Home / Opinion / Prag zgjedhjesh. Kujdes riperseritjen e gabimeve!

Prag zgjedhjesh. Kujdes riperseritjen e gabimeve!

Shkruar nga; Luan Qemal Baci

USA

10 Janar 2021

                           Perseri Kosova eshte ne pragun e zgjedhjeve, dhe historia perseritet e perseritet ne marrjen e pushtetit nga ata qe e qarkulluan ate per me shume se 20 vjet me makinacione dhe, me forma ekstremisht anti-demokratike dhe mafioze. Ndryshimi i tanishem eshte se populli i Kosoves, tanime ne shumice, eshte ne nje pjekuri tjeter, me te larte shoqerore dhe sociale, sic thote nje fjale e urte popullore:”ua ka pire pire lengun”, apo dhe nje tjeter filozofi popullore: “ua di se cfare duhani pini”, ju pushtetareve te PRONTO-s dhe te LDK-se! Tanime eshte koha qe te ndergjegjesohen dhe ata partiake, militante te partive qe qarkulluan pushtetin, dhe qe “militantizmin” e tyre ta kthejne ne ate ne drejtim te mbrojtjes se interesave te atdheut dhe popullit, duke ju bashkuar masivisht Kurtit dhe Osmanit, per te vendosur vertet nje shtet ligjor, per te shkulur korrupsionin dhe krimin, qe varferoj ne shkallen me te larte popullin dhe qe e detyroj rinine te lere atdheun dhe te marre rruget e kurbetit.

                           Duhet te kete vetem nje “militantizem”: Ai ne sherbim te interesave te ATDHEUT DHE POPULLIT! Militantizmi ndaj nje partie, cilado qofte ajo, apo me keq edhe militantizmi ndaj nje personi apo grupi personash, eshte i demshem dhe con ne rruge pa krye, sic na ka cuar deri me sot, ne te dy anet e kufirit. Cdo individ, cdo grup politik, apo parti politike, duhen mbeshtetur vetem kur veprimi i tyre dhe rezultatet e atyre veprimeve jane ne sherbim te popullit dhe atdheut. Politikane qe ushqejne “unin” dhe autokracine, ata humbasin interesin per popull.

                           Koha per te votuar partine e filanit se e njoh, apo partine qe eshte e zones time, partine e bajrakut tim, e te tjera fatalitete si keto, duhet te mbaroje njehere e mire se ju ka pare “e mira” per 20 e ca vjet me rradhe. Eshte koha te vihen ne prove dhe tu besohet pushteti njerezeve te rinj, qe fatmiresisht nuk kane dhene pak prova, se jane te pakorruptuar dhe qe premtojne te punojne ne interes te popullit dhe zhvillimit te atdheut.

                           Mustafa, etaloni i kancerit politik kosovar, se bashku me tregetaret e tjere te pushtetit 20 e ca vjecare, nuk do te lene makinacion pa bere per te mos humbur privilegjet korruptive qe u garanton pushteti, prandaj populli, i madh e i vogal, kushdo qe ka te drejte vote, duhet te cohen ne kembe, si nje trup i vetem, dhe te votojne vetem dy alternativat shpresedhenese te Kosoves, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

                           Populli i Kosoves, dhe ca me teper rinia e saj dhe emigracioni, duhet te marre mire ne mendje, se suksesi i vendosjes se nje pushteti te pakorruptuar dhe atdhetar ne Kosove, do te jete edhe nje grusht i madh dhe i rende edhe per korrupsionin e politikes ne atdheun ame Shqiperi. Keshtu qe, ne vend qe Shqiperia te ishte e afte te inflyencone pozitivisht ne proceset e shtet formimit ne Kosove, ajo u paraqet plotesisht e paafte, sepse politika shqiptare e 30 e ca, viteve te fundit, ashtu si edhe ajo kosovare e pasluftes, eshte e kapur nga njerezit e UDB-se dhe njerezit e ASFALISE greke. Do te jete Kosova ajo qe do te ndihmoje Shqiperine, pasI te vendose nje shtet te nje demokracije te plote, nje shtet plotesisht ligjor, te drejtuar nga Kuri dhe Osmani, ku ligji te jete i barabarte mbi te gjithe dhe askush mbi ligjin

