka kryer edhe krime të etnocidit dhe kulturocidit në Kosovë.

Ngritja e qindra objekteve publike, ekonomike mbi shtresat arkeologjike, siç janë: Fabrikat e Tapetave në Prishtinë, “Zastava” në Pejë, “Fosfatit” në Mitrovicë, pastaj, ndërtimi i postave dhe kazermavave, përbëjnë veprat më kriminale të etnocidit dhe kulturocidit përtej rajonit ballkanik.

-Viktimë e etnocidit dhe kulturocidit serb në Kosovë, përbën edhe fundi i liqenit artificial të Ujmanit; njëra ndër pishinat më të lashta arkeologjike në nivel botëror.

Nën ujë të Ujamanit, përgjatë 20 kilometrave ndodhet kujtesa historike, tapia e popullit shqiptar mbi të drejtën historike, etnike, kulturore, fetare dhe politike në Republikën e Kosovës.

Pishina arkeologjike e Ujmanit ka qenë cak i shumë hulumtimeve arkeologjike, që nga viti 1927, pastaj 1955, 1960 kryesisht nga hulumtues të Akademisë serbe dhe të kishës ortodokse serbe, por jo dhe nga hulumtuesit shqiptarë.

-Uji i liqenit të Ujmanit, ka mbuluar mijëra varre, themele të kishave, manastireve, kështjellave, shtëpive dhe rrugëve antike dhe mesjetare.

Pishinën arkeologjike të Ujmanit e përbëjnë 18 lokalitete arkeologjike me 10 nekropole antike, 14 kisha paleokristiane,

4 fortifikata,1 kullë e këmbanës, një rrugë me kalldrëme dhe disa monumente mesjetare.

Përbri, këtij thesari arkeologjik ndodhen edhe shtëpi serbe të shekullit 19-të, të cilat janë dëshmi të “gjalla” që provojnë se, përtej shekullit 19-të, serbë nuk ka pasur në këto troje, “as për ilaq’ në Kosovë.

-Dhe, jo vetëm kaq?!

Në këto faltore Zotit i është lutur shqip të prirë nga prifti Alban, i cili pas martirizimit është shpallur shenjtëror i krishterimit, për këtë, shumë kisha dhe manastire në shtete evropiane janë të pagëzuar Shën Albani.

Përmbytja e qëllimt e pishinës arkeologjike nga pushteti i Beogradit me pëlqimin edhe të kishës ortodokse serbe, është bërë me qëllim për të zhbërë dhe zhdukur gjurmët e civilizimit antik dhe vazhdimësinë Ylliro-arbëror të shqiptarëve në Dardani-Kosovë.

Në të kundërtën, sikur të ishte trashëgimi serbe, kurrë nuk do lejonte pushteti i Beogradit, as kisha ortodokse ta mbulonte uji “djepin” dhe “Jerusalemin” serb.

Grabitja e artefaktëve, statujave, stellave me mbishkrime shqipe në prag të fillimit të ndërtimit të Ujmanit, përbën krime të etnocidit dhe kulturocidit serb ndaj shqiptarëve.

Liqeni i Ujmanit me tokë, me ujë dhe me qiell, me thesaret arkeologjike përmbysë propaganden serbe se “Kosova është Serbi”,

Kosova është Dardani, këtë e dëshmon liqeni i Ujmanit, Atlantida e Kosovës.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...