                           Ne mbeshtetje te ketij shenimi po risjell ketu, sepse fuqishem besoj se eshte me vend edhe nje shkrim timin te dhene ne f.b. pese vite me pare, i cili eshte perseri aktual:

                           Makinacionet dhe levizjet e nendheshme te pushtetit Mustafa-Thaci per te komprementuar kauzen e drejte te Opozites se Kosoves, nuk mund te genjejne edhe qytetarin me te zakonshem te Kosoves. Ato jane vetem ushqim per propagandes proqeveritare dhe per naivet, qe nuk jane ne gjendje te dallojne te bardhen nga e zeza.

                           Këshilltari i ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi, Abelard Tahiri, tha se opozita u kthye në vendin e krimit. Sipas tij:

                           “….Dje provuan t’ia vënë flakën institucioneve të shtetit e me këtë edhe vetë shtetit të Kosovës”, vazhdoi Tahiri.

                           Disa pyetje mund ti drejtohet ketij keshilltari, zotit Abelard Tahiri:

                           Kush e pergatiti nga ju te qeverise sulmet e dhuneshme te godines dhe objekteve te tjera qeveritare gjate Mitingut me te madhe te mbajtur ne Prishtine kunder qeverise tuaj,

                           A ishit ju, si keshilltar, ideatori i ketyre sulmeve nga njerez te maskuar, apo ishte ideja e “gjarperit”, me detyren e zv./Kryeministrit dhe Ministrit te Jashtem Thaci?

                           Perse nuk i arrestuat njerezit e maskuar qe ndezen zjarr dhe goditen dhunshem godinen qeveritare, po I lini te largohen te paprekur dhe pastaj ju i ktheheni turmave paqesore per ti rrahur dhe arrestuar?

                           Perse nuk i krijuat  mundesine “drejtesise” tuaj “te paaneshme” qe sulmuesit e godines dhe objekteve te tjera qeveritare te denoheshin nga gjykatat?!

                           A jeni ne gjendje ju qeveritaret e Kosoves te kuptoni se megjithe dhunen ekstreme dhe te shfrenuar policore  te ushtruar ne mitingun e kaluar te opiozites me 28 Nentor 2015, ju nuk ja arritet ta trembni popullin, dhe populli, ne menyre teper massive , vertetoj faktin se ju e keni humbur legjitimitetin per te qendruar ne pushtet?

                           Perfundimisht, a do te beheni te mencur ju pushtetaret e qeverise kuislinge tradhetare Mustafa-Thaci te jepni doreheqjen dhe te mos e mbani pushtetin me dhune, apo do te provoni revolten popullore, pa qene nevoja te perdorimit te maskave?

                           Populli nuk ka nevoje te perdore maska per te qeruar tardhetaret e tij. Ai i pastron krundet atdheshites, ashtu si ujet e kulluar te lumenjve qe i nxjerrin bizhdilet anes ne rrugetimin e tyre te paster. Ju bizhdilet/pleherat e histories, do te hidheni jashte, ne koshin e plehrave dhe populli do t’ju jape denimin e merituar.

                           Sa me gjate te kembengulni te qendroni me dhune ne pushtet, aq me keq per ju….

                           Pas thenie:

                           Thaci tani “eshte ne pushime”, por thacizmi” pa Thacin eshte i gjalle ne Kosove, dhe duhet krasitur, po me te njejtat gershere te krasitjes qe Thaci krasiste pemet ne bahcen e babes, gershere me te cilen po pergatitej te “krasiste “bahcen” Kosove” se bashku me Vucic, Baton dhe Ramen.

                           Ndryshimi: “bahceja Kosove”  nuk eshte bace e babes se Thacit dhe as prone e babes se tij!

 

 

 

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